header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Kulture | Folklori sot, regres apo progres

Folklori sot, regres apo progres

Suela Furriku
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë/ Flet presidenti i Këshillit të muzikës shqiptare, Vasil Tole mbi huazimin e muzikës shqiptare

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

Nëse huazimin e muzikës popullore e cilësonim një denigrim artistik, e vërteta ka tjetër fytyrë. Edhe pse, pasurimi i repertorit folklorik me elementë të rinj, koherentë është konsideruar huazim, si dhe përshtatjen e muzikës së huaj, sidomos asaj ballkanike me tregun muzikor shqiptar, presidenti i Këshillit të muzikës shqiptare, Vasil Tole e hedh poshtë këtë argumentim. Sipas tij, muzika folklorike e përpunuar kalon në një fazë të re, të rigjeneruar prej breznive dhe preferencave të tregut. Por, në realitet ky koncept nuk respektohet ndjeshëm, pasi për të shmangur rrugën e bastardimit muzikor, siç ndodh rëndomë sot, kërkohet zbatimi i disa hapave konkret. Në një intervistë për “Telegraf”, akademiku Tole shpjegon nëse huazimet pasurojnë apo humbin vlerat e folkut, si trashëgimi shpirtërore…  

 

 

 

Cili është gjykimi juaj për huazimin e muzikës popullore shqiptare, aktualisht ?

 

Kjo çështje funksionon në disa pamje. E para është një pamje e karakterit filozofik dhe estetik që ka të bëjë me faktin se si arti shqiptar do ta ruajë fizionominë e tij kombëtare në çdo kohë. Në këtë rast, çështja e ndërtimit të një kulture tjetër muzikore, duke cituar kultura tradicionale, që tashmë janë provuar që janë të vlefshme është një rrugë shumë e drejtë. Pra, duke shfrytëzuar një përvojë që s’ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Është fjala për çështjen e shkollave kombëtare në muzikë. Në mes dhe në fund të shek. XIX ekzistonte një dukuri që ka prekur gjithë Evropën, kryesisht pjesën juglindore, ku krijuesit për të evidentuar vlerat e kombit të tyre përdorën muzikën si një element shumë të rëndësishëm. Kështu, u krijua shkolla finlandeze, hungareze, rumune etj., që krijonin muzikë mbi temat folkorike. Përmendim këtu, modelin e Griku-t në Norvegji. Kështu, që ky është një orientim shumë i drejtë, për arsye se mund t’i referohesh kulturës tradicionale për të krijuar një muzikë të re. Në lidhje me këtë që quhet “huazim” i muzikës popullore, mund të them se kjo dukuri nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, më mirë të citosh temat e muzikës tende folklorike, se sa të dikujt tjetër. Por, problemi më i madh qëndron në mënyrën se si bëhet kjo gjë, cilët janë ata që e bëjnë, sa e njohin trashëgiminë tonë shpirtërore pasi një vijë melodike, nuk është thjeshtë vetëm e tillë. Ajo është portretizim muzikorë i mjedisit ku kjo këngë ka lindur. Është portretizim muzikor i shpirtit të atij këngëtari/e, që e ka mbartur këtë këngë, është një formë e të shprehurit të identitetit në muzikë, përmes një linje melodike. Nuk është një melodi, që mund ta shkëputësh nga konteksti i saj kulturorë, historik, gjeografik, dialektorë dhe befas ta përfshirë në një studio, e duke i harruar të gjithë këto detaje e të përpiqesh të bësh diçka tjetër. Unë këtu e shikoj problemin. Nëse duhet të ndërtojmë një kulturë të re muzikore, sigurisht duhet t’i mbartësh këto njohuri. Shqetësimi më i madh lidhur me këtë çështje është fakti që autorët nuk i njohin këto elementë që kërkojnë të respektohen, pasi kështu krijohen disa prodhime laboratorike. Këto të fundit, ose janë shumë “naïve”, ose janë të keqpërdorura në sensin artistik. Unë mendoj se citimi nuk ka asgjë të keqe, është diçka pozitive të krijosh një kulturë të re, por problemi qëndron se si bëhet kjo kulturë dhe sa profesionistë janë këta autorë.

 

Si qëndron në realitet ky shqetësim që ju ngrini?

Ata që janë përfshirë në këtë lloj pune, sigurisht që nuk e bëjnë thjeshtë për dëshirën e tyre, pasi tregu e mirëpret këtë orientim. Shqiptarët janë shumë patriotë dhe e duan atdheun e tyre në të gjitha format, si në dhimbje, ashtu edhe në gëzim. Ata duan ta dëgjojnë këngën popullore si në formën tradicionale, ashtu edhe në formën e re. Kjo pasi të gjithë shqiptarët kanë një marrëdhënie të sinqertë me vendin e tyre. Në këtë kontekst, tregu e kërkon këtë lloj muzike.

 

Sa cilësore e shikoni këtë “produkt” në treg?

 

Gjatë përpunimit të një kënge, e meqë transmetohet gojë më gojë është një përgjegjësi e madhe sepse kënga mbetet direkt në variantin që bëhet. Nuk ka një kohë të dytë, për të korrigjuar vetveten.

 

Pse s’ka kohë të dytë?

Sepse mbetet në këtë format, me këtë emër autori, këngëtar e në një kuptim ajo ose është vlerë ose jo. Në këtë rast, ka nevojë të ndërhyjë shteti për të gjithë ata të cilët duan të merren me krijimin e një muzike të re me origjinë folklorike. Jo kushdo mund ta bëjë këtë gjë, ndërkohë që realiteti është shumë pluralist. Ky orientim nuk përbën asnjë defekt, sepse para dhjetë vitesh pothuajse i gjithë tregu i referohej burimeve të një muzike tradicionale të huaj, e përshtatej në shqip. Ky orientim i ri është një hap përpara në këtë drejtim, pasi është më mirë që të “prishësh” këngën tënde, sado keq ta bësh këtë gjë, se sa të servirësh tregut shqiptar një këngë që nuk i dihet nga e ka origjinën. Unë besoj se kjo gjë rregullohet përmes akteve ligjore dhe kujdesit shtetërorë. CD-të duhet të certifikohen nga një organ kompetent. Ashtu siç një këngë certifikohet kur hyn në një festival, ashtu duhet që për këto albume duhet të ketë patjetër një vendimmarrje prej specialistësh. Është përgjegjësi e madhe që të merresh me ndërtimin e një alternative muzikore bazuar mbi folklorin dhe të mos kesh një kontroll.

 

Sa rrezik përbën për muzikën autentike përshtatja e këngëve të huaja, sidomos ato ballkanike?

Mendoj se rreziku më i madh nuk është sjellja e këngëve të tilla, sepse kulturat në të gjitha kohërat kanë komunikuar me njëra-tjetrën. Edhe në vitet kur ne mendonim se kishim muzikë tradicionale kanë ekzistuar hua-marrjet, komunikimi i kulturave. Problemi më i madh është që përmes formave që aplikohen ka shkelje të ligjeve të të drejtave të autorit. Nëse përshtatim një këngë greke, institucioni profesionist që përmendëm më lart, duhet të zbulojë nëse kjo këngë është adaptuar me të drejtat e autorit, apo shoqata ose jo. Në momentin që përfiton këtë të drejtë për ta përdorur, nuk ka asgjë të keqe.

 

A mendoni se kënga sot është shndërruar në biznes?

Nuk mendoj se ajo bëhet vetëm për biznes. Kam shumë respekt për kompozitorët, orkestruesit e këngëtarët. Këngën për një këngëtar nuk mund ta shohin si rrugën e vetme për të përballuar jetesën, pasi ai ka një kompromis me veten për të ushqyer një talent e përkushtim në këtë fushë. Arti nuk është vetëm streha e atyre që duan të bëjnë biznes. Arti është një vend i shenjtë, ku njerëzit kultivojnë shijet e tyre, që jo detyrimisht kthehen në biznes. Njoh me dhjetëra artistë, të cilët edhe pse nuk  përfitojnë shumë të ardhura nga investimi i tyre vazhdojnë ta bëjnë këtë punë. E kjo është pjesë e përkushtimit ndaj artit.

 

 

Na thoni disa autorë (nëse ka) që i kanë plotësuar këto kritere…

Janë shumë pak. Konkretisht më kanë pëlqyer përpjekjet e Aurela Gaçes, pasi ka interpretuar variantin popullorë dhe në rrugë moderne. Akoma më tepër më kanë pëlqyer motrat Libohova me përkushtimin e kompozitorit Kristi, si një djalë shumë interesant në trajtimin e folkut, po ashtu edhe bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut dhe Sinan Hoxhës, për këngën e Hajredin Pashës. Këto janë modelet që them se kanë arritur një lloj suksesi pa fyer të tjerët. Nëse ata duan të prekin muzikën folklorike, le të veprojnë, por me mençuri.

 

Somario

është më mirë që të “prishësh” këngën tënde, sado keq ta bësh këtë gjë, se sa të servirësh tregut shqiptar një këngë që nuk i dihet nga e ka origjinën

 

Somario

Problemi më i madh është që përmes formave që aplikohen ka shkelje të ligjeve të të drejtave të autorit

 

Box gri

Arti i huazimit

Nëse ajo muzikë shndërrohet në një produkt kulturorë, atëherë ai i ka plotësuar standardet për të qenë pjesë e artit bashkëkohorë në atë fushë. Që ta cilësosh një vepër artistike, ajo duhet të jetë e përsosur, në pikëpamjen e mesazhit artistik që jep, interpretimit dhe krijimit. Kur arrihen këto kritere, të gërshetuara me mikpritjen e publikut mund të themi se produkti kalon nga anonimati në një vepër artistike.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

faton ne 12/02/2010 17:07:24
avatar
se arti i huazimit ne fushen muzikore ka marre permasa tragjike per nje kultur sa te lasht ashtu edhe te larmishme duke u nisur prej polifonis deri te qiftelia e dervish shaqes ne shoqerin e lahutes se malsis se gjergj fishtes eshte tragjike ta zavendsosh me tallavan e medes ceces vesnes eshume izmave televiziv ne te dy anet e atdheut
ju pershendes qe ky koment te ze zerin e arsyes me nderime faton abazi ferizaj
Raportoni banalitetet
Thumbs Up Thumbs Down
0
faton ne 12/02/2010 17:08:03
avatar
se arti i huazimit ne fushen muzikore ka marre permasa tragjike per nje kultur sa te lasht ashtu edhe te larmishme duke u nisur prej polifonis deri te qiftelia e dervish shaqes ne shoqerin e lahutes se malsis se gjergj fishtes eshte tragjike ta zavendsosh me tallavan e medes ceces vesnes eshume izmave televiziv ne te dy anet e atdheut
ju pershendes qe ky koment te ze zerin e arsyes me nderime faton abazi ferizaj
Raportoni banalitetet
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 657 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
5.00
Lajme te ngjashme
  • Ju rrëfej koncertet kur këndonim në korr për Enver Hoxhën
  • Suplementi Tendencë
  • Shqiptarët nuk duan apo nuk dinë të vishen !?
  • “Presim që Evropa të na marrë në gjirin e saj. Juve më parë, pastaj ne”
  • Speciale
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD