header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Politike | Intervistë

Intervistë

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Flet kreu i LDK njëkohësisht zv/ ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Nikollë Lesi

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

Kreu i LDK-së (Lëvizja Demokristiane) , Nikollë Lesi, njëkohësisht zv/ ministër i Kulturës Rinisë e Sporteve, në një intervistë për gazetën “Telegraf”, jep komentet e tij për situatën politike në vend. Sipas Lesit, situata është vërtet për t’u shqetësuar, ndërkohë që u bën thirrje edhe njëherë deputetëve të PS-së që të hyjnë në parlament. Sikurse gjithmonë dihet, Nikollë Lesi është në mbrojtje të kandidaturës së Ben Blushit, brenda PS-së, përballë Edi Ramës, edhe për shkak të lidhjeve të kahershme miqësore ndërmjet tyre. Ajo që është më interesante sipas Lesit, janë zhvillimet brenda PD-së. Zoti Lesi thotë se, nëse largohet Berisha nga PD-ja, është më mirë që këtë parti ta marrë vajza e tij Argita Berisha, se sa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli (sipas asaj që kuptohet nëpërmjet intervistës). Zëvendësministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi, i emëruar në këtë post më 26 tetor, tregon ndër të tjera edhe marrëdhëniet me Ministrin Xhaferri dhe Kryeministrin Berisha, që sipas tij, është një ndërthurje mes “bashkëpunimit, marrëdhënies së koalicionit dhe marrëveshjes publike të firmosur”.

Si zv/ministër i Turizmit dhe Kultures, cilat janë prioritetet e kësaj ministrie për këtë vit?

Unë mbuloj turizmin në këtë Ministri dhe tashmë kam krijuar  një ide të plotë se çfarë duhet ndryshuar në këtë sektor. Së pari, me çdo kusht duhet filluar një fushatë ndërgjegjësimi për këdo qytetar dhe detyrim ligjor për çdo kryetar Bashkie e Komune për mbajtjen pastër të mjediseve turistike. Nuk mund të bësh turizëm apo të thithësh turistë nëse nuk gjejnë një mjedis të kulturuar. Ndaj lind nevoja që të shtohen edhe disa amendime në ligjin e turizmit për të ndëshkuar me gjoba të larta drejtuesit e pushtetit lokal, që , fatkeqësisht, nuk bëjnë asgjë në këtë drejtim. Së dyti ka nevojë për një tjetër mënyrë promovimi të turizmit shqiptar në rajon e në botë. Besoj se këtë vit do të shikoni një ndryshim drastik në këtë sens. Së treti i duhet drejtuar edhe tregut rus . Është një treg disamilionesh dhe që sot turret drejt Turqisë e Greqisë. Po punojmë për t’iu drejtuar dhe këtij tregu.  Së katërti po punojmë për një strategji të re në turizëm në mënyrë që përveç turizmit popullor të futet dhe turizmi elitar, që sjell qindra milionë euro. Në fund të fundit turizmi shërben për të shplodhur e kënaqur turistët, por dhe që të mbushet buxheti i nënshtetasve tanë e natyrisht dhe Buxheti i Shtetit, që nesër konvertohet në rrugë, ujësjellësa, shkolla ,etj. Së pesti ka nevojë të shpejtë për të  gjetur formën ligjore se si mund të  kontrollohen e licencohen sot hotelet dhe restorantet turistike, pasi është krejtësisht në dorë të tyre, pra me vullnet të lirë ata mund t’i vendosen si të duan yjet ! Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo ! Kështu e gjeta këtë punë dhe po punoj për të bindur aktorët politikë që duhet ndryshuar urgjent. Së gjashti, nuk duhen lejuar që plazhet, rëra buzë detit, të ndahet si me tapi nga secili pronar lokali buzë detit dhe ku  të thotë “ Nuk të lejoj të kaloni këtu , pasi është rëra ime!”. Dhe i ndajnë me gardhe buzë detit ! Kjo duhet ndryshuar dhe mendoj se ka nevojë për një ligj  “ Për administrimin e plazheve”. Pronar i rërës është Shteti dhe vetëm ai ka të drejtë të përcaktojë kushtet që të jetë në shërbim të qytetarëve . Së fundi kam propozuar që për një periudhe 10 vjeçare derisa të vendosen rregullat e lojës në këtë treg të shtohet në ligj  që në zonat turistike, e sidomos bregdetare komunat dhe bashkitë të mos kenë të drejtë të japin leje për ndërtime turistike me shumë se tre kate. Mbi tre kate duhet t’i kalojnë KKRTSH të Republikës. Ruajmë bregdetin, aq sa ka mbetur dhe sigurojmë jetën e atyre që futen në këto mjedise. Keni parë se si buzë detit ka hotele 20 katëshe ! E tmerrshme se si është lejuar. Nuk duhet me të lejohet kjo gjë.

Si i keni marrëdhëniet me ministrin Xhaferri?

Krejtësisht korrekte. Mbetet bashkëpunues e bashkëvendimmarrës, të paktën deri sot kur po jap këtë intervistë. Nesër nuk e di...

Po marrëdhëniet tuja me ish-Ministrin Pango?

Normale si ish- deputet. Vetëm kaq.

Përsa i përket situatës politike në vend cili është komenti juaj për të?

Kam deklaruar dhe ripohoj se Opozita duhet të ishte në Parlament që në fillim. Do ti bënte mirë vetes dhe pushtetit duke qenë atje e duke kritikuar me fakte dhe ashpër qeverinë. Janë një numër i madh deputetesh ku çdo Qeveri do të mendohej mirë para se të shkonte në sallën e Kuvendit përballë kësaj Opozite. Mendoj se zoti Rama e kaloi provën për të rimarrë kreun e PS-së dhe nuk ka përse vazhdon me këtë lojë. E arriti atë çka synonte dhe tashmë mund t’i kthehet në të kundërtën e saj. Gjithsesi në politikë e sidomos në këtë shqiptare nuk mund të thuhet asnjëherë në mënyrë të prerë se çfarë mund të  ndodhë, porse një  udhë kompromisi duhet gjetur, pasi ndikon në imazhin e vendit. Nëse nuk futen para datës 7 mars  asnjë deputet i PS-së në parlament atëherë do të radikalizohet situata politike, por nëse ndodh që grupi Blushi futet në Kuvend rrjedhimisht konflikti spostohet brenda selisë rozë dhe së majtës në përgjithësi. Kështu që kryeministri Berisha qeveris qetë dhe për reformat e mëdha ku duhen 84 vota krijohet kuorumi dhe mbetet që Edi Rama të harxhojë “ karburant” nëpër rrethet e vendit derisa t’i mbaroje dhe ti fiket makina ! Do të ishte mirë që zoti Rama të shoh më me qetësi horizontin politik, pasi duke qenë aktor në politikë e në vendimmarrjen e përbashkët për reformat që kërkon Brukseli ka shansin e rikthimit në pushtet. Në të kundërt lëvizja Blushi do ti heqë një kuotë të madhe votash çka do ta kthejë të majtën në ndarje grupimesh , por jo më si parti e madhe që përfaqëson interesat e së majtës.

Si e shikoni koalicionin Berisha-Meta?

Deri është funksional,  po funksionon si duhet.

Sipas jush cila është zgjidhja e vetme e kësaj krize?

Futja e Opozitës në Kuvend dhe mbajtja prej saj nën goditje të ministrave të Qeverisë.

Si e shikoni të ardhmen e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën?

Kam përgjigje të prerë; Pa mbiemrin Berisha kjo parti ndahet në 400 copa. Ndonëse jam në një parti tjetër e nuk kam të drejtë të fus hundët në një parti të madhe, por nëse doni mendimin tim po ua përsëris: Pas Sali Berishës vetëm Argita Berisha e mban këtë parti të bashkuar. Në të kundërt fraksionet e saj do të jenë njëqindfish më  shume se sa ato nga e majta .

 

Pa mbiemrin Berisha kjo parti ndahet në 400 copa. Pas Sali Berishës vetëm Argita Berisha e mban këtë parti të bashkuar. Në të kundërt fraksionet e saj do të jenë njëqindfish më  shume se sa ato nga e majta

 

Rama e arriti atë çka synonte u riemërua Kryetar i PS-së dhe tashmë mund t’i kthehet në të kundërtën e saj. Nëse nuk futen para datës 7 mars  asnjë deputet i PS-së në parlament atëherë do të radikalizohet situata politike, por nëse ndodh që grupi Blushi futet në Kuvend rrjedhimisht konflikti spostohet brenda selisë rozë dhe së majtës në përgjithësi

E gjeta këtë punë si zv/ ministër i Turizmit dhe po punoj për të bindur aktorët politikë që duhet ndryshuar urgjent. Tashmë kam krijuar  një ide të plotë se çfarë duhet ndryshuar në këtë sektor

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 261 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Speciale
  • Nga replikat në Kuvend:
  • “PS-ja rrezikon të izolohet nga bota demokratike dhe të dalë në periferi të shoqërisë”
  • Kuvendi, sherr për Ruzhdijen
  • Bojkotit të opozitës po i vjen fundi
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD