header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Pas vendimit reagojne aleatet

Pas vendimit reagojne aleatet

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Vendimi i PS-së/ Reagime për hyrjen e deputetëve të opozitës në Kuvend

Ngjela: “Nëse Rama s’mban fjalën, të largohet”

Aleatët e Partisë Socialiste u njoftuan me mesazh për vendimin nga ana e kreut të saj për mosdjegien e mandateve të deputetëve të PS-së.  Kështu u shpreh për “Telegraf”, Spartak Ngjela, Kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”. Hyrja në Parlament e deputetëve të Partisë Socialiste pa u hapur kutitë e votimeve ishte deklaruar nga ana e partisë “Ligj dhe Drejtësi” se do të kërkonin largimin e Edi Ramës nga politika. Vetë Kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, për gazetën “Telegraf” u shpreh se, mbetet për t’u parë nëse do të vazhdohet të hetohen zgjedhjet që nga brenda Parlamentit.  Më tej ai deklaroi se hetimi i zgjedhjeve mbetet një nga çështjet primare të vendit. Vendimi nëse do të kërkohet largimi i kreut të Partisë Socialiste do të merret sot në mbrëmje kur të bëhet i ditur qëndrimi i PS-së në lidhje me hetimin e zgjedhjeve.

Ndoka: “PS respekton Parlamentin dhe Kushtetutën”

Vendimi i Partisë Socialiste për të mos djegur mandatet nga ana e “Partisë Demokristiane”  cilësohet si mënyra më  e mirë për të kërkuar hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive. Vetë kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh se hyrja e deputetëve të PS-së në Parlament është mënyra më e mirë për të ndaluar dëmet që po kryen Berisha. Gjithashtu edhe për të treguar se, PS respekton parlamentin dhe Kushtetutën. Në rast se nuk merren parasysh kërkesat e Partisë Socialiste nga ana e maxhorancës, Ndoka, shprehet se, shumë shpejt do të fillojnë reagimet, të cilat do të jenë të gërshetuara me protesta dhe bisedime. Gjithçka pritet të vendoset gjatë zhvillimeve të sotme.

Dule: “Nuk i gjykoj vendimet e Ramës

Kryetari i partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule, u shpreh se, nuk e gjykon vendimin e aleatëve të tij të Partisë Socialiste.  Sipas tij ky është një vendim që i përket vetëm PS dhe nuk mund të gjykojë asnjë lloj veprimi apo vendimi. Më tej, Dule, deklaron se krizës politike pas këtij vendimi mund ti vijë shpejt fundi. Megjithatë ai shprehet se kjo krizë duhet të ishte kapërcyer me kohë dhe nuk duhej lejuar që të shkonte deri në këtë stad të sajin. Megjithatë, kreu i PBDNJ-së shprehet se kapërcimi i krizës varet nga vullneti i forcave të mëdha politike si dhe nga luajaliteti i tyre për vendosur sistemin demokratik zgjedhor ne vend. Pritet që zhvillimet e fundit politike të mund të sjellin edhe kapërcimin real të krizës politike.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 200 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • PS, të hënën nis protestat
  • Nga replikat në Kuvend:
  • Lohan: “Të zgjidhet kriza, ligjet kërkojnë shumicë të cilësuar”
  • Kuvendi, sherr për Ruzhdijen
  • PS: Të premten kutitë, ose protesta
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD