Universitetet shtetërore, ja pse është i pakonkurrueshëm
INTERVISTA/ Flet Shezai Rrokaj, dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
INTERVISTA/ Flet Shezai Rrokaj, dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë
Universitetet shtetërore, ja
pse është i pakonkurrueshëm
Albert ZHOLI
Thotë se Universitetin shtetëror nuk do ta ndërronte me asnjë prej privatëve, që vitet e fundit janë shtuar ca si shumë. Këto dhe të tjera, ish-rektori, Shezai Rrokaj, tanimë dekan i Fakultetit Histori-Filologjik i thotë për “Dritaren intelektuale” të “Telegraf”:
Sot janë hapur shumë universitete private. Kjo ja zbeh sadopak rëndësinë Universitetit Shtetëror?
Unë do të thosha se nuk e ka zbehur aspak për të mos thënë që ja ka rritur këtë rëndësi. Këto Universitete u hapën si rrjedhojë e kërkesave të mëdha që ka pas nga të rinjtë për të vazhduar shkollat dhe pamundësisë së Universitetit për t’i pranuar të gjithë. Do të kishte qenë ideale që Universitet private të kishin lindur si alternativë, si një ofertë më e mirë në procesin akademik, pra, duhej të vinte si një zgjidhje ku të rinjtë shqiptarë do të shihnin se aty do të merrnin, një formim disi ndryshe nga ai që do të merrnin nga Universiteti Publik, por fakti që Universiteti publik ka një eksperiencë prej shumë dekadash, i bën ato (Fakultet tona) që të jenë më të sigurta në tregun e punës. Të formësuar në pikëpamjen e stafit akademik, të formuara në pikëpamje të bibliotekave, që janë shumë të nevojshme për një formim akademik, Universiteti jopublik mund të jetë konkurrues me disa universite të rretheve, por kurrsesi me UT, dhe ky nuk është vetëm mendimi im. Koha po e vërteton. Vetëm të krahasosh vëllimin e madh shkencor që është bërë në UT, të shkrimeve, të artikujve, të librave që bëhen nga pedagogët e universitetit publik (edhe pse nuk janë botuar në shtyp edhe pse nuk janë reklamuar të gjithë), janë të jashtëzakonshme në lidhje me një universitetet private, pa folur këtu pastaj për, lidhjet që ka shtetërori me rreth 70 apo 80 universitetet të mëdha në botë. Kjo tregon që është një universitet i konsoliduar.
Si mund të bëhet krahasimi dhe dallimi midis universiteteve?
Për mendimin tim është e domosdoshme që krahasimi të bëhet mbi bazën e tre faktorëve shumë të rëndësishëm që përcaktojnë, dallimin e një institucioni nga një tjetër. Ai që është më i rëndësishëm, ka të bëjë me cilësinë e mësimdhënies. Nuk mund të themi se në Universitet private ka cilësi më të mirë përderisa pjesa dërrmuese e pedagogëve janë nga UT. E dyta, komoditeti, që unë mund të them që këtu anon paksa nga universitetet private. Ato mund të kenë paksa më shumë komoditet se universiteti publik, por edhe ne në këtë drejtim, sidomos kohët e fundit po marrin masat e duhura. E treta, konkurrenca në tarifat e shkollimit. Këtu mund të themi se ato kanë një tarifë shkollimi shumë më të madhe, që ndikon tek prindërit apo familja e studentit në përgjithësi. Fëmijët shqiptarë n.q.s do të kishin mundësi të zgjidhnin, ata do vazhdonin Universitet publike, pasi te privati, shkojnë më shumë ata që nuk fitojnë në universitetet publike. Kjo do të thotë që “mielli”, cilësia e studentëve që vijnë në universitetet publike është shumë herë më e lartë se ajo e studentëve që shkojnë në universitetet private. Pasi seleksionimi në universitetin publik është shumë më i lartë. Cilësia më e mirë e “brumit” që vjen, cilësia më e mirë e profesoratit, (pasi shumë prej tyre kanë mbrojtur tema apo tituj brenda dhe jashtë vendit), i bëjnë më të besueshme universitetet publike. Më tej asetet akademike që ne kemi, revistat, librat, botimet shkencore, botimet e ndryshme bëjnë, që sot për sot të paktën UT të mos jetë aspak i konkurruar nga ato private. Pra ende sot universitetet nuk janë si alternativë dhe janë qeveritë që kanë licencuar shumë universitete private madje disa herë dha jashtë standardeve, pasi i kanë cilësuar si valvola shpëtimi.
Pse i kanë cilësuar si valvola shpëtimi?
Pasi çdo të bëhej me universitetin shtetëror n.q.s nuk do të hapeshin universitetet private. Nuk është sipas mendimit tim si profesor, si drejtues, hapja e universiteteve private në masë si sot. Pra, për mendimin tim do të ishte të hapeshin kur universitetet publike të thithnin tërësinë e kërkesave, të studentëve, atëherë alternativa e tyre do të kishte vlerë. Në këtë pikëpamje raporti universiteti publik universitet privat, sot për sot janë mundësi zhvillimi, por jo mundësi konkurrence. Ndaj dhe shteti licencoi me qëllim që shumë nxënës që nuk fitonin në konkurset e Universitetit shtetëror të shkonin në ato private.
Parë në këtë këndvështrim një diplomë e universitetit shtetëror është më e vlefshme se e një universiteti privat?
Ju vetëm po të këqyrni gazetat që shpallin vendet e punës, që shpallin kërkesat apo vendet e lira, të gjitha shohin se për cilësitë që kërkojnë, sytë janë nga studentët që kanë mbaruar universitetin shtetëror. Pra, menjëherë kuptohet që tregu vlerëson universitetet publike. Kjo nuk do të thotë që të konsiderohemi të pazëvendësueshëm, por ne duhet të ecim përpara se vetë kërkesat e zhvillimit të vendit janë të tilla. Tregu i punës që është kryesor në përcaktimin e preferencave tregon se ai është me sytë nga universiteti publik. Pastaj ka dhe ca probleme që e bëjnë universitetin publik më të kërkueshëm, p.sh. universiteti publik nuk ka detyrim që t’i kalojë të gjithë studentët (në mënyra të drejtpërdrejta apo të tërthorta), pasi nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me tarifën e pagesës. Ndërsa Universitetet private, n.q.s një student largohet, pasi nuk ka rezultate, atëherë dëmi është
i drejtpërdrejtë në portofolin e sipërmarrësit apo të universitetit privat. Pra do të themi që duhet parë koncepti i krijimit të Universit privat nga pikëpamja e sipërmarrjes dhe e fitimit. P.sh, unë kam qenë plotësisht dakord me masën që u mor nga qeveria për të hequr tvsh-në, nga universitet private, pasi ato japin, apo kanë një dobi publike për vendin tashmë që funksionojnë. Ndërsa universiteti publik nuk ka sipërmarrës, nuk ka fitim. Tek privatët ka një përfitim, që është sipërmarësi dhe kjo ndryshon shumë, skemën e privatit me disa universitetet private të botës. P.sh. Harvardi është sipërmarrje private, por nuk kanë përfitues individ, çdo fitim, mbetet aty. Nuk ka një individ, apo një llogari rrjedhëse ku depozitohet e gjithë paraja, por ka një institucion dhe këtë para e përfiton institucioni. Dhe këtu marrëdhëniet publik-privat, duhet të marrin shembullin e më të mirëve që ato të ngrihen mbi baza shkencore si Harvardi, pasi në të gjitha rastet, universitetet publike janë në interes të shtetit, që ai t’i shërbejë dijes dhe jo të individit. Dija jo gjithmonë ka lidhje të drejtpërdrejta me pranë. Mund të ketë shumë nxënës fshatarësh, punëtorësh, që s’kanë të ardhura, edhe pse këta janë nxënës të mrekullueshëm dhe në këtë pikëpamje ne nuk mund të zbatojmë politika të parasë që bien ndesh, me atë të pavlerësimit të trurit. Në këtë pikëpamje kjo duhet të jetë misioni i universiteteve se për këtë janë ngritur, për të nxjerrë studentë të mirë, të vlerësohet truri, pasi nuk ato janë truste bananesh apo ndërmarrje zdrukthëtarie etj... Janë institucione të menaxhimit të trurit. Dhe ky menaxhim bëhet me ato vizione, që i takojnë akademizmit në tërësi, emancipimit të shoqërisë, dhe jo me paralelizma me aktorë privatë që rëndom mund të kenë edhe një këndvështrim tjetër apo mbështetje nga ofiqarë të ndryshëm të shtetit për çështje interesash.
Korrupsioni e pedagogëve
Kohët e fundit në disa fakultete ka pasur mitmarrje nga disa pedagogë. Por cilat janë arsyet e korrupsioni dhe si mund të luftohet ai? Rrokaj thotë: “Është për të ardhur keq në disa raste ky fenomen shihet në radhët e pedagogëve. Aq më tepër që këto janë institucione që merren me edukimin e brezit të ri. Pra është diçka shumë negative që në një shoqëri të shprishen dy gjëra që janë themelore: 1.Shkolla 2.Feja. N.q.s në shoqëri, do të futet ky fenomen që i ngjan atij krimbit, që, mola i gërryen nga brenda, shoqëria dhe shteti duhen të ndërhyjnë me forcë. Përpos kësaj ne nuk mund të themi se mund të kemi një shkollë ndryshe se ç’është vetë Shqipëria. Kur korrupsioni shkon deri tek qeveritarët ai s’ka si të mos shkojë dhe tek pedagogët. Edhe ata janë pjesë e kësaj shoqërie. Pra, korrupsioni në Universitet ka të bëjë me një detyrim që ka shteti për të ndërhyrë, si çdo shfaqje të tij edhe në veprimtaritë e tjera siç është mjekësia, ekonomia dhe me radhë. Shteti ka strukturat e veta për t’i luftuar këto fenomene. Pra nuk mund të hidhet faji drejtuesve pse ata nuk kanë luftuar korrupsionin. Ligji i arsimit të lartë nuk i jep asnjë tagër drejtuesve për të luftuar korrupsionin”.
-
280 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj