header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | “Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”

“Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervista/ Flet Prof. Servet Pëllumbi, ish-Kryetar i Kuvendit dhe ish-nënkryetar i PS-së

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Ndryshe nga shumëkush që nxitoi ta quante të dështuar tryezën e së shtunës të Presidentit Topi midis Ramës dhe Berishës, një nga veteranët e shquar dhe të urtë të politikës shqiptare të njëzet vjetëve të fundit, Prof. Servet Pëllumbi, mendon se ai ishte një hap I rëndësishëm për zgjidhjen e krizës. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Telegraf”, ai tha se e sheh të mundshme një zgjidhje të krizës Brenda afateve kushtetuese. Në të kundërt, Prof. Pëllumbi tha se do të jenë ndërkombëtarët që do të vendosin. Në këtë kontekst, ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. Ato nuk duhet të shihen si një fatalitet, por si një rrugë demokratike për të dalë nga kriza, tha Pëllumbi. Sidoqoftë, intervista fillon me tryezën e 13 shkurtit…

 

- Tryezën e Presidentit Topi të 13 shkurtit, ku u ulën përballë njëri-tjetrit Berisha dhe Rama, e shikoni si sukses apo dështim?

- Padyshim që e çmoj si një hap pozitiv dhe të domosdoshëm. Vetë ulja në tryezë e dy kundërshtarëve të rreptë politikë, sikurse janë dëshmuar Rama dhe Berisha, pas gjithë atyre akuzave dhe kundërakuzave, pas gjithë atyre sharjeve dhe fyerjeve të skajshme, mendoj se shënon progres në rrugën e zgjidhjes së krizës. Ulja në tryezë e tyre është shenjë e një reflektimi dhe përgjegjësie politike që ata ndiejnë në këto momente, sidomos pas asaj rezolute konstruktive të Asamblesë së Këshillit të Evropës. Çdo tryezë dialogon në vetvete është pozitive dhe ne duhet të mësohemi të dialogojmë dhe jo të sulmojmë pareshtur njëri-tjetrin. Kjo është në të mirë të interesave të vendit dhe të progresit…

- Dakord, por ata nuk arritën asgjë, përveç se ranë dakord të takohen sërish në të ardhmen…

- Kjo është e vërtetë. Takimi i parë ishte si të thuash një takim njohës me pikëpamjet e secilës palë. Unë nuk prisja më shumë nga ajo tryezë. E theksoj, e çmoj si të rëndësishëm faktin e uljes në tryezë, pavarësisht se u ulën me apo pa dëshirën e tyre. E rëndësishme është që ata u ulën. Nuk mund të pritej një zgjidhje e menjëhershme e krizës që me takimin e parë. Ata do të ulen sërish e sërish në tryezë. Ja, marr vesh se sot Presidenti Topi do të ketë konsultime veç e veç me Ramën e Berishën. Nga fundi i javës flitet se do të mblidhet tryeza tjetër. Shto këtu dhe rolin dhe trysninë e ndërkombëtarëve, kemi të drejtë të shpresojmë në një tryezë pozitive.

- Në një intervistë për gazetën tonë disa ditë më parë ju thatë se palët duhet të ulen në tryezë pa kushte paraprake ndaj njëra-tjetrës. Në të vërtetë, në tryezën e së shtunës që shkoi ata vunë mbi tavolinë kushtet…

- Jo, ata u ulën në tavolinë pa kushte. Fakti që u ulën për dialog, tregon se u ulën pa kushte. Pastaj, me t’u ulur, ishte e natyrshme që ata të parashtronin pikëpamjet, pra kushtet e tyre, ndryshe tryeza do të ishte e pakuptimtë. Pasi janë ato kundërshti dhe pikëpamje e qëndrime të kundërta që kanë sjellë krizën. E rëndësishme është që të bëhet hapi i dytë, gjetja e gjuhës së përbashkët dhe lëshimi i dyanshëm për zgjidhjen e krizës. Presidenti në këtë mes duhet të luajë rolin e tij kushtetues që ia besuan edhe ndërkombëtarët, dhe të respektohet si mediator mbi palët. Është në nderin e politikanëve tanë që ta gjejnë rrugën e zgjidhjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Në rast të kundërt tryeza do të jetë e dështuar.

- Ju jeni më shumë optimist apo pesimist për zgjidhjen e krizës në tryezën e Presidentit Topi?

- Nisur nga natyra ime e moderuar që kam dhe nga përvoja e gjatë politike, jam më shumë optimist se pesimist. Besoj se kriza do të zgjidhet brenda afateve kushtetuese dhe me kompromis, pra para 6 marsit. Është në nderin e politikanëve tanë kryesorë që ta gjejnë këtë zgjidhje dhe t’i japin fund krizës, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

- Sidoqoftë roli i ndërkombëtarëve po ndihet fort në këtë proces. Mendoni se ata do të jenë që do ta thonë fjalën e fundit për zgjidhjen e krizës?

- Natyrisht, ndërkombëtarët janë treguar tepër aktivë dhe të interesuar në zgjidhjen e krizës dhe kjo është diçka pozitive. Ajo që unë e shikoj si minus është fakti që ne i kemi mundësitë ta zgjidhim vetë krizën dhe nuk duhet t’ua lemë të na e zgjidhin të tjerët. Vetë fakti i ndërhyrjes së pareshtur të ndërkombëtarëve në problemet tona, tregon papjekurinë e politikës shqiptare. Mirë do të jetë që krizën ta zgjidhim ne, përndryshe turpi na mbetet ne, pra kësaj klase politike, në qoftë se zgjidhja do të vijë nga jashtë, sikurse ka ndodhur jo rrallë herë në të kaluarën. Nuk na falet një sjellje e papjekur pas njëzet vjetësh tranzicion, ndërkohë që përpara kemi objektiva madhorë në rrugën e integrimit evropian të vendit. Përndryshe, të gjitha deklaratat për të ardhmen evropiane të Shqipërisë do të tingëllonin false.

- Nga opozita është shtruar edhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme, në rast se kriza nuk zgjidhet me anë të bisedimeve. Ju si e shihni këtë opsion?

- E kam dëgjuar këtë opsion dhe nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në të. Zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje demokratike kur vendi është në krizë dhe kjo nuk duhet të shihet si fatalitet në rast se ndodh. Kjo është një përvojë e stërprovuar në shumë vende të tjera dhe nga përvojat nxirren mësime. E kemi provuar edhe ne… Kur bëhen zgjedhjet e parakohshme, do të thotë se ato janë një domosdoshmëri historike në një moment të caktuar dhe që presupozohet se do t’i çojnë përpara proceset dhe reformat tona integruese euro-atlantike. Por, e theksoj unë besoj në një zgjidhje të krizës brenda afateve kushtetuese, gjë që do t’I bënte nder klasës sonë politike.

- Ju faleminderit!

 

Zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje demokratike kur vendi është në krizë dhe kjo nuk duhet të shihet si fatalitet në rast se ndodh. Kjo është një përvojë e stërprovuar në shumë vende të tjera dhe nga përvojat nxirren mësime. E kemi provuar edhe ne…

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 273 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Socialistët prishin “agjërimin”
  • Skema e re e ndërkombëtarëve
  • KiE: Ultimatumi i fundit për politikën
  • OSBE: “Hetim zgjedhjeve, opozita të hyjë në Kuvend”
  • Berisha e Rama para "grykes" se Topit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD