header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”

Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Skavica, Qeveria ka veç fjalën e kryeministrit nuk ka asnjë projekt në letër

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

 

Rikthimi në qendër të vëmendjes së Hidrocentralit të Skavicës ka habitur të gjithë ekspertët e ekonomisë. Dështimi i tenderit për këtë hidrocentral në fund të dhjetorit të 2009 e “detyroi” kryeministrin e vendit të shpallë si prioritet të qeverisë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me fonde nga buxheti i shtetit.  Për ish-drejtorin e përgjithshëm të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, deputet i PS, Andis Harasani, shpallja e kryeministrit Berisha për caktimin e HEC-it të Skavicës si veprën madhore të radhës, me fonde publike, është një “mashtrim shumë i madh”. Kjo sipas Harasanit “fillon që në paraqitjen e kostos në masën 500 milionë euro”. Që në projektet, e bëra shumë vjet më parë, parashikohej një kosto, që aktualisht do të vlerësoheshin në mbi 1 miliard euro. Por, Harasani sqaron se, “një hidrocentral nuk ka vetëm kosto ndërtimi”. Sa do të jetë kostoja e largimit të mijëra banorëve të zonave, që do të përmbyten nga një ujëmbledhës, që parashikohet të jetë më i madhi, i ndërtuar deri tani në vend? Ata kërkojnë shtëpi, biznese, fonde, që shteti mezi i siguron kur ka përmbytje. Sipas tij,  e veçanta e këtij HEC-i është edhe se liqeni me 2,9 miliardë metra kub ujë do të përmbyste edhe zona të gjera në Maqedoninë fqinje”. Deri më sot, vazhdojnë, që prej 20 vjetësh, negocimet e pasuksesshme të marrëveshjes së ujërave midis dy vendeve. Pa përfundimin e tyre, Skavica nuk mund të bëhet, thotë Harasani. Ai ve në dukje se, sipas specialistëve, duhen 6-7 vjet që të ndërtohen objektet e HEC-it dhe, më pas, tetë vjet të tjerë që të mbushet liqeni. Andis Harasani mendon se këtu kemi të bëjmë me një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga problemet e vendit, ose me një marrëveshje të re me karakter korruptiv, për të cilat qeveria “Berisha”, sipas tij, ka dëshmuar se ka përvojën përkatëse.

 

Dështimi i radhës

Tenderi i parashikuar të ndodhte më datë 22 dhjetor, tenderi i famshëm për hidrocentralin e Skavicës në veri të vendit ka dështuar plotësisht, për shkak të mungesës së konkurrencës. Ministria priste një numër të konsiderueshëm firmash, të cilat kishin tërhequr dokumentet për pjesëmarrjen në tender, por në fakt nuk rezultoi i tillë. Lajmi u mësua  nga burime pranë ministrisë, të cilët nuk preferojnë të japin detaje të hollësishme dhe as periudhën se kur mund të përsëritet tenderi. HEC-i i Skavicës mbart një histori të gjatë, gati 7-vjeçare dhe me plot premtime për ndërtimin dhe funksionimin e tij, por shkaqet e ndryshimeve ligjore dhe tashmë financiare, nuk e bëjnë të mundur realizimin e projektit. i konsideruar gjigant për nga madhësia, vlera e investimit dhe sasia e prodhimit, Skavica do të shërbente si një depozitë kryesore për HEC-et e tjera pranë lumit Drin.
Tenderi
Në garë pritej të merrnin pjesë gjashtë kompani të huaja, nga më të njohurat në tregun energjetik, të cilat kishin shprehur interes dhe mundësi financimi. Gara për koncesionin kishte nisur zyrtarisht në vitin 2008, me kualifikimin paraprak të 6 kompanive, mes tyre italiane dhe gjermane. Tenderi përfundimtar ishte parashikuar të mbyllej rreth një vit e gjysmë më parë, por shkaqet ekonomike sollën shtyrjen. Sërish i njëjti motiv ndikoi në mosrealizimin e tenderit tri ditë më parë. Burime jozyrtare argumentojnë se firmat në tender nuk kanë pasur mundësi të siguronin kredi nga bankat për investimin, që në total shkon deri në 600 milionë dollarë. Gjashtë kompanitë e interesuara ishin "TGK Skavica srl", një kompani italiane që ka përgatitur edhe projektin, "Korea Electric Povver Corporation", "STATKRAFT" nga Norvegjia, konsorciumi "VERBUND KELAG GRUP" nga Austria dhe "R.Ë.E" AG nga Gjermania.

Box
Projekti


Hidrocentrali i ri mund të prodhojë rreth 1.3-1.8 miliardë kilovat/orë energji në vit, që ka vlerë tregtare prej rreth 65-80 milionë eurosh, sipas çmimeve aktuale të energjisë së importuar në Shqipëri. Nëse realizohet, ky hidrocentral pritet të rrisë prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri me 10-15 për qind nga niveli aktual. Të gjithë pjesëmarrësit në tender janë kompani të rëndësishme të tregut evropian të energjisë. Punimet për ndërtimin pritet të zgjasin shumë vite, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve. Ekspertët thonë se Skavica është më i rëndësishmi nga të gjitha kontratat e nënshkruara deri tani për shkak të sasisë së energjisë që pritet të prodhohet, si dhe për shkak të rentabilitetit shumë të lartë që pritet të

 

Koncesionet

 

Qeveria shqiptare ka nënshkruar edhe dy koncesione të tjera për hidrocentrale të mëdha dhe rreth 50 kontrata të tjera për hidrocentrale të vegjël e të mesëm. Ekspertët thonë se Skavica është më i rëndësishmi nga të gjitha kontratat e nënshkruara deri tani për shkak të sasisë së energjisë që pritet të prodhohet, si dhe për shkak të rentabilitetit shumë të lartë që pritet të ketë. Koncesionet e hidrocentraleve të vogla dhe të mesme pritet të prodhojnë së bashku rreth 700 milionë kËh nëse realizohen të gjitha, ndërsa sistemi i hidrocentraleve të Devollit mund të prodhojnë 1 miliard të tjera, por këto hidrocentrale nuk pritet të përfundojnë para vitit 2018. Pavarësisht këtyre koncesioneve të shumta, KESH-i pritet të mbetet prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në Shqipëri, por të ardhurat e korporatës publike ka gjasa të jenë edhe më të vogla se sa ato të kompanive konçesionare.

 

Rritja ekonomike në Shqipëri sa gjysma e asaj të planifikuar

 

Qeveri në hall, vazhdojnë arnimet e buxhetit

           

Bashkë me pranimin e krizës ekonomike që ka pllakosur vendin vazhdojnë dhe  “arnimet” në buxhetin e vitit 2009, i cili tashmë nuk mund të mbajë as një rritje sa gjysma e asaj që deklaroi qeveria në fund të vitit fiskal. Gropa e zezë e krijuar nga mosrealizimi i të ardhurave nga tatimet e doganat ka nxjerrë zbuluar qeverinë e shumë larg parashikimeve të deklaruara me aq bujë. Qeveria më në fund është dorëzuar përballë efekteve që ka dhënë kriza ekonomike gjatë vitit 2009. Për të dytën herë, Ministria e Financave i kërkon parlamentit të ndryshojë buxhetin, pasi në arkën e shtetit mungojnë 6.2 miliardë lekë më pak nga sa kishte parashikuar ky institucion edhe pas rishikimit që iu bë shifrave në shtator të vitit të kaluar. Mosmbledhja e taksave në nivelin e parashikuar është një dëshmi e qartë e tkurrjes së aktivitetit ekonomik në vend. Por ekspertët janë të mendimit se ndryshimi i buxhetit dy herë brenda vitit ka ndodhur për herë të parë në vitin 1998 dhe u përsërit në vitin 2009, për shkak të paaftësisë së qeverisë për të parashikuar saktë shifrat. Ky fakt vjen si rrjedhojë e mospranimit të krizës ekonomike. Por ndryshimet e shifrave të vitit 2009 do të ndikojnë në buxhetin e vitit 2010. Po të shtojmë edhe efektin e dëmshpërblimeve që qeveria do të duhet të paguajë për të përmbyturit e Shkodrës, atëherë Ministria e Financave shumë shpejt do të dërgojë në parlament edhe ndryshimet në buxhetin e këtij viti. Gropa e deficitit buxhetor vazhdon që të zgjerohet, ndërsa treguesi i tij mbetet një nga shqetësimet kryesore për stabilitetin ekonomik të vendit. Rritja e deficitit buxhetor duhet parë me shqetësim edhe për faktin se është më shumë se dyfishi i treguesit të parashikuar nga stafi i FMN-së në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

Parashikimi

Në “Albanian General Govermment Operation 2006-2013” parashikimet kanë qenë që deficiti duhet të ishte jo më shumë se 3 për qind e PBB-së. Ky është një tregues rreth të cilit ka detyrime sasiore, të vendosura për vendet që bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Totali i të ardhurave si 10-mujor paraqitet me një mosrealizim prej rreth 11 miliardë ALL në raport me planin e të njëjtës periudhë. Nga vetë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave, bëhet e ditur se plani 10-mujor është vetëm 75 për qind e planit vjetor. Kjo do të thotë se në dy muajt e fundit do të duhet të realizohet 25 për qind e planit vjetor, që me ecurinë e deri tanishme është pothuajse e pamundur.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 219 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Bode: Kriza globale na ka infektuar
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • Qeveria të negociojë një marrëveshje të re me FMN-në
  • Flet Camille Nuamah, drejtore për Shqipërinë e Bankës Botërore
  • Nepravishta: “OSSH-ja t’u kompensojë qytetarëve energjinë e dhjetorit”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD