header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Kronike | Kronike

Kronike

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Prangosen grupet që transportonin njerëz në Greqi

Berat- Policia ka shkatërruar brenda dy muajve dy grupe kriminale të trafiqeve njerëzore të paligjshme. Burime të policisë së Beratit bëjnë të ditur se, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Sarandës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një grupi kriminelësh, të cilët organizonin dhe transportonin me mjetet e tyre shtetas nga Berati, Kuçova dhe Elbasani, në mënyrë të paligjshme për në Greqi kundrejt vlerës fitimit 1800 - 2500 euro secilit. Në pranga kanë përfunduar Eduart Likaj, 31 vjeç banues në Berat, Ilir Meta 34 vjeç banues në fshatin Vrinë të Sarandës, Sebastian Kasëmi 38 vjeç banues në fshatin Rushbuall Durrës. Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin organizonin dhe transportonin persona për në shtetin grek.  

Pranga tre shtetasve të akuzuar për vjedhje

Tiranë – Tre persona janë arrestuar në Qarkun e Tiranës, të akuzuar për vjedhje. Kështu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Bledar Emin Ramazani, 22 vjeç, banues në Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur disa pjesë këmbimi, në një servis automjetesh në pronësi të një shtetasi. Për të njëjtën akuzën është arrestuar edhe shtetasi Anan Kruja, 19-vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në Rrugën e Kavajës dyshohet se i ka vjedhur një shtetase portofolin me shumën e parave prej 15 000 lekë si dhe një sërë dokumentesh të ndryshme.  Ndërkohë nga shërbimet e hetimit të krimit të Komisariatit Nr.2 Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Dorjan Sotiri, 21 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë është kapur në flagrancë, duke vjedhur unaza floriri në argjendarinë në pronësi të një shtetasi.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 113 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Telegrafi i Korçës
  • “Pretendimet e rektorit të UT-ës, një flluskë sapuni”
  • Ja si u përkthye në greqisht “Prometeu dhe Hamleti”
  • Braçe: “Qeveria do të vijë në Berat vetëm kur të bjerë Kalaja”
  • Telegrafi i Vlorës
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD