Banka Greke, rikthehen grabitjet, shtohet pasiguria
Vidhet filiali i NBG-se ne autostrade nga nje person i vetem. Para 2 vjetesh eshte grabitur ne te njejtin muaj dhe ne te njejten ore nga 3 persona me maska
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
TIRANË- Duket si diçka e pabesueshme, por është e vërtetë. Një njeri i vetëm ka mundur të grabisë paratë e një banke në autostradë, duke shtuar dyshimin e klientëve në sigurinë e kësaj banke. Ngjarja është e përsëritur dhe një grabitje e tillë ka ndodhur edhe dy vjet më parë, në të njëjtin muaj dhe afërsisht në të njëjtën orë. Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 14:00, kur një person i armatosur ka grabitur një filial të bankës NBG, të ndodhur në autostradë. Kjo ngjarje shënon rastin e dytë të vjedhjes së kësaj banke, gjë që tregon se klientët shqiptarë duhet të mendohen mirë, përpara se të vijojnë veprimet e bashkëpunimit financiar, sepse ngjarjet e fundit janë raste të përsëritura dhe zbulojnë elemente të pasigurisë. Ngjarja në fjalë është përcjellë me indinjatë nga klientët që kanë depozituar të ardhurat e tyre, por edhe nga njerëzit e tjerë që nuk kanë marrëdhënie bashkëpunimi me bankën në fjalë. Kjo indinjatë buron nga fakti se vetë drejtuesit e kësaj banke nuk po arrijnë të garantjonë si duhet depozitat e klientëve, në aspektin e ruajtjes fizike të monedhave. Këtë e tregon përsëritja e rastit në fjalë, ku një njeri i vetëm ka mundur të grabisë shumën prej 500 mijë lekësh të reja, pa u penguar nga elementet e sigurisë dhe pa shqetësuar nga askush. Personi ende i paidentifikuar me të hyrë në filialin e bankës ka kërcënuar me armë punonjësen duke grabitur kështu një shumë parash prej 50 mijë lekësh të reja. Ky i fundit mbante në kokë një kapele, që e bënte të vështirë identifikimin e tij. Me të grabitur bankën, personi është larguar në drejtim të paditur, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet paraprake. Fillimisht është marrë në pyetje sportelistja e bankës, e më pas punonjësit e tjerë. Policia ka shpallur në kërkim grabitësin e paidentifikuar, ndërsa pritet të marrë në sekuestrim dhe materialet filmike, për të identifikuar autorin e kësaj grabitje. Por siç e thamë edhe më lart, një ngjarje e njëjtë ka ndodhur edhe në 31 korrikun e vitit 2008, ku persona të paidentifikuar kanë grabitur me armë dhe automatik, arkën e bankës NBG. Ngjarja e kaluar ka ndodhur rreth orës 12.04 të drekës, në kilometrin e tetë që të çon në Durrës, ku ndodhet një nga filialet e bankës NBG, Banka Kombëtare Greke. Sipas burimeve zyrtare në atë kohë u bë e ditur se, tre persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në ambientet e bankës së lartpërmendur duke detyruar punonjësit e bankës të dorëzojnë paratë, në shumën prej rreth 1 milion lekë. Më vonë ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një autoveturë pa targa. Tre grabitësit për pak minuta kanë terrorizuar punonjësit e bankës dhe klienetët që në ato momente ndodheshin në ambientet e bankës, NBG, (Ethniki Trapeza tis Eladhos). Kjo gjë është përsëritur dje duke i bërë klientët e kësaj banke të hyjnë në mjediset e saj me frikë nga shkaku i pasigurisë që krijohet prej rasteve të përsëritura të vjedhjeve.
-
107 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj