Ngecin negociatat
PD, Paloka: “Rama kërkon pushtetin në tryezë negociatore”
Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar gjatë një konference për shtyp se Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po dëshmon edhe një herë tjetër se zgjedhja dhe përcaktimi i tij është politika e rrugës dhe jo institucionet demokratike dhe shteti ligjor. “Me qëndrimet e ditëve të fundit ai po u tregon të gjithëve se nuk ka aspak ndërmend të zbatojë kërkesat e qarta të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për futjen e opozitës në parlament dhe për ngritjen e një komisioni hetimor, që duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Paloka. Sipas tij, po bëhet përherë e më evidente se pushteti në tavolinë është e vetmja gjë që kërkon dhe e vetmja gjë që mund ta kënaqë Edi Ramën. Paloka e ka quajtur aventure absurde edhe përsa i përket djegieve të mandateve të cilën sipas tij e ka marrë me gjakftohtësi vendimin. “Fakti që Rama po kërkon përmbysjen e qeverisë, jo nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së lirë, do të thotë se mentaliteti marksist i baballarëve është ende i gjallë tek çunat e rinj të Bllokut. Por Edi -Taku-Nardi, siç po e thërrasin kohët e fundit në mjediset e PS-së, duhet ta harrojë që mund të impresionojë njeri në këtë vend me kërcënimet për protesta dhe dhunë”, nënvizoi Paloka. Sipas tij, Shqipëria është tashmë në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian dhe historia e dikurshme e etërve të çunave të rinj të Bllokut është thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë shqiptarët, që nuk do të përsëritet më kurrë.
-
102 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj