Makinat zyrtare
Kuvendi: “Deputetët dhe ish-deputetët të dorëzojnë makinat”
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Kuvendi i Shqipërisë dha dje një njoftim për shtyp ku thuhet se “administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 10.160, datë 15.10.2009, "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë", kërkon edhe njëherë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë”. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, tha se nëse ato do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publikë emrat e tyre. “Njoftojmë gjithashtu se sot një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim. Duke besuar në respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre”,- tha Marlind Myftiu.
-
139 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj