Ngjela: “Në rast dështimi të tryezës, Presidenti të shpërbëjë Parlamentin”
Tryeza sukses apo dështim / Flasin për “Telegraf” Spartak Ngjela dhe Ylli Lama
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Tryeza sipas deklaratës së fundit të Topit do të mblidhet të shtunën por ajo që mbetet për të diskutuar është se a do të jenë të pranishëm të dy liderët në këtë tryezë dhe a do të jetë kjo një tryezë e suksesshme. Ka pasur debate nëpërmjet deklaratave për shtyp nga të dyja palët lidhur me kushtet e vendosura vetëm pak orë para se Presidenti të bënte publike ditën e mbledhjes së tryezës. Mbas konfirmimit se tryeza do të mblidhet ditën e shtunë në datë 13 shkurt natyrshëm lind pyetja nëse do të arrijnë një marrwveshje të përbashkët për ti dhënë fund ngërçit politik që ka që prej 6 muajsh. I kontaktuar nga gazeta “Telegraf”, avokati Spartak Ngjela komentoi lidhur me këtë tryezë që sipas tij, është një tryezë që do të merren vendime të rëndësishme. Ngjela e ka shpjeguar atë në një aspekt tjetër atë juridik. Ai u shpreh se: “Po të kemi parasysh rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u theksuan tre etika. E para: U përmend emri krizë që do të thotë se KE pranoi që në Shqipëri ka krizë politike pra diçka nuk po shkon. E dyta: U kërkua Hetim i zgjedhjeve të 28 qershorit. E treta: U kërkua mbledhja e një tryeze dhe kjo tryezë iu ngarkua Presidentit të Republikës së Shqipërisë”. Më pas ai shpjegoi se, kjo tryezë që do të mblidhet mund edhe të mos jetë e suksesshme. Sipas tij, vendimet dhe marrëveshjet duhet të evoluojnë mbi institucionet. Gjithashtu ai theksoi “ Në rast se tryeza nuk do të jetë e suksesshme atëherë lind pyetja: Presidenti a ka potencial të shpërndajë parlamentin dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme? Kjo mbetet për tu diskutuar. Rezoluta e Këshillit të Evropës është efikase”. Pra Spartak Ngjela la të kuptohej se, kjo tryezë mund të jetë e dështuar dhe se palët nuk do të mund të bien dakord për kushtet paraprake që ata vazhdojnë të theksojnë në konferencat e tyre për shtyp.
Në rast se tryeza nuk do të jetë e suksesshme atëherë lind pyetja: Presidenti a ka potencial të shpërndajë parlamentin dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme?
Ylli Lama: “Nuk jam optimist për një marrëveshje në këtë tryezë”
Deputeti i Qarkut të Durrësit i kontaktuar nga gazeta “Telegraf”, lidhur me tryezën nuk është se u shpreh shumë optimist për zgjidhje të situatës në këtë tryezë pasi sipas tij, është opozita ajo që e ka në dorë zgjidhjen e kësaj situate. Në fjalën e tij ai u shpreh: “Në rast se opozita edhe në këtë tryezë do të kërkojë hapjen e kutive nuk është se jam shumë optimist se do të arrihet në një marrëveshje. Pasi nuk mund të shkelim Kushtetutën. Partia Socialiste kërkon të shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të dyja këmbët dhe do të marrë pushtetin. Nëse do të arrihet në një marrëveshje apo jo këtë e ka në dorë vetëm opozita. Por duke marrë situatën e deri tanishme nëpërmjet deklaratave për shty si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca nuk është se kemi një situatë optimiste. Maxhoranca është e vendosur për qëndrimin e saj pra kutitë nuk do të hapen sepse nuk mund të shkelim Kushtetuesen dhe nga ana tjetër opozita që kërkon hapjen e tyre”. Ajo që la të nënkuptohej Ylli Lama ishte se tryeza mund të dështojë
Përplasje
Tahiri: “Berisha pa kushte absurde në tryezë”
Ndërsa Presidenti Topi priste përfaqësuesit kryesorë të ndërkombëtarëve në vendin tonë për të diskutuar rreth tryezës politike që pritet të shtrohet nga kreu i shtetit të shtunën, Partia Socialiste kërkoi nga kryeministri Berisha që të ulet në tryezën e presidentit pa kushte. Deklarata është bërë nga deputeti Saimir Tahiri, që ka kërkuar nga kryeministri që të lërë xhirot e dimrit dhe të ulet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës. “Tashmë në fund të karrierës së tij politike, i bëjmë thirrje Kryeministrit të lërë xhirot e dimrit e lojërat , të ulet pa kushte absurde në tryezën e dialogut e të bëjë gjithçka është e mundur për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike” u shpreh ai
Mëhilli: “PD e gatshme në çdo kohë të firmosë çdo dokument”
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli ka reaguar menjëherë pas deklaratës së deputetit socialist Sajmir Tahiri. Sipas saj, Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon për protesta, nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën. Ajo ka deklaruar në emër të Partisë Demokratike, për të ripohuar edhe një herë atë që ka deklaruar Kryeministri i vendit dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha se maxhoranca aktuale mbështet pikë për pikë Rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet.
Rama: “Nuk presin mitingun e radhës së Ramës, por liberalizimin e vizave”
Luan Rama gjatë një deklaratw për shtyp ka analizuar situatën politike duke u shprehur se interesat evropiane të vendit kërkojnë zgjidhje që burojnë prej dialogut institucional dhe në respekt të plotë me Kushtetutën e vendit e në pajtim edhe me frymën e rekomandimeve të Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE. Ai u shpreh se “Realiteti i krijuar për shkak të bojkotit prej lidershipit të PS është sa absurd aq edhe i pakuptimte, sepse stonon e iu bie ndesh aspiratave evropiane të qytetareve shqiptare, të cilët presin të mësojnë jo se kur e ka mitingun e radhës Rama, por se kur do të bëhet i mundur liberalizimi i vizave”.
Berisha: “Institut për zbardhjen e krimeve të komunizmit”
Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së reagoi pas zbulimit të një varri me 13 trupa të pa jetë në Tiranë, duke theksuar se ato mund të jenë vrarë gjatë viti 1190, aso kohe kur u zhvillua protesta pranë ambasadave. Sipas Berishës në atë thuhej se rreth 50 persona janë vrarë me plumb pas koke, ndërkohë që presidenti Ramiz Alia mohoi atëherë një krim të tillë. Ai tha më tej se duhet të zbardhen të gjitha krimet dhe se të gjithë ata që do të gjejnë varre të tilla do të shpërblehen nga qeveria. “Qeveria do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe kanë dijeni për vendndodhjen e eshtrave te luftëtareve të lirisë”, tha Berisha. Para deputetëve të maxhorancës, kryeministri ka deklaruar se do të ngrihet Instituti i Kujtesës Kombëtare, që sipas Berishës, do të zbardhë të gjitha krimet e komunizmit. “Ngritja e një institucioni apo e një Task- Force, e cila mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor është e domosdoshme”, u shpreh Kreu i Qeverisë.
“Tuneli Elbasan- Tiranë, projekt madhështor”
I pranishëm në inaugurimin e shkollës së re 9-vjeçare “Qamil Guranjaku”, në qytetin e Elbasanit Berisha bëri të ditur se “projekti për autostradën Tiranë- Elbasan ka përfunduar”. Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se “këtë vit do të nis ndërtimi i rrugës me tunel Elbasan- Tiranë”. “Informoj se qeveria gjatë këtij viti nis ndërtimin e kësaj rruge”, tha kryeministri duke shtuar se “ky projekt jo vetëm shkurton me tunelin e tij në mënyrë të ndjeshme distancën Elbasan –Tiranë, por shkurton ndjeshëm edhe distancën Korçë -Tiranë, Berat - Tiranë dhe Tepelenë - Tiranë”.
Kriza politike/ Tryeza do të mbahet nën drejtimin e Presidentit të shtunën, më 13 shkurt
Topi thërret për dialog Berishën dhe Ramën
Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Presidenti Topi vendosi të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010, në orën 11.00. Ky vendim u mor nga kreu i shtetit pas takimeve paraditen e djeshme me ambasadorët Lohan, Montobio dhe Uithers. Po ashtu presidenti ka marrë konfirmimin e Kryetarit te Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi do të mbahet në Presidencë. Presidenti Bamir Topi pati të hënën një axhendë të ngjeshur takimesh me ndërkombëtarët në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend. Dje në mesditë rreth orës 12:40 minuta në Presidencë kane mbërritur për takime me kryetarin e shtetit shqiptar, ambasadori i Spanjës, vend që kryeson presidencën e BE-së, Emanuel Montobio dhe përfaqësuesi i KE-së, Helmut Lohan. Kurse takimi me ambasadorin amerikan Xhon Uithers u mbajt në godinën presidenciale rreth një orë më pas, në orën 12:30 minuta. Takimet u zhvilluan me dyer te mbyllura pa praninë e gazetareve.
Pak minuta para orës 14:00 kreu i shtetit shqiptar përcolli ambasadorët e huaj, të cilët nuk dhanë asnjë deklaratë zyrtare rreth takimit me Topin.
Mësohet se bisedimet e kreut të shtetit me ambasadorët janë bërë me një gjuhë shumë diplomatike dhe u fokusuan në konsultat për hapat e arritur deri tani dhe atyre që do të ndiqen në organizimin e tryezës që pritet t’i japë fund ngërçit politik në vend.
Politika ul armët
Xhevdet Shehu
Më në fund kemi një datë dhe një orë fikse të tryezës së shumëpërfolur të Presidentit të Republikës për zgjidhjen e krizës politike në vend: 13 shkurt 2010, ora 11:00. Rama dhe Berisha i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Topi. Është një lajm i mirëpritur dhe një shenjë që tregon se politika shqiptare po ul armët, po zbutet, se krerët kryesorë të kësaj politike thellësisht kofliktuale, Berisha dhe Rama, do t’i lënë, të paktën përkohësisht, “llogoret luftarake” ku ishin pozicionuar deri tani dhe do të ulen në tryezën e dialogut. Kjo tryezë u ravijëzua qëkurse Asambleja e KE-së miratoi dhjetë ditë më parë rezolutën për krizën politike në Shqipëri, në të cilën përcaktohej roli i Presidentit të Republikës si moderator për zgjidhjen e krizës. Në njoftimin e dalë nga Presidenca dje pas takimeve kokë më kokë të Presidentit me ambasadorët Montobio, Lohan dhe Uidhers, bëhej e ditur se ambasadorët inkurajuan rolin e Topit si moderator i negociatave mes politikës shqiptare, ashtu siç kanë rekomanduar rezoluta e KE-së. Mirëpo nuk janë të paktë ata që janë skeptikë për suksesin e tryezës dhe që pyesin: Vërtet do të binden të pabindurit? Dhe këtë skepticizëm e lidhin me qëndrimet e papajtueshme të deritanishme të Berishës dhe Ramës. Fjala vjen, njëkohësisht me pohimin për të marrë pjesë në tryezë, kreu i qeverisë Berisha ka bërë të qartë pak kohë më parë, se hapja e kutive nuk do të jetë një çështje e negociueshme. Por, edhe kreu i selisë rozë Rama në të gjithë daljet e tij të fundit ka përcaktuar pikërisht hapjen e kutive si kushtin kryesor për t’u ulur në tryezë.
Mirëpo një nga politikanët e urtë shqiptarë më të spikatur, Servet Pëllumbi mendon ndryshe. Ai thotë se fakti që Rama dhe Berisha e kanë pranuar ftesën, lë të nënkuptohet se ata kanë hequr dorë nga kushtet ultimative dhe të prera që kanë shprehur deri më tani, ndërsa mendon se mund të ketë më shumë se një tryezë. Dhe ky nuk është dështim, sipas tij…
Po ka nga ata që janë besëtytë dhe thonë se data 13 e caktuar për tryezën është “ters” duke shtuar se tryeza ka të ngjarë të mos jetë e suksesshme. Por të tjerë thonë se tryeza është lënë qëllimisht për më 13, në mënyrë që 14 shkurti, dita e të dashuruarve të jetë një ditë sa më e gëzueshme…
Ndërkaq, nga Strasburgu pritet të vijë në 22 shkurt delegacioni që do të shohë konkretisht hapat që janë bërë nga politikanët shqiptarë për zgjidhjen e krizës. Do të jetë në nderin e klasës sonë politike që deri më 22 shkurt ta kenë gjetur shtegun e daljes nga kriza.
Pëllumbi: “Uroj që tryeza të jetë e suksesshme”
Ish-nënkryetari i Partisë Socialiste dhe një nga veteranët e politikës shqiptare, Prof. Servet Pëllumbi, tha dje për gazetën “Telegraf” se, lajmi i mbledhjes së tryezës së liderëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste është një shenjë e mirë e zbutjes së klimës politike në vend. Duket se politika shqiptare po i kthehet arsyes dhe se po ndizet drita jeshile për krizën politike që mbizotëron në vend prej disa muajsh, tha ai. “Shpresoj dhe dëshiroj që tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikës të jetë e suksesshme”, theksoi pëllumbi. I pyetur për kushtet e parashtruara nga të dy palët deri më tani, Pëllumbi tha se fakti që Rama dhe Berisha e kanë pranuar ftesën, lë të nënkuptohet se ata kanë hequr dorë nga kushtet ultimative dhe të prera që kanë shprehur. Unë i përmbahem asaj që kam deklaruar para disa ditësh në intervistën për gazetën “Telegraf”, që palët duhet me doemos të ulen në tryezë pa kushte paraprake. Kjo është në frymën e kohës dhe të rezolutës së KE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Natyrisht, shtoi ai, ka të ngjarë që ata t’i parashtrojnë ato kushte në tryezë dhe, për hir të interesave të vendit, të bëjnë lëshime të dyanshme dhe të merren vesh me njëri-tjetrin. Por e theksoj, tha Pëllumbi, ulja në tryezë është një shenjë e mirë dhe që ia vlen të përshëndetet. Ndërsa i pyetur se sa optimist është për tryezën e së shtunës, ai tha se në radhë të parë duhet punuar përgatitjen me kujdes të tryezës si nga Presidenti,ashtu dhe nga palët që do të ulen në të. Suksesi do të varet nga vullneti i palëve. Por mund të ketë edhe disa tryeza. E kam fjalën që edhe nëse rezultati i dëshiruar nuk do të arrihet brenda tryezës të së shtunës dhe palët bien dakord të mblidhen e rimblidhen sërish, nuk do ta quaja dështim, tha Pëllumbi. Në politikë ndodhin këto, e rëndësishme është zgjidhja përfundimtare dhe unë shpresoj te një zgjidhje pozitive, përfundoi ai.
Topalli takon Miloshoskin
“Bojkoti godet parimet e sistemit demokratik”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Miloshoski. Duke shprehur kënaqësinë për konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinjë, Topalli uroi Ministrin e Jashtëm Milososki për progresin drejt BE dhe miratimin e liberalizimit të vizave me BE. Përveçse u fol për liberalizimin e vizave takimi mes Kryetares së Kuvendit dhe Ministrit të Jashtëm maqedonas u përqendrua më tej në projektin madhor të infrastrukturës, Korridorin 8.
Të dy autoritetet e larta cilësuan projektin një investim të madh të infrastrukturës në rajon, që do të forcojë urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Italisë dhe Bullgarisë, veçanërisht në zhvillimin e ekonomisë, rritjes së biznesit, lëvizjes së lirë të mallrave etj. Kryetarja e Kuvendit tha se ka pasur një lobim serioz të parlamenteve të vendeve të Korridorit 8-të, duke sjellë në kujtesë, mbledhjen e anëtarëve të Komisioneve parlamentare të Transportit, vitin e kaluar në Tiranë. Duke kaluar në analizën e situatës politike në Shqipëri, Topalli tha se bojkoti nuk është mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit, me standarde evropiane.
-
636 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
ThanasLlangozi poet Selanik te Greqise
Publikoni komentin tuaj