header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Kulture | MATURA SHTETËRORE

MATURA SHTETËRORE

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kandidatët për studime në Itali, të bëjnë regjistrimin paraprak

 

Pajisja me certifikatën e njohjes së gjuhës italiane “Celi 3”, të gjithë të rinjve shqiptarë u hapet që janë të interesuar për të vijuar studimet e larta në Itali, për të bërë  kërkesën për regjistrim paraprak në universitetet italiane. Ky proces do të kryhet brenda muajit maj, sipas rregullave të vendosura nga Ambasada Italiane. Ky institucion ka përcaktuar se kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për pararegjistrim në universitetet italiane, të gjithë maturantët shqiptarë që plotësojnë kushtet e nevojshme për regjistrim. Me pastaj, kërkesat do të merren në shqyrtim nga universitetet italiane të cilat do të vendosin për pranimin, në varësi të vendeve që kanë në dispozicion për studentët e huaj. Sipas rregullave të vendosura nga Ambasada Italiane, kushti kryesor për t`u regjistruar në universitet në Itali është njohja në mënyrë perfekte e gjuhës italiane, e vërtetueshme nëpërmjet kryerjes së provimit “Celi 3”. Aktualisht, pas mbarimit të testimit me gojë të zotërimit të gjuhës italiane, që përkon me ditën e sotme, Instituti Italian i Kulturës do të nisë procesin e vlerësimit të provimeve me shkrim, duke marrë parasysh edhe nivelin e kandidatëve gjatë provës me gojë. Mbi bazën e dy provimeve të mësipërme do të nxirret edhe vlerësimi përfundimtar për secilin prej kandidatëve që u janë nënshtruar atyre. Sipas rezultateve të arritura, do të përcaktohet se cili prej 1194 pjesëmarrësve në provimin e marsit do të pajiset me certifikatën “Celi 3”, që hap rrugën për të ndjekur shkollën e lartë në Itali. Kërkesa për të dorëzuar kërkesën për regjistrim paraprak në universitetet italiane, çdo maturant shqiptar duhet të paraqitet personalisht pranë Ambasadës Italiane, i pajisur me pasaportë. Kandidati duhet t`i paraqesë Ambasadës kërkesën e regjistrimit, të plotësuar në të gjitha zërat, si dhe dy kopje të saj, pasi të jetë plotësuar.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 121 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Dy javë afat për doktoraturat e arkitekturës, hidroteknikës dhe mjedisit
  • Otranto, një avokat gjerman mbron shqiptarët e mbijetuar
  • Misteri i mbytjes së kryqëzorit më të madh në Mesdhe
  • “Petro Nini”, në garë për universitet, 385 maturantë
  • Qeveria Greke dhe Italiane
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD