header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | “Pretendimet e rektorit të UT-ës, një flluskë sapuni”

“Pretendimet e rektorit të UT-ës, një flluskë sapuni”

Pranvera BOZHIQI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

INTERVISTË/ Flet Prof. Andonaq Londo, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike: “Prokuroria pushon padinë e Rektorit Kule ndaj UPT-ës”

 

 

 

 

Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik i Tiranës kanë përfunduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor. Konflikti mes këtyre dy universiteteve ka lindur për shkak të arkivës së Universitetit të Tiranës, e cila ndodhet në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Për këtë çështje për gazetën “Telegraf”, është shpjeguar  Prof. Andonaq Londo, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Gjithashtu, Prof. Londo sqaron edhe vendimin që ka marrë Prokuroria e Rrethi Gjyqësor.

Cila ka qenë mosmarrëveshja e institucionit tuaj me Rektoratin e Universitetit të Tiranës?

Me ndarjen e Universitetit të Tiranës dhe Politeknikut në vitin `91, arkiva që kishte universiteti ngeli nën vartësinë e Universitetit të Tiranës. Ndërsa vendi, ku do të ruheshin materialet arkivore mbeti në godinën qendrorë të universitetit e cila ishte në vartësi e Universitetit Politeknik të Tiranës. E gjithë kjo arkivë ka ngelur për 20 vjet rresht në një dhomë në katin e ndytë të Korpusit Qendror, pjesë përbërëse e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Gjatë këtyre viteve ne nuk kemi pasur asnjë problem, nuk kemi pasur as nevojë për shtesa të mëdha ambientesh, ndërsa tani ishim të detyruar që ajo dhomë të vihej në juridiksionin tonë sepse ishte rritur shumë numri i studentëve dhe duhej fuqizuar baza laboratorike. Ajo zyrë e cila, faktikisht mund të hapej një herë në vit nga UT-ja, përmbante materiale që kishin më tepër vlerë historike, jo materiale sekrete. Kështu kërkuam që të largoheshin këto materiale arkivore nga UT dhe ne ta përdorimin për studentët. Lexuam si janë rregullat për transferimin e arkivave, i shkruajtëm një letër Rektorit të UT-ës, ku i kërkuam se ku mund ta sistemonte ai këto materiale arkivore të cilat ishin të përbashkëta, por që i kishte ai nën vartësi UT-ja. Rektori i UT-ës nuk pranoi që ta tërhiqte arkivën edhe në kushte kur ne i propozuam që ta sistemojmë në një vend tjetër po brenda godinës, por vetëm duhet të vinin ata që ta hapnin. Përsëri nuk u arrit në një marrëveshje dhe Rektori i UT-ës nuk pranoi. Atëherë ne u detyruam me procesverbal, me komision, sipas ligjit mbi arkivat, mes në krye të këtij procesi zv/dekanin dhe kancelaren e fakultetit, së bashku me grupin e caktuar të bëhej zhvendosja e materialeve. Këto materiale u vendosën në katin e gjashtë dhe vendi u pastrua, materialet u vendosën në rafte metalike siç kishin qenë, të sistemuara sipas sistemit që kanë qenë edhe në vendin e mëparshëm, që UT-ja kur të vinte të mos ngatërrohej. U mbyll kjo arkivë sipas rregullave dhe procesverbali dhe çelësat ne i kemi gati për të ardhur që t`i marrë UT-ja.

 

Si u zgjidh ky problem?

Më pas UT-ja ka lajmëruar Policinë e Qarkut të Tiranës, me idenë që ne e kemi shpërthyer derën e arkivës, kemi shkatërruar materialet arkivore, kemi vjedhur dhe kemi ndërhyrë në materialet e klasifikuara si sekret. Pas këtij kallëzimi penal, policia erdhi, kontrolloi dhe konkludoi se këtu nuk ka asnjë gjë në pretendimet që ngre UT-ja. Megjithatë, Universitetit i Tiranës e çoi më tej çështjen, duke e dërguar atë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Prokuroria ishte e detyruar të hapte proces për shqyrtimin e problemit. Ne vajtëm dhe dhamë deponimet tona, unë si dekan dhe zv/dekani. Pas shqyrtimit të Prokurorisë, para një jave tek ne vjen një vendim nga ky institucion për pushimin e çështjes penale me numër 4548. Në këtë vendim konstatohet se në të gjitha pikat, të cilat Rektori i UT-ës kishte pretenduar, nuk ka sipas Prokurorisë shpërdorim të detyrës nga ana e dekanit të Inxhinierisë Mekanike, nuk ka elementë të veprës penale si vjedhje, nuk ka shkatërrim të pronës, nuk ka asgjësim të dokumenteve në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, nuk ka zbulim të akteve ose të dhënave sekrete dhe për këto në mbështetje të nenit 328 thotë Prokurori Kreshnik Ajazi, e pushoj procedimin penal për shkak se fakti i hetuar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. Kjo ishte një flluskë sapuni e ngritur nga UT-ja, thjesht për protagonizëm. I gjithë materiali arkivor është i ruajtur në kushte edhe më të mira, pasi kati i gjashtë, ku është vendosur krijon favor për ruajtjen e dokumenteve për shkak të dritës. Megjithatë edhe sot që ka kaluar shumë kohë përsëri nuk kanë ardhur të shikojnë arkivën dhe të marrin çelësin. Unë jam i detyruar që t`i dërgoj edhe bilancin e shpenzimeve për këtë arkivë të re që është 242 670 lekë. Këtë do t`ia çojmë UT-ës në ngarkim, të na i paguajë ai ne si fakultet pasi është debitor, sepse ne dolëm të pafajshëm.

 

Pse u ngrit kjo padi, kur procedurat juridike janë të sanksionuara?

Juristët që punojnë në UT-ës duhet ta dinë mirë sesi funksionon ligji. Këtu është paaftësia e këtij rektorati për të përpiluar një akt padi për të gjitha problemet që ata ngritën.

 

Sa etikë është kjo për një institucion të arsimit të lartë?

Për mua kjo nuk është etika fare sepse ne jemi në rrethe akademike dhe këtë rrethe nuk duhet të merren me këto gjëra. Ne jemi shumë afër me UT-ës dhe mund të merreshim vesh në mënyra të tjera. Rektori ynë i ka kërkuar fillimisht si rektor me rektor sesi do t`ia bëjmë sepse ambienti na duhet për mësim. Nuk është bërë asnjë veprim nga ana e tyre. Më pas kemi bërë shkresat, të cilat janë të depozituara në arkivat tona, përsëri nuk kanë dashur të përgjigjen. Ky ambient është hapur për tu bërë një laborator me kosto financiare të lartë dhe ne atë nuk mund ta vendosnim në bodrum se në ambientet e mira kemi të depozituara disa dokumente të cilat edhe mund të zhvendosen. Atëherë ne këto letra me karakter historik dhe kohor, i vendosëm në një vend tjetër dhe aty të bënim laboratorin.  

 

Rektori i UT-ës nuk pranoi që ta tërhiqte arkivën edhe në kushte kur ne i propozuam që ta sistemojmë në një vend tjetër po brenda godinës, por vetëm duhet të vinin ata që ta hapnin. Përsëri nuk u arrit në një marrëveshje dhe Rektori i UT-ës nuk pranoi. Atëherë ne u detyruam me procesverbal, me komision, sipas ligjit mbi arkivat, mes në krye të këtij procesi zv/dekanin dhe kancelaren e fakultetit, së bashku me grupin e caktuar të bëhej zhvendosja e materialeve

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 138 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Shpërndahet formulari, për denoncimin e pedagogëve
  • Zbulimi i Ushtrisë së Kuqe, si ua vodhi formulën e bombës atomike anglo-amerikanëve
  • Kritere dhe procedura të reja për kualifikimin e profesorëve
  • Pranga për pedagogët e universiteteve
  • “Ja telashet e rrugës Durrës- Kukës, ende s’dihet fatura financiare”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD