header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | Intervistë me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës

Intervistë me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Shqiptarët do të paguajnë një kosto të rritur të krizës, të krijuar nga Ministria e Financave, Qeveria si dhe nga Banka e Shqipërisë”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Intervistë  me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës

 

“Shqiptarët do të paguajnë një kosto të rritur të krizës, të krijuar nga Ministria e Financave, Qeveria si dhe nga Banka e Shqipërisë”

 

Një pasqyrë e zymtë e ekonomisë, ku kriza ekonomike për këtë vit do të jetë presente dhe do të paguhet deri më një nga konsumatori shqiptar. Kriza pritet të thellohet edhe gjatë gjysmës së dytë të 2010. Qeveria po keqmenaxhon situatën, ku ndikim jo të vogël në këtë krizë  ka dhe Banka e Shqipërisë. Ky është opinioni që vjen nga ish- kreu i Ministrisë së Ekonomisë.  “Telegraf”, sjell sot vazhdimin e intervistës  me  ish- ministrin e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës,  z. Pajtim Bello. 

 

 

Ju po jepni disa shifra dhe argumente që japin një panoramë shumë të ndryshme nga ajo që ka shpalosur Qeveria përsa i përket zhvillimeve makroekonomike në vend Përse gjithë ky ndryshim në vlerësimin e ekzistencës dhe përmasave të krizës ekonomike-financiare?

 

Ndryshimi qëndron së pari sepse Qeveria për motive politike nuk ka dashur të pranojë kurrë prezencën e krizës. Përkundrazi Qeveria me masa të tërthorta është e munduar që ta shtyjë sa të mundet dukjen e tmerrshme të krizës dhe në vend që të parashikonte masa serioze për ta lehtësuar krizën, e ka rënduar më shumë atë. Ky veprim ka ulur efektshmërinë e masave që mund të merren në gjendjen aktuale.

 

 Ju lutem çfarë nënkuptoni me këtë retorikë ?! Kush janë faktorët e kësaj krize si dhe “përgjegjësit” që e kanë shkaktuar këtë krizë ?

 

Atëherë më lini të shpjegohem. Qeveria mori disa herë kredi me interesa tregtare dhe diskriminuese gjatë viti 2009. Kredi me kushte të vështira pranon vetëm i mbyturi dhe miopi financiar, duke shpresuar në një fat të mirë, por pa e përdorur drejt dhe në mënyrë efektive kredinë. Të gjitha kreditë shkuan në objekte që nuk gjenerojnë të ardhura as sot, as nesër dhe as për 100 vjet të tjera dhe objektet që po ndërtohen me këto kredi jo vetëm që rriten borxhin, por do të gllabërojnë çdo vit dhjetëra milionë dollarë nga buxheti i shtetit, në vend që të gjenerojnë të ardhura për këtë buxhet. Gjatë vitit 2009 u bënë disa manovra me rishikimin e akcizave dhe të çmimeve të referencave për mallrat e importit për të mbushur gropën e buxhetit, por ato dhanë efekt të kundërt. Po kështu rriti interesin e bonove të thesarit në 9-10%. Ka edhe çështje të tjera që mund të trajtoj, por më e rënda më duket marrja e “kredisë direkte” nga Banka e Shtetit, fenomen ky që mund të japë efekte të rënda n.q.s përsëritet dhe arrin përmasa të pandreqshme.

 

Ju lutem diçka më tepër për të sqaruar opinionin mbi këtë fenomen që ju e quani të rrezikshëm?

Kredia direkte është një term që financierët dhe bankierët e njohin shumë më mirë se unë. Për publikun do të sqaroj faktin se “kredia direkte”ka të bëjë me emetimin  e lekut në treg(hedhja e lekut të ri siç thuhet në gjuhën popullore). Banka e Shqipërisë ka duke kredituat shpenzimet e tepërta të Qeverisë hodhi lekë të tepërt në treg dhe për pasojë çoi edhe në zhvlerësimin e lekut në këtë periudhë, sepse emetimi i tepërt konvertohet në zhvlerësim të lekut. Konkretisht në muajin shkurt apo mars të vitit 2009 Banka e Shqipërisë i dha “kredi direkte” Ministrisë të Financave(nënkupto Qeverisë) në shumën 7 miliardë lekë. është pikërisht ky emetim leku që çoi në një zhvlerësim të menjëhershëm të lekut në këtë periudhë kur kursi i këmbimit u ngrit nga 123.5 lekë/E në 130lek/E dhe pa dyshim që këtë e paguan bizneset dhe qytetarët dhe jo vetëm këta..

 

Po roli i Bankës së Shqipërisë si ju duket në gjithë këtë situatë të zymtë që ju pasqyroni për ekonominë shqiptare?

 

Meqenëse po insistoni une po sjell në vëmendje faktin se kur leku po merrte tatëpjetën, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë prekën rezervën valutore. Në tregun e valutës Banka e Shqipërisë hodhi disa dhjetëra miliona euro (me sa di unë 50 milionë euro) për të blerë lekun e emetuar me tepri për të financuar shpenzimet financiare. Ju na nxorët në këtë shteg dhe unë po e çoj shpjegimin deri në fund. Rreziku i prekjes së rezervës valutore është i madh dhe prekja e kësaj rezerve valutore bëhet vetëm në një gjendje të jashtë zakonshme, të shpallur sipas legjislacionit shqiptar. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë e kanë prekur këtë rezervë pa u shpallur ndonjë gjendje e jashtë zakonshme dhe për më keq e kanë përdorur në një transaksion aspak dobi prurës, por vetëm e vetëm për ti “zbardhur” faqen Qeverisë. Me sa më kujtohet Kryeministri disa herë ka akuzuar mafien dhe opozitën se kanë sulmuar qëndrueshmërinë  e lekut, por në fakt kanë qenë këto veprime të kryera po nga vetë Qeveria që kanë shënuar rënie të madhe të vlerës së lekut në raport me euron apo monedha të tjera të huaja. Ky veprim ka kamufluar shenjat e krizës për pak kohë dhe ndërkohë e bërë më të rëndë shfaqjen e saj në këtë periudhë të fillim vitit. Shqiptarët do të paguajnë një kosto të rritur të krizës, një rritje kjo e krijuar nga Ministria e Financave, Qeveria dhe pse jo edhe Banka e Shqipërisë.

 

Le te kthehemi nga këndi optimist. Çfarë do të rekomandonit ju që kriza të mos rrënohet më tej ?

 

Ka shumë gjëra, por kryesorja është që Qeveria, Ministria dhe vetë Banka e Shqipërisë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Me këtë dua të them që të vlerësojnë realisht gjendjen dhe rreziqet që mund të vijnë  nga mos vlerësimi real i saj apo nga veprime nën euforinë e paprekshmërisë të vendit tonë nga kriza. Qeveria duhet të çlirohet nga sindromi i suksesit të rritje edhe kur punët marrin rrokullimën, përndryshe do të kalohet nga një aventurë në tjetrën duke rritur koston e krizës dhe duke bërë që ajo të shkarkojë njëherësh me të gjithë forcën e saj.

Së pari të mos lejojnë që arbitrarizmi të shkelë ligjet e shtetit dhe të ekonomisë së tregut, duke lejuar prekjen e mëtejshme të rezervës valutore, të marrje-dhënies të kredive direkte, kryerjen e shpenzimeve të larta të parashikuara apo jo në buxhetin e shtetit të vitit 2010, ngushtimin e gërshërës të inaugurimeve që nuk sjellin asnjë dobi në buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha të rishikojnë buxhetin e shtetit për vitin 2010 për ta bërë atë sa më realist. Gjithashtu duhet të merren masa të menjëhershme për t’iu hapur rrugë investimeve të vendase dhe të huaja, sepse procedurat e komplikuara e të gjata dhe korrupsioni i kanë venitur këto investime. Qeveria nën panikun e efekteve të krizës ekonomiko-financiare, nuk duhet të humbasë fillin e arsyes ekonomike dhe në vend që shpëtimin ta presë nga paratë e pista, të orientohet nga rrugët e sigurta që sjellin stabilitetin, rrugë që jo vetëm unë, por edhe shumë ekspertë i kanë përmendur herë pas here. Me shkurt Qeveria ti largohet frymës së euforisë e të lavdisë së rreme, të ndaloje arbitrarizmin e Kryeministrit  në shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit, të marrjes së kredive të renda e të përdorimit abuziv të tyre dhe të mundohet të bëjë pak ekonomi sepse është lodhur duke bërë palo politikë!.

Intervistoi:Silvana sianj

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 154 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • “Ekonomia shqiptare e përshirë nga një krizë e madhe dhe e thellë”
  • Flet Camille Nuamah, drejtore për Shqipërinë e Bankës Botërore
  • Bode: Kriza globale na ka infektuar
  • Qeveria të negociojë një marrëveshje të re me FMN-në
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD