Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
Tryeza për negocim/ PD dhe PS do të ulen për të dialoguar, ja pikat ku do të diskutohet
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Gatishmërisë së Presidentit Topi për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës, PD dhe PS i përgjigjen se do të këmbëngulin për të realizuar synimet e tyre. Njoftimi se presidenti Topi ka ofruar zyrtarisht ndërmjetësimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend, është pritur nga palët pa entuziazëm apo habi. Aldo Bumçi deputet i PD është shprehur për BBC-në se “kjo është një ndër detyrat e presidentit të republikës”. Ndërsa Erion Braçe deputeti i PS tha se, “ndonëse pak e vonuar, ndërhyrja e zotit Topi është hap në drejtimin e duhur”. Me më shumë komente është pritur ky angazhim i presidentit Topi edhe nga analistët mediatikë. Ndërkaq ndonëse nuk është bërë e ditur anxhenda e tryezës së përbashkët, përfaqësuesit e dy forcave kryesore politike, PD në pushtet dhe PS në opozitë, kanë bërë të ditur se do të këmbëngulin për të realizuar synimet e tyre. Opozita deklaron se do të kërkojë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ndërsa maxhoranca kërkon hyrjen e saj në parlament dhe vazhdimin e reformave. Megjithatë do të duhet të pritet deri në fillimin e bisedimeve për të parashikuar edhe tendencën e tyre. Siç dihet dialogu mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PD në pushtet dhe PS në opozitë, është ndër pikat themelore të rezolutës së Këshillit të Evropës që u miratua në fund të janarit në Asamblenë Parlamentare në Strasburg dhe që do të ndikojë në proceset e ardhshme integruese të Shqipërisë. Ndërkohë burime konfidenciale bëjnë të ditur se Berisha dhe Rama po tentojnë të komunikojnë pavarësisht Topit. Mendohet se një nga pikat që do të bien dakord para uljes në tryezë do të jetë ndryshimi i disa ligjeve dhe balancimi i disa institucioneve. Pritet që shumë shpejt palët të bien në një kompromis dhe të ulen në tavolinë që do të jetë i pranishëm dhe Topi për ti dhënë zgjidhje krizës. Por nga ana tjetër në rast se nuk bien dakord pritet që gjatë shkurtit opozita të fillojnë protesta në kryeqytet. Ajo do të rinisë turin e protestave gjatë muajit shkurt edhe pse në ditët e fundit flitet për takimin mes dy liderëve në Presidencë, për t’i dhënë fund krizës, selia rozë, ashtu sikundër ka deklaruar më parë edhe vetë kryetari i saj, do t’u rikthehet protestave deri në arritjen e një marrëveshjeje të negociuar. Burime nga Partia Socialiste konfirmuan se pritet që gjatë muajit shkurt të nisë faza e tretë e tubimeve të opozitës në rrethe për të konkluduar sërish me një miting në Tiranë. Në lidhje me axhendën e protestave ishte parashikuar një mbledhje e tryezës së krerëve të opozitës, e cila u anulua në momentet e fundit për të rimbledhur në ditët në vijim.
-
289 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj