Pranga për pedagogët e universiteteve
Operacioni “provimi i suksesshëm”, blutë arrestojnë mashtruesit e arsimit. Ministria stimulon shpërdorimin e detyrës
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-hansi-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.0in 1.0in 1.0in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Pedagogët ngelin në provimin e policisë
----------
Rozeta PiskuMinistria e Arsimit ka toleruar shpërdorimin e detyrës dhe rryshfetet e provimeve, por Policia e Tiranës, me në krye drejtorin e saj, Tonin Vocaj i ka arrestuar fajtorët pas operacionit blic “Provimi i suksesshëm”. Sipas burimeve konfidenciale janë eviidentuar edhe raste të shumta në Akademinë e Arteve Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik. Së shpejti pritet vendosja e prangave mbi të gjithë pedagogët që marrin rryshfete.
---------------
Pedagogët merrnin pagesa nën dorë nga studentët, thuajse për çdo provim, por duket se në njërin prej tyre ata kanë mbetur vetë në klasë. Dhe pikërisht ka qenë një operacion blic i policisë që u kodua me emrin “Provim i suksesshëm”, që i kapi në flagrancë disa nga organizatorët e këtij mashtrimi që e ka burimin tek indiferenca e Ministrisë së Arsimit, e cila keqpërdor kompetencat dhe toleron shpërdorimin e detyrës. Operacioni policor kishte 7 muaj që kish nisur dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor ranë në grackë njëri-pas tjetrit duke dëshmuar se, abuzimi me detyrën kishte përfshirë qarqet e larta të universitetit. Sipas përpjesëtimit, që mori ky abuzim gjatë shtatë muajve, mund të themi se po të kish vazhduar më gjatë survejimi policor, ndofta të gjithë pedagogët mund të ishin kapur duke marrë ryshfete në këmbim të notës së provimit. Në këtë mënyrë, strukturat e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Provimi i Suksesshëm 1”, me 6 shtetas të implikuar, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar masën e sigurisë si më poshtë :
Astrit Xhavid Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, Profesor pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest Shtëpie”, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”,
Vasil Spiro Kashuta, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë profesion Profesor pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest Shtëpie”, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”,
Fatmir Hamit Cuni, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë nën oficer pranë Repartit Ushtarak 4304, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
Kujtim Ferit Balla, 50 – vjeç, banues në Tiranë, i punësuar në Universitetin Bujqësor Kamëz Tiranë, ndaj tij, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.
Halil Elezaj, 22 vjeç, lindur në Bajram Curri e banues në Tiranë, student pranë Universitetit Bujqësor Kamëz, ndaj tij Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
Dritan Zef Dodaj, 26 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë, i është komunikuar akuza dhe do të ndiqet në hetim të lirë, për veprën penale të Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërdoruar detyrën dhe ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë ryshfeti shumën prej 250 000 lekësh për provim, të studentëve mbetës, të cilët studionin pranë Universitetit Bujqësor Kamëz. Në sajë të një hetimit intensiv 9 mujor të seksionit të luftës kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task- Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit Nr. 2528 të vitit 2009, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit, u bë e mundur aktiviteti kriminal i të gjithë personave të sipërcituar.
Aktualisht, grupi i hetimit nën drejtimin e Prokurorëve të Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë, vazhdon punën intensive për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të disa funksionar të tjerë për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
2. Në kuadër të luftës kundër Korrupsionit, strukturat e seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Provimi i Suksesshëm 2” , ku u arrestua shtetasi :
Astrit Agron Bara, 36 vjeç, lindur e banues Tiranë, me detyrë infermier pranë Spitalit Nr.2 Tiranë, ndaj tij u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i kodit penal.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Infermierisë në periudha të ndryshme kohore, ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë ryshfeti shumën prej 200 000 lekësh për provim, për studentët mbetës, të cilët studionin pranë Universitetit të Infermierisë Tiranë.
Në sajë të një hetimi intensiv 7 -mujor të seksionit të luftës kundër Korrupsionit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task- Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të procedimit Nr. 4037 të vitit 2009, duke aplikuar të gjitha metodat speciale të hetimit, u bë e mundur aktiviteti kriminal i shtetasit të sipërcituar dhe po punohet për bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar.
Aktualisht, grupi i hetimit nën drejtimin e Prokurorëve të Njësinë e Përbashkët Hetimore Taks Forcë, vazhdon punën intensive për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të disa funksionar të tjerë për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ku për arsye të hetimit nuk mund të bëjmë publike emrat e tyre. Për ç”do ecuri të këtij hetimi do t’ju informojmë në vijimësi.
Në cilësinë e provës materiale për të dyja procedimet janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm fletë provimesh të zhvilluara, si dhe dokumentacione përkatëse, të cilat vërtetojnë implikimin e tyre në këtë veprimtaritë kriminale.
Telegrafi i Berat
KËRKESË/ 400 nxënës të shkollës së mesme të Bashkuar të Lapardhasë ulen dy veta në karrige që të sfidojnë të ftohtin
S’kanë shkollë, nxënësit mësim në korridoret e Pallatit të Kulturës
Juljan XHELILI
Vonesa e rikonstruksionit të shkollës së mesme të Bashkuar në Lapardha, ka bërë që 400 nxënës e saj të zhvillojnë mësimet e tyre nëpër korridoret e Pallatit Kulturës. Nxënësit gjatë kohës që zhvillojnë mësimin janë të detyruar që të ulën dy veta në një karrige. Kjo gjendje është krijuar nga vonesa e përfundimit të projekteve të ndërtimit të shkollës së tyre në fshatin Lapardha, por e gjithë kjo anomali ka ndikimin negativë në zhvillimin e programit mësimor. Mësuesit e kësaj shkolle janë shprehur për gazetën “Telegraf”, se firma ndërtuese, që ka fituar tenderin, sipas projektit duhet të kishte përfunduar punimet. Madje ata thonë se, nxënësit në Pallatin e Kulturës nuk kanë kushte normale për të zhvilluar mësim, pasi mungojnë ambientet e përshtatshme. Me këtë shqetësim bashkohen edhe prindërit dhe meraku i tyre kryesor është i ftohti, pasi nëpër korridore nuk egzistojnë kushtet e ngrohjes, por dhe nga vetë konstrukti ndërtimor janë të ftohtë.
Vështirësia
Vështirësinë më të madhe e kanë klasat e 9-ta që tashmë janë në prag të provimeve dhe me këto kushte ato nuk kanë mundësi, që të përgatiten. Mësuesit e shkollës mesme të Bashkuar Lapardha përveç të gjithave kanë thënë edhe se, të gjithë nxënësit tanë që shkojnë deri në 400 veta të kryejnë nevojat personale në një banjo të vetme dhe të përbashkët, djem dhe vajza. Por nga gjithë kjo është e mundshme që në këto ambiente teje të rënduara të shfaqet dhe ndonjë epidemi e mundshme pasi një banjo për 400 nxënës, nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsyje dhe të tjera, prindërit dhe mësuesit e shkollës kanë kërkuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale Berat, që të ndërhyjë tek firma, të përshpjetoj punimet për ndërtimin e shkollës pasi nxënësit në këtë stinë dimërore të ftohtë, nuk janë në gjendje të frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kulturës. Për problemin në fjalë burime nga Drejtoria Arsimore bëjnë të ditur se, pas marrjes së ankesave, ky institucion merr përsipër se do të ndërhyjë menjëherë për të detyruar firmën e ndërtimit, që të zbatojë datën e projektit të përfundimit të punimeve. Po ditën e djeshme, pas ankesave të mësuesve dhe prindërve, kanë shkuar nga Drejtoria Arsimore një grup inspektorësh për të parë nga afër situatën dhe të kërkojë nga firma që të përshpejtohen punimet.
Box
Drejtoria Arsimore numër fiks për denoncimin e abuzimeve
Drejtoria Arsimore Rajonale Berat për të zbatuar urdhërin e Ministrit të Arsimit për bllokimin e kurseve private, ka kërkuar ndihmën e drejtorisë së Policisë Tatimore, për të verifikuar nëse këta mësues, për interesa përfituese kryejnë kurse private në kundërshtim me ligjin e arsimit. Kreu i Drejtorisë Arsimore, Yzedin Hima, në një prononcim për gazetën “Telegraf”, ka thënë se: “Ka mësues që nuk zbatojnë rregullat, por ne si drejtori nuk jemi në gjendje që të kontrollojmë veprimet e kryerjes së kurseve. Por nëse do të kapim në flagrancë mësuesit nga ana jonë do të merren masa deri në largime nga puna. Ne nuk disponojmë Polici Arsimore, por është detyra e Drejtorisë së Tatimeve që të kryejë kontrollet e nevojshme. Këta persona nëse nuk disponojnë licenca duhen dënuar sipas ligjit në fuqi, si gjithë institucionet private që kryejnë aktivitete private, por që janë të detyruara të paguajnë detyrimet ndaj shtetit sipas ligjit në fuqi”. Por për të denoncuar çdo akt korruptim Drejtoria Arsimore, ka vendosur një numër telefoni fikës 23 67 51, në dispozicion të nxënësve i cili do të shërbejë, për të gjithë ata persona që shikojnë një veprim të jashtëligjshëm.
Komuna e Lekasit 6 ditë e bllokuar
Korça- Dimri ka bllokuar komunën më malore të qarkut të Korçës, atë të Lekasit. Rreshjet e borës të rënë ditën e shtunë në datën 6 shkurt e kanë izoluar këtë komunë ku gjenden rreth 1100 banorë. Një traktor që hap rrugët rurale në këto situatë ka mbërritur një ditë më parë për të hapur rrugën, por ka ngecur pasi erërat e fuqishme kanë zhvendosur masive bore në aksin rrugor që lidh këtë komunën me qytetin e Korçës. Ndërmarrja e Rrugëve Rurale ka në dispozicion vetëm një traktor për zhbllokimin e rrugëve. Deri në komunën e Voskopojës rruga është e hapur, por duhen dhe 20 kilometra që të shpien për në komunën e Lekasit që janë të bllokuara. Për të marrë një informacion sesi është gjendja në këtë komunë të largët malore i telefonuam mikut tonë Belul Ruko. Ai na tha se janë të bllokuar prej borës që ditën e shtunë dhe gjenden të kërcënuar nga vazhdimi i rreshjeve dhe pse deri tani nuk ka ndonjë problem emergjence dhe trashësia e borës ka arritur 1 metër. Mes banorëve ka mbetur dhe mjeku që shërben në këtë zonë i cili është nga Rrajca e Librazhdit. Beluli na thotë se ka vështirësi për nxjerrjen për ujë të bagëtive pasi bora e kalon mbi një metër dhe era e fuqishme që fryn në disa zona e rrit dendësinë dhe e kalon metrin. Gjithsesi traktori që ka marrë udhëtimin për të hapur rrugën që lidh komunën e Lekasit me komunë e Voskopojës po përballon vështirësitë në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës. Edhe në ditën e djeshme rruga mbetet e bllokuar duke rrezikuar rezervat ushqimore të kësaj komune të largët. Të bllokuara mbeten 3 familje në fshatin Mazrekë ku dhe në kohë të mirë rruga nuk funksionon pasi është dëmtuar që prej vitit 2002 dhe ka mbetur e pa bërë.
P.Çuni
7 pedagogë e sekserë, në pranga për korrupsion
TIRANË- Kanë përfunduar në pranga një grup prej 7 pedagogësh e sekserësh, të cilët akuzohen për korrupsion e mitmarrje. Polica e Tiranës kishte vënë nën hetim këtë grup prej muajsh. Pedagogët nën hetim, aktivitetin e tyre e kishin shtrirë pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës, ku edhe ushtronin profesionin. Personat nën hetim janë: Astrit Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, Vasil Kashuta, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, të dy me detyrë pranë Universitietit Buqësor Kamëz, ndaj tyre u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest Shtëpie”, për veprën penale “Shpërdorimit të detyrës”, Fatmir Çuni, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë nën oficer pranë Repartit Ushtarak 4304, Kujtim Balla, 50 vjeç, banues në Tiranë, Pishtar Elezaj, 22 vjeç, lindur në Bajram Curri e banues në Tiranë, student, Dritan Dodaj, 26 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë dhe Astrit Bara, 36 vjeç, lindur e banues Tiranë, me detyrë infermier pranë Spitalit Nr.2 Tiranë.
-
277 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj