Partia Socialiste
Klosi: “Hetim zgjedhjeve, kërkesë e panegociueshme e PS”-së
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Partia Socialiste e Shqipërisë, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj në mbështetje të dialogut në tryezën e Presidentit për t’i dhënë një zgjidhje krizës së rëndë politike. Deputeti Blendi Klosi në një konferencë për shtyp theksoi dje se nuk beson se Berisha ka të njëjtin vullnet si e majta. Ai ka akuzuar Sali Berishën si njeriu që është shkaktari kryesor i situatës së vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, dhe sipas tij Kryeministrit i mungon vullneti për zgjidhjen e krizës por kjo nuk ndalon aspak PS në kërkesat e saj. “Nga ana tjetër Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcë”,- tha Klosi. Klosi në emër të PS theksoi me forcë qëndrimin e selisë rozë se, zgjidhja e krizës mund të arrihet vetëm përmes transparencës së plotë të zgjedhjeve çka thuhet shprehimisht edhe në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por, çështja e kutive sipas Klosit është pika, ku PS nuk do të tërhiqet kurrë. “Hapja e kutive të votimit është një element i domosdoshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën e këtyre zgjedhjeve dhe si e tillë, ajo përbën një kërkesë të panegociueshme të PS”.
-
166 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj