header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Kronike | Buxheli: Trafik me eshtrat e partizanëve

Buxheli: Trafik me eshtrat e partizanëve

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

ALARMI/ Në datën 13 shkurt u vodhën 21 skeletet e dëshmorëve të Lushnjes për t’u shitur nga trafikantët

Në muzeun e Lushnjes ka ndodhur diçka tinzare dhe agresive, gjatë mesnatës së 11 shkurtit, disa ditë para se të zbardhej mesazhi paqësor  i Shën Valentinit. Njerëz të panjohur kanë hyrë në sallën muzeale pranë varrezës së dëshmorëve dhe kanë grabitur 21 skelete partizanësh të vrarë gjatë vitit 1941-1944. Këto skelete mbaheshin aty që nga viti 2003, pasi ishin zhvarrosur nga varrezat publike për t’ju bashkuar dëshmorëve të tjerë të qytetit, duke pritur ditën e rivarrimit në mënyrë ceremoniale në shtratin e topit dhe të drejtuar ga ushtarakë me uniformë. Por në vend të ushtarakëve e uniformë një natë kanë hyrë aty njerëz me maska dhe kanë grabitur skeletet, duke lënë pas misterin. Menjëherë janë vënë në lëvizje familjet e dëshmorëve të cilët kanë kërkuar të mësojnë fatin e vendndodhjes së skeleteve, por në vend të përgjigjes ata kanë marrë ngritjen e supeve nga anas e kreut të Bashkisë. Me këtë rast, kryetari i shoqatës së Dëshmorëve, Dalan Buxheli ka bërë denoncimin në organet përkatëse duke i hartuar një letër edhe krerëve më të lartë të politikës dhe shtetit shqiptar. Sipas Buxhelit, ekziston mundësia e trafikimit të eshtrave të dëshmorëve, duke u dërguar në varrezat e ushtarëve grekë, ose për t’i shitur ato si eshtra të ish-të burgosurve. E gjithë kjo histori e turpshme trafikantësh, sipas Buxhelit duhet ndaluar. Sepse nëse ndodh që ato të varrosen në varrezat greke, atëherë pengu i familjarëve do të jetë akoma më i madh, kundrejt një padrejtësie të tillë njerëzore dhe historike. Dhe nëse eksistojnë me të vërtetë fantazmat, kjo mund të konkretizohet atëherë kur në varret e vrasësve të futen skeletetet e të vrarëve. Sipas Buxhelit gjatë kësaj periudhe ka lulëzuar trafiku i skeleteve, duke u konkretizuar edhe me skeletet e Kosinës. Prandaj, ai kërkon rikthimin e eshtrave të partizanëve në varrezat dëshmorëve e qytetit të Lushnjes. “Ata po i rivrasin përsëri dhe askush nuk i mbron dot nga babëzia e trafikimit të kohës së re”, u shpreh Buxheli.     

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 249 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Zbulohen 13 skeletet në Linzë
  • Kriset kualicioni PD-LSI
  • Ministri i Brendshëm grek ndjek gjurmët e Enverit
  • “Ju tregoj masakrën që bënë ushtarët grek në fshatin tonë”
  • Mafia e ambasadave mban peng vizat
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD