Hetimi i Zgjedhjeve/ Në Shqipëri të hapen kutitë
Svoboda: “PS të hyjë në Parlament dhe të marrë mandatet”
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} p.MsoListParagraph, li.MsoListParagraph, div.MsoListParagraph {mso-style-priority:34; mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:.5in; mso-add-space:auto; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} p.MsoListParagraphCxSpFirst, li.MsoListParagraphCxSpFirst, div.MsoListParagraphCxSpFirst {mso-style-priority:34; mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-type:export-only; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:0in; margin-left:.5in; margin-bottom:.0001pt; mso-add-space:auto; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} p.MsoListParagraphCxSpMiddle, li.MsoListParagraphCxSpMiddle, div.MsoListParagraphCxSpMiddle {mso-style-priority:34; mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-type:export-only; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:0in; margin-left:.5in; margin-bottom:.0001pt; mso-add-space:auto; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} p.MsoListParagraphCxSpLast, li.MsoListParagraphCxSpLast, div.MsoListParagraphCxSpLast {mso-style-priority:34; mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-type:export-only; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:.5in; mso-add-space:auto; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-hansi-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} /* List Definitions */ @list l0 {mso-list-id:608968840; mso-list-type:hybrid; mso-list-template-ids:1530449900 67698703 67698713 67698715 67698703 67698713 67698715 67698703 67698713 67698715;} @list l0:level1 {mso-level-tab-stop:none; mso-level-number-position:left; text-indent:-.25in;} ol {margin-bottom:0in;} ul {margin-bottom:0in;} -->
Hetimi i Zgjedhjeve/ Në Shqipëri të hapen kutitë
Svoboda: “PS të hyjë në Parlament dhe të marrë mandatet”
Opozita të hyjë në parlament dhe të kërkojë hetimin e zgjedhjeve që nga Parlamenti. Kjo ishte një nga deklaratat që Hannes Svoboda, zv/president i grupit parlamentar evropian të socialistëve dhe demokratëve bëri të ditur dje. Në takimin e hapur për mediat, Svoboda u shpreh se, Partia Socialiste nuk duhet të humbasë mandatet, por gjithashtu, nuk mund të ndalë luftën për transparencën e zgjedhjeve. Ai u shpreh gjithashtu se: “Këshilli i Evropës e mbështet luftën për transparencë dhe nuk e përjashton edhe hapjen e kutive për ta bërë këtë transparencë”. Ai sugjeroi për PS-në, se një nga mënyrat më të mira për të bërë hetimin e zgjedhjeve është që Partia Socialiste të hyjë në Parlament dhe të kërkojë hetim të hapur. Më pas kërkesa duhet të shkojë në Komisionin e Venecias. “Besoj që edhe qeveria do të bashkëpunojë që të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve. Hetimi i zgjedhjeve nuk është çështje e socialistëve, por e të ardhmes së Shqipërisë duke qenë se ka 15 vite që në vend kërkohet hapja e kutive”. Gjithsesi Svoboda, u shpreh se, ai mund të bëjë vetëm sugjerime dhe vendimi i takon vetëm socialistëve dhe qeverisë. Madje ai cilësoi: “Ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e brendshme. Çështja e zgjedhjeve është e përhershme dhe kjo nuk duhet të ndodhë më. Rrugëdalja nuk është që ti lëmë gjërat siç kanë qenë. Rrugëdalja është që të sigurojmë transparencën e plotë”. Hetimi i zgjedhjeve nënkupton edhe hapjen e kutive. Hannes Svoboda, u shpreh se në Shqipëri është e nevojshme hapja e kutive për të garantuar sistemin zgjedhor në të ardhmen. I pyetur nga gazetarët nëse PS duhet të hyjë apo jo në parlament, zv/presidenti i grupit parlamentar evropian tha: “Për mendimin tim më mirë të mos hyjnë. Por ky vendim i përket PS-së për ta marrë dhe jo mua”. Gjithashtu Svoboda deklaroi se: “Është e qartë që vendimet e gjykatave do të pranohen, por gjykatat nuk janë mbi ligjin”. Kjo sipas tij, hetimi i zgjedhjeve mund të bëhet edhe pa hapur kutitë, ashtu siç mund të jetë bërë në disa nga vendet evropiane, ndërsa në rastin e Shqipërisë Svoboda tha se do të jetë më mirë hapja e kutive, që ti jepet fund debateve pas zgjedhore. Madje ai shprehu se edhe Komisioni i Venecias do të kërkojë që hetimi i zgjedhjeve të bëhet duke hapur kutitë. Deklarata shkoi dhe më tej kur u kërkua që situata të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër dhe Komisioni i Venecias të reagojë shumë shpejt. Me gjithë “këshillat” e dhëna ende nuk ka asnjë garanci se kur do të hyjë Partia Socialiste në Parlament.
Edi Rama: “Mua më keni nesër dhe pasnesër”
Në takimin me gazetarët kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk pranoi të kthejë përgjigje gazetarëve. Kjo sipas tij, do të bëhet në ditët në vazhdim. Gjithsesi ai përsëriti deklaratën se: “Nuk u tha as në bashkëbisedime të brendshme dh as në ato publike që kutitë të mos hapen. Adresimi në Komisionin e Venecias është një përpjekje për e të trajtuar pikërisht çështjen e hapjes së kutive”. Në të njëjtën kohë, Rama kërkoi që Këshilli i Evropës mund t’i drejtohet vetë Komisionit të V Venecias për të pasur ai vetë një pamje më të qartë mbi çështjen. Për ne nuk është një çështje juridike- procedurale, por çështje vullneti politik për transparence”. A ka transparencë pa hapjen e kutive?
A do të respektohen vendimet gjykatës?
Është e qartë që vendimet e gjykatave do të pranohen, por gjykatat nuk janë mbi ligjin. Gjykata nuk ka thënë të mos hapen kutitë. Ka pasur raste që kutitë janë hapur dhe gjykata nuk ka thënë të mos hapen kutitë. Mendoj se është absolutisht e rëndësishme që Partia Socialiste të marrë mandatet. PS të hyjë në Parlament të marrë mandatet, të paraqesë propozimet e saj specifike dhe më pas ti drejtohet Komisionit të Venecias. Pra është një paketë e tërë. Çdo parti duhet të jetë aktive në Parlament.
Këshillat:
1. Partia Socialiste të hyjë në Parlament!
2. Të paraqesë kërkesat specifike.
3. T’i parashtrojë hetimet në Komisionin e Venecias
Reagime
Ngjela: “Nëse PS hyn në Parlament, Rama do të rrëzohet”
“I vjedhuri nuk fal sendin e humbur, dhe hajduti nuk e kthen pas” kështu u shpreh për gazetën “Telegraf” kreu i partisë “Ligj dhe Drejtësi” Spartak Ngjela, për situatën politike aktuale. Ai u shpreh se opozita nuk do të hyjë në Parlament. “Në rast se Edi Rama, do të hyjë në Parlament në datën 4 mars, pa u hapur kutitë, jo vetëm që do të rrëzohet nga politika, por protesta të mëdha do të fillojnë në vend dhe do të kërkohen zgjedhje të parakohshme”. Tryezat e zhvilluara me delegacionin e Strasburgut u cilësuan si jo produktive, nga ana e Ngjelës.
Shehi: “Delegacioni nuk ka gjë në dorë”
Tryeza e zhvilluar dje me delegacionin e Këshillit të Europës dhe dy krerëve të partive më të mëdha në vend, nuk është parë e suksesshme nga ana e partive të vogla në vend. Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, për gazetën “Telegraf” u shpreh se: “Delegacioni që mbërriti në Shqipëri ishte i një niveli të dytë. Sipas tij, në Shqipëri duhet të kishte ardhur një delegacion nga Brukseli dhe jo nga Strasburgu. Ai e cilësoi: “Një ndeshje ndërkombëtare nuk mund të gjykohet nga arbitër i dorës së dytë. Zgjidhja e krizës në vend mund të zgjidhet vetëm nga vullneti politik i të dy palëve”. Ndërsa zgjedhjet e parakohshme, për LZHK-në, do të ishin zgjidhje e situatës vetëm nëse do të ndryshohet ligji zgjedhor. Në të kundërt, do të përsëritet e njëjta situatë.
Paloka: “Deputetëve të PS-së do ju hiqet mandati”
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shprehet për “Telegraf” se, nëse PS-ja nuk hyn në Parlament do të hiqen mandatet e deputetëve. Megjithatë ai shprehet se: “Pranë Partisë Socialiste ka njerëz me mend që përfaqësojnë Shqiptarët dhe jo që të përfaqësojnë Edi Ramën, të cilët do të hyjnë në Parlament”. Ai theksoi se ne jemi në ngërç politik për shkak të bojkotit artificial. Sipas tij, Edi Rama, nuk dëgjon këshillat e miqve ndërkombëtarë, por është i fiksuar pas hapjes së kutive . Edhe pas kërkesave nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që Partia Socialistë të lërë bojkotin dhe të hyjë në Parlament, Paloka shprehet se është mëse i bindur që edhe kësaj here Rama nuk do të bindet.
-
124 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj