Kronike
Në Kamzë, kamerieret punoni si prostituta
Tiranë- Sektori i Anti- Trafiqeve në policinë e Tiranës arrestoi pronarin e një lokali në Kamzë bashkë me dy kamerieret për shkak të dyshimeve se këto të fundit ushtronin edhe prostitucion. Në një deklaratë zyrtare të policisë së Tiranës, thuhet operacioni i koduar “Porta Jeshile”, u konkludua me arrestimin e shtetasve: Hamdi Doda, 53 vjeç, banues në Bathore, me arsim 8 klasë, i pa dënuar. M. Kurti, 46 vjeçe, banuese në Kodër Kamëz dhe S. Hyka, 44 vjeçe, banuese në Kodër Kamëz. Policia tha se këta shtetas dyshohet gjatë një periudhë prej 3-mujore, gjatë të cilës janë mbajtur nën mbikëqyrje me metoda speciale të hetimit, kanë ushtruar prostitucion në lokal. “Dyshohet se shtetaset M. Kurti dhe S.Hyka, ushtronin prostitucion në lokalin në pronësi të shtetasit Hamdi Doda, në të cilin shtetaset ishin të punësuara si kameriere dhe banakiere. Policia gjatë aksionit tha se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 19 200 lekë dhe 3 celularë që kanë lidhje me aktivitetin e paligjshëm.
Njoftim i korrespodentëve
-
161 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj