header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | “Qeveria në panik nga kriza ekonomike, pret shpëtim nga paratë e pista!”

“Qeveria në panik nga kriza ekonomike, pret shpëtim nga paratë e pista!”

Silvana Sinaj
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me Pajtim Bellon, ish- ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Qeveria Berisha ka futur vendin në një krizë të thellë ekonomike. Treguesit ekonomikë nuk janë ato që lançon ministri Bode, por janë shumë më të përkeqësuara. Bëhet fjalë për një krizë të përgjithshme të rëndë që sa vjen e thellohet, krizë që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Për më shumë informacion rreth krizës së pranuar tashmë dhe nga vetë Kryeministri i vendit “Telegraf” në një intervistë sjell opinionin e ish- ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, z. Pajtim Bello. 

 

Ministri i Financave deklaroi se rritja ekonomike për vitin 2009 ka qenë 3%. Si do ta komentoni  ju këtë koment të kreut të Financave Bode?

 

Në mënyrë figurative unë do të thoja se ministri i Financave ka hapur parashutën dhe është hedhur të zbrazë nga avioni i difektuar për në tokë. Megjithëse më vonesë, por ka rëndësi reflektimi i tij sepse më tej do të reflektojë e gjithë Qeveria, e cila është infektuar rëndë nga virusi i suksesit  në çdo sekondë!..Por të gjithë e kuptojmë se edhe ky tregues është jo i vërtetë, rritja ekonomike për vitin që shkoi është negative të paktën -1.5% dhe kjo është e provuar me shifrat e vetë Qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare. Por siç e vutë re Qeveria do të rishikojë Buxhetin e Shtetit për vitin 2010 dhe këtu unë e kuptoj se kemi të bëjmë me një të keqe të madhe, që na ka ardhur në derë dhe ..

 

Nëse i referohemi komentit tuaj si dhe shifrave të bëra tashmë publike cila është sipas jush e keqja më e madhe që po frenon zhvillimin ekonomik në vend?

 

Të ndryshosh Buxhetin e Shtetit të vitit 2010, kur ende nuk është tharë boja e zbardhjes së tij, është një e keqe e madhe që të detyron, por mbi të tëra kur Sali Berisha bën mbrapa ktheu do të thotë se është një zjarr i madh me të cilin Ai nuk mund të rroket. Një rishikim i shpeshtë i buxhetit të vitit 2009(dy herë në 2.5 muaj) dhe tani ky rishikim i buxhetit të vitit 2010 flasin për faktin se Qeveria ka humbur kontrollin mbi zhvillimet që po ndodhin në vend dhe jo vetëm, por edhe se ekonomia është në një krizë të fortë ekonomiko-financiare, krizë që duke u shtyrë për rreth dy vjet tani po vjen shumë më e rëndë dhe padyshim që do të shkarkojë me tërsëllim mbi ekonominë dhe mbi qytetarët. Duke e ndjerë këtë rrezik, përveç rishikimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2010, që në nisje nga ky buxhet qeveria bllokoi 20 miliardë lekë, pra efektivisht investimet për 6 mujorin e parë do të jenë minimale, gjë që do të ndikojë në akselerimin e krizës..

 

Ju flisni se kriza është e rëndë, cilët janë sektorët ku kjo krizë është evidente gjithmonë nëse i referohemi treguesve kryesore të ekonomisë?

 

Kriza ekonomiko-financiare në vendi tonë është presente që prej dy vjetësh, por aktualisht po shfaqen shenjat e një krize të pjekur dhe me efekte të rënda në ekonominë dhe financat e vendit, për rrjedhojë në gjithë zhvillimin ekonomiko shoqëror të vendit. Ndër shenjat më kryesore të saj mund të përmendim:

çorientimin e veprimtarisë të institucioneve financiare në vend, përfshi Ministrinë e Financave me agregatet e tjerë të saj dhe Qeverinë, që si] thamë po ndryshon tre herë Buxhetin e Shtetit në katër muaj! E tmerrshme ta mendosh se sa dritë shkurtër janë ata që na qeverisin ne dhe mund të na hedhin në greminë nga momenti ne moment. Kemi një bllokim prej Qeverisë të 20 miliardë lekëve nga buxheti i vitit 2010, si një reflektim ndaj goditjeve të krizës. Një aspekt tjetër i rëndë mbetet dhe deficiti buxhetor i cili për vitin 2009 rezultoi shumë më i lartë se parashikim(mbi dy herë më shumë) dhe duhet theksuar se në terma reale ky deficit është edhe më i madh se sa ai i deklaruari. Qeveria raporton një deficit buxhetor në vlerën 82 miliardë lekë ose rreth 650 milion euro dhe për një ekonomi si e jona shifra është tepër e frikshme!  Kësaj shifre duhet ti shtojmë borxhin e Qeverisë ndaj kompanive private që është mbi 110 milionë Euro. Vetëm kompanitë e ndërtimit deklaruan 70 milionë Euro borxhe por janë edhe shumë kompani që kanë kryer pune e shërbime për llogari të institucioneve shtetërore dhe ende nuk kanë marrë lekët nga kjo qeveri, që i shfrytëzoi gjatë fushatës elektorale!. Siç mund të kuptohet deficiti buxhetor është afërsisht  800 milionë Euro, pra aq sa janë investimet e  afro tre viteve në buxhetin e shtetit!..

 

Ka kohë që për rangje të ndryshe politikanësh si dhe ekspertë të ekonomisë qarkullojnë shifra të ndryshme të rritjes ekonomike. E kam fjalën këtë dhe vetë Ministri Bode ka deklaruar për një vit rresht shifra të ndryshme e që lëvizin shumë nga njëra tjetra. Cili është komenti juaj ?

 

Është e vërtetë kjo që thoni dhe rritja ekonomike për gjashtë mujorin e dyte 2009 rezulton të jetë negative. Kjo provohet se për vitin 2009 rritja ekonomike nuk i kalon 3% nga shifrat tashmë edhe zyrtare, kur në gjashtë mujorin e parë të vitit ka qenë raportuar një rritje ekonomike rreth 6 %, Pra gjashtë mujori i dytë ka një rritje negative të pastër, të paktën -3%, pavarësisht se shifrat manipulohen nga Instat-i, që i rri më shumë pranë qeverisë së sa profesionalizmit dhe të vërtetës për të cilën e paguajnë shqiptarët. Por të jeni të bindur se për gjithë vitin 2010 rritja ekonomike është negative të paktën -1.5%, siç thamë më sipër dhe jo +3% siç deklaroi z.Bode.

 

Shifrat tuaja nuk janë pranë atyre zyrtare pasi ju flisni nga opozita, ndërkohë që Bode deklaroi që rritja ekonomike për vitin 2009 është +3% ju realisht ç’mendim keni për rritjen ekonomike sa është ?

 

Fakti që qeveritarët i quajnë shifrat e tyre zyrtare, nuk konfirmon se ato janë shifra të vërteta, për më tepër kur i jep një institucion si INSTAT-i që e ka humbur besimin në publik. Nëse do të ishin të vërteta shifrat e deklaruara nga INSTAT-i dhe vetë Kryeministri, përse do t’i duhej z. Bode të deklaronte rritjen prej 3%, kur Kryeministri e deklaroi rritjen ekonomike 6%!..Pra siç e shikoni qeveritarët kanë përgënjeshtruar njëri tjetrin në një kohë më pak se një muaj. Por unë dua të kujtoj se në se një ekonomi zhvillohet me ritmet që ka deklaruar Qeveria, ajo do te ishte e shëndetshme dhe jo e telendisur nga kolera. Gjatë vitit 2009 janë mbyllur mbi 5000 biznese që kanë qenë të regjistruara dhe një numër akoma më i madh janë në prag të falimentimit. Kursi i këmbimit të lekut kundrejt euros nga 122.4 lekë në shkurt 2009, arriti në 138,9 lek/E ne shkurt 2010, pra një rritje prej  rreth 14 % dhe nuk dihet se ku do ta ndalë vrapin e çmendur ky zhvlerësim i lekut në muajt në vijim!..Përveç rritjes të borxhit publik, u vu në dukje një fenomen mjaft i shëmtuar, që është borxhi ndaj kompanive private që kanë kryer punë publike në nivel qendror e lokal dhe shteti nuk i ka paguar për punën e bërë. Ky borxh, siç thamë, kalon shifrën e 110 milionë euro, nga të cilat rreth 70 milionë euro janë deklaruar publikisht nga Shoqata e Ndërtueseve, kurse kontraktorët e tjerë presin në heshtje për të marrë lekët e shpenzuara në favor të projekteve elektorale të qeverisë! Unë nuk besoj se këta tregues indikatorë flasin për një ekonomi me ritme pozitive të rritjes, por përkundrazi për një ekonomi në rritje negative.

 

Po, sistemi bankar është përfshirë në këtë krizë?

 

Faktorët që flet për prezencën e krizës ekonomike-financiare të rëndë, është përfshirja e sistemit bankar në këtë krizë, duke përshpejtuar zhvillimet negative të krizës dhe duke rritur rrezikshmërinë e krizës në vendin tonë.

Ulja e nivelit të kreditimit nga bankat pothuajse në stopim të kreditimit të bizneseve, rritja e vlerës së kredive të këqija/të pakthyera që besoj se është mbi 11% të totalit të kredive të dhëna, vështirësia deri në mungesë të likuiditeteve etj.. tregues, flasin se sistemi bankar është prekur nga kriza dhe mund të kthehet në gjenerues apo përshpejtues për krizën...

Vijon nesër.....

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 198 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • FMN-ja: Ekonomia shqiptare rimëkëmbet vetëm në 2015-ën
  • FMN-ja apel qeverisë: Ulni borxhin publik!
  • “Ekonomia shqiptare e përshirë nga një krizë e madhe dhe e thellë”
  • Qeveria të negociojë një marrëveshje të re me FMN-në
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD