header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | Brenda javës fituesit e doktoraturave në inxhinieri dhe filologjik

Brenda javës fituesit e doktoraturave në inxhinieri dhe filologjik

Pranvera BOZHIQI
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

UNIVERSITETET/ Flasin Dekani Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe Dekani Prof. Dr. Andrea Maliqari

 


 

 

Pas finalizimit të 3 viteve arsim të lartë studentët kanë të drejtën të ndjekin nivelet e tjera më të larta të studimit që janë nivelet master dhe doktoraturë. Për këtë vit akademik në universitetet shqiptare kanë filluar shkollat e doktoraturave. Për disa fakultete ky nivel është në fazën e pranimit të aplikantëve dhe një pjesë tjetër kanë filluar studimet. Por jo të gjithë mund të aplikojnë për titullin shkencor “Doktor”, vetëm ata që përmbushin kriteret. Për gazetën “Telegraf” shpjegojnë se çfarë po ndodh në Fakultetin e Histori-Filologji, dekani Prof. Dr Shezai  Rrokaj dhe për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dekani Prof. Dr. Andrea Maliqari.

 

Fakulteti Histori-Filologji, dekani Shezai Rrokaj

Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj shprehet se: “Shkollat e doktoraturës në Fakultetin Histori-Filologji kanë filluar dhe vazhdon ndjekja e leksioneve. Janë miratuar edhe Këshillat e Profesorëve, të cilët do të bëjnë vlerësimet e kandidatëve për të përcaktuar fituesit. Kandidatët që janë me kualifikimin master, do të kalojnë automatikisht në nivelin e doktoraturës. Ka dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për Degën e Gjeografisë dhe Historisë dhe pritet që së shpejti të kalojë edhe për Gazetarinë. Mendoj se brenda 15 marsit gjithçka do të jetë e mbyllur. Unë jam duke ndjekur procesin dhe jemi duke shpallur fituesit për këto studime”.

 

Kriteret skualifikuese  

Dekani Rrokaj thotë se, kriteret skualifikuese janë mesatarja 8. Personat që nuk e kanë mesataren 8 skualifikohet automatikisht. Pranohen në studimet e doktoraturës kandidatët që punojnë në institucione publike dhe private në përputhje me mesataren.  Gjithashtu sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, të cilin ne jemi të detyruar parimisht ta zbatojmë është që të pranohen për ndjekjen e doktoraturës edhe kandidatët që kanë 3 artikuj shkencorë të botuar jashtë vendit.

 

Kuotat

Sipas dekanit Rrokaj, Fakulteti i Gjuhës ka kërkuar 54 kuota për doktoratura, por nuk janë plotësuar të gjitha. Fakulteti i Letërsisë ka 15 kuota, por ka kërkuar shtesa të tyre dhe në Gazetari kuotat janë të mjaftueshme.

 

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dekani Andrea Maliqari

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andera Maliqari bën me dije për gazetën “Telegraf” se: “Për shkollat e doktoraturës ne si fakultet jemi në fazën Komisioneve Ad-Hoc, të cilët do të përzgjedhin kandidatët në bazë të kritereve të vendosura. Ndërkohë brenda javës Këshillat e Profesorëve do të mblidhen dhe do të shpallin listën përfundimtare.

 

Kuotat dhe kandidaturat

Dekani Maliqari shprehet se, për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit kemi 8 kuota dhe kandidatë janë 15. Për Fakultetin e Hidrologjisë kemi 2 vende dhe 3 kandidatë. Për Fakultetin e Ixhinierisë së Mjedisit kemi 2 kuota dhe 3 kandidatuara. Ndërsa për Fakultetin e Arkitekturës kemi 12 kuota pranimi dhe kandidatë janë 14. kandidatët që do të plotësojnë kriteret e vendosura do të pranohen, të tjerët do të skualifikohen automatikisht. Në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për titujt shkencorë me 3 artikuj të botuar jashtë vendit do të jetë i vlefshëm për studentët të cilët do të kërkojnë të studimet e doktoraturës, pasi deri tani niveli i doktoraturave po bëhet për kualifikimin e stafit pedagogjik brenda fakultetit.

 

Personat që nuk e kanë mesataren 8 skualifikohet automatikisht. Pranohen në studimet e doktoraturës kandidatët që punojnë në institucione publike dhe private në përputhje me mesataren

 

MASH

Tafaj, ligj i ri për arsimin profesional

 

 “Ministri Tafaj pasi vlerësoi mbështetjen e fuqishme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos nga vendet e BE-së theksoi se fuqizimi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri është i një rëndësie të padiskutueshme. “ Ky sektor i burimeve njerëzore ka një impakt pozitiv të drejtpërdrejtë jo vetëm në zhvillimin e brendshëm ekonomiko-shoqëror, por edhe në kontekstin e proceseve aktuale të integrimit europian të Shqipërisë”, tha Tafaj. “Është përgatitur drafti i Ligjit të ri për AFP dhe dërgimi i tij në parlament për miratim së shpejti, do të hapë rrugën për një sërë ndryshimesh të rëndësishme për ta çuar AFP më afër kërkesave të tregut dhe nevojave të shoqërisë”,  theksoi Tafaj. Në këtë kontekst, është përgatitur dhe drafti i ndryshimeve në përbërjen dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të AFP, duke i dhënë një rol më të madh partnerëve socialë në propozimin e politikave zhvillimore të AFP, ka vijuar Ministri Tafaj. Një arritje e rëndësishme konsiderohet dhe miratimi para disa ditësh në parlament i Ligjit për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve (Albanian Qualification Framework). Ky ligj krijon bazën institucionale për krijimin e një sistemi kombëtar të kualifikimeve me 8 nivele, që integron dhe krijon koherencë jo vetëm midis niveleve, por edhe midis kualifikimeve të përgjithshme, kualifikimeve profesionale dhe formimit profesional.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 152 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kritere dhe procedura të reja për kualifikimin e profesorëve
  • Doktoraturat, caktohen tre këstet për pagesat e tarifës
  • Kuotat dhe tarifat për vitin akademik 2010-2011
  • Mbledhja e qeverise
  • MATURA SHTETËRORE
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD