header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Fushatat elektorale 5 herë më shtrenjtë se deklarimet

Fushatat elektorale 5 herë më shtrenjtë se deklarimet

Mirilda Tili
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Publikohet monitorimi i fushatave/ Partitë politike shpenzojnë 1.7 milion euro, vetëm në 8 qytete

Deklarimet e shpenzimeve për fushatën elektorale të qershorit të 2009-ës janë të pa vërteta. Ky është konkluzioni i dalë nga investigimi që a kryer Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi së bashku me Forumin e Mendimit të Lirë. Shifrat e raportuara nga partitë politike janë shumë larg vlerës reale që kanë kushtuar fushatat. Vetëm për periudhën nga 13 marsi deri në 28 qershor të vitit 2009, vetëm spotet publicitare të transmetuara në 5 televizionet kryesore kanë kushtuar 223.000.000 lekë, ose 1.700.000  euro. Kjo shifër është nxjerrë nga përllogaritjet që televizionet kanë deklaruar si shifra zyrtare për transmetimet publicitare. Këto shifra u bënë publike dje në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SOROS), me pjesëmarrjen e Forumit të Mendimit të Lirë dhe Institutit për Kërkime Alternativa Zhvillimi. Në tryezë u kërkua hetimi i partive politike për mënyrën e tyre të financimit, gjobave dhe pazareve. Gjithashtu u propozua edhe hetimi në Prokurori. Në atë takim, Iris Luarasi, pedagoge në Departamentit të Gazetarisë u shpreh: “Nga burime të brendshme dhe të sigurta, partitë politike i kanë paguar spotet televizive disa here më shtrenjtë se çmimet zyrtarë që televizionet kanë pasur. Nëpërmjet reklamave politike, televizionet siguruan fitime për 4 vitet e ardhshme”. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Genti Strazimiri u shpreh se vetë partia e tij nuk ka bërë të mundur që të miratohet ligji, nga i cili do verifikohen të ardhurat e partive politike dhe se si menaxhohen ato. Ai u shpreh: “Partitë tona janë sh.p.k dhe si të tilla nuk mund të rregullohen me ligj zgjedhor por me ligj tregtar”. Arsyeja tjetër që Strazimiri shpjegoi është: “Ligji në Shqipëri është gjëja më e parëndësishme. Vetë qeveria miratoi një vendim për prodhimin e spoteve publicitare, ku do të bëhej tenderim për të. Ndërkohë që tenderimi nuk u bë”.

 Mentor Kikia u shpreh se, “është bërë vetëm një monitorim i pjesshëm i zgjedhjeve  i shpenzimeve të partive politike, si përpjekja e parë për transparencën financiare të politikës. Monitorimi i shpenzimeve u krye për mitingjet elektorale, reklama dhe postera. Gjithashtu, ndërtimi i skenës, qiraja e sallës (në takime të mbyllura), fonia, regjia televizive, transporti i simpatizantëve, pagesat për këngëtarët, blerja e bluzave, kapelave, flamujve etj..” Të gjitha rezultatet janë marrë nga investigimi në terren, sepse sipas hartuesve të monitorimit, partitë kanë refuzuar të bashkëpunojnë për  të dhënë informacion. Sipas tyre, edhe llogaria bankare, e cila duhej të ishte e hapur dhe transparente, nuk ka qenë e tillë. Për këtë, Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit Gjuhë- Letërsi, u shpreh: “Nuk ka një strukturë për kontrollimin e parave për partitë politike. Duhet të ketë një strukturë të përmendur me ligj për të kontrolluar ku shkojnë paratë publike. Edhe Këshilli i Lartë i Shtetit, është strukturë politike dhe nuk mund  të bëjë një hetim të besueshëm”. Ndërsa, Damian Gjiknuri u shpreh: “Nuk ka strukturë që të kontrollojë paratë dhe mënyrën e financimit për partitë politike. Duhet të ndërhyjnë organet tatimore, të cilat edhe ato hyjnë në lojën politike”.  Vetë kreu i KQZ-së e ndodhur prezent në takim, Dëshira Subashi, u shpreh se: “Në zgjedhjet e vitit 2009, patëm një fushatë marramendëse ,e spote dhe shpenzime. Për më tepë askush nuk pyeti se sa u shpenzua për realizimin e tyre. KQZ-ja nuk mund të bëjë asgjë nëpërmjet kodit zgjedhor”. Më tej ajo tregoi se KQZ, nuk ka as kohë dhe as staf, sepse KQZ-ja kërkon deklarime mbi të ardhurat 45 ditë pasi janë shpallur rezultatet përfundimtare”. Aktualisht, në Shqipëri mungon një organizëm, shtetëror ose i pavarur, që të kryejë kontroll mbi mënyrën e financimit të fushatave elektorale dhe vërtetësinë e deklarimit të partive.  Duke e konsideruar marrëdhënien informale mes politikes dhe biznesit, një rrezik të madh për demokracinë  dhe prodhues të korrupsionit, ekspertet propozuan nisjen e një serie diskutimesh publike për të lobuar dhe ushtruar presion ndaj politikës për miratimin e një ligji posaçërisht për kontrollin e financave të tyre.

 

Subashi

“Në zgjedhjet e vitit 2009, patëm një fushatë marramendëse, spote dhe shpenzime. Për më tepër askush nuk pyeti se sa u shpenzua për realizimin e tyre. KQZ-ja nuk mund të bëjë asgjë nëpërmjet Kodit Zgjedhor”. Më tej ajo tregoi se, “KQZ, nuk ka as kohë dhe as staf, sepse KQZ-ja kërkon deklarime mbi të ardhurat 45 ditë pasi janë shpallur rezultatet përfundimtare”.

Rrokaj

Nuk ka një strukturë për kontrollimin e parave për partitë politike. Duhet të ketë një strukturë të përmendur me ligj për të kontrolluar ku shkojnë paratë publike. Edhe Këshilli i Lartë i Shtetit, është strukturë politike dhe nuk mund  të bëjë një hetim të besueshëm.

Strazimiri

Partitë tona janë sh.p.k dhe si të tilla nuk mund të rregullohen me ligj zgjedhor por me ligj tregtar. Ligji në Shqipëri është gjëja më e parëndësishme. Vetë qeveria miratoi një vendim për prodhimin e spoteve publicitare, ku do të bëhej tenderim për të. Ndërkohë që tenderimi nuk u bë.

Gjinkuri

Nuk ka strukturë që të kontrollojë paratë dhe mënyrën e financimit për partitë politike. Duhet të ndërhyjnë organet tatimore, të cilat edhe ato hyjnë në lojën politike.

Mentor Kikia

Monitorim i pjesshëm i zgjedhjeve  i shpenzimeve të partive politike, si përpjekja e parë për transparencën financiare të politikës. Monitorimi i shpenzimeve u krye për mitingjet elektorale, reklama dhe postera. Gjithashtu, ndërtimi i skenës, qiraja e sallës (në takime të mbyllura), fonia, regjia televizive, transporti i simpatizantëve, pagesat për këngëtarët, blerja e bluzave, kapelave, flamujve etj..

 

Som Luarasi

Nga burime të brendshme dhe të sigurta, partitë politike i kanë paguar spotet televizive disa here më shtrenjtë se çmimet zyrtarë që televizionet kanë pasur. Nëpërmjet reklamave politike, televizionet siguruan fitime për 4 vitet e ardhshme.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 82 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • OSBE: “Hetim zgjedhjeve, opozita të hyjë në Kuvend”
  • Opozita, bojkot deri ne tetor
  • OSBE gjen çelësin e kutive
  • PS-ja nuk duhet të provokojë kriza
  • “Problemi i Shqipërisë është korrupsioni politik”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD