header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Intervista | Intervistë me Pajtim Bellon ish- zëvendësministër i Financave

Intervistë me Pajtim Bellon ish- zëvendësministër i Financave

Silvana Aliaj
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bello: “Ndërtimi i Skavicës, vendimi më qesharak i Berishës”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

Vendimet e fundit të qeverisë “Berisha” për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës janë thjesht një utopi e vetë kryeministrit. Shumë projekte në sistemin energjetik në vend janë lënë pezull dhe rishikimi tyre si dhe gjetja e investitorëve të huaj është e pamundur pasi sistemi energjetik në vend ka mjaft probleme. Një mal plot me telashe dhe projekte të mbetura në letër janë thjesht gafat e radhës së Berishës. Ky është konkluzioni që vjen në një Intervistë nga ish- zëvendësministri i Ekonomisë  Tregtisë dhe Energjetikës Pajtim Bello.

 

Qeveria që pas përmbytjes në Shkodër po deklaron nisma të mëdha në sektorin energjetik siç është hidrocentrali i Skavicës. Cili është komenti juaj në lidhje me këtë nismë ?

 

Në vitin 1994 Qeveria “Berisha-Meksi” përmes një studimi të Bankës Botërore bërë nga Kompania “Lahmayer” shpalli se, për Shqipërinë nuk ka nevojë të ndërtohen burime të reja për prodhimin e energjisë elektrike. Mbi këtë platformë teorike Qeveria pezulloi ndërtimin e HC Banjë dhe  shkatërroi ish Ndërmarrjen e Ndërtimit te Hidrocentraleve dhe atë të Montimeve. Këto dy ndërmarrje shumë të specializuara në ndërtimin e hidrocentraleve kishin një bazë të konsiderueshme mekanike, makineri të rënda për çpim, çimentim, gërmim, ngarkim, transport, montim e të tjera. Dhe mbi të gjitha një numër jo të vogël specialistësh të të gjitha niveleve dhe  punëtorë të talentuar. Punonjësit u larguan nga puna dhe u lanë rrugëve, kurs fati i makinerive nuk dihet, ku u treten nga procedurat jo transparente të privatizimit të ushtruara në atë kohe !... Për çudi i njëjti njeri, Sali Berisha në viti 2007 shkriu edhe institutin që merrej me studimin dhe projektimin e hidrocentraleve në Shqipëri. Pra shikoni sa larg janë deklaratat me veprimet tek ky njeri.

 

Kush janë shkaqet e vërteta, sipas jush, që kanë sjell ndryshimin e pozicionimit të qeverisë shqiptare, nga koncesioni, tek investimi me para nga Buxheti i Shtetit?

 

Është për të qeshur e për të qarë kur njihesh me deklarata të tilla të Këshillit te Ministrave. Vetë, Kryeministri ka manifestuar një eklektizëm të përsosur lidhur me ndërtimin e burimeve të reja për prodhimin e energjisë elektrike. E them këtë pasi  për vite të tëra nuk u ndërtua asnjë burim i ri për prodhimin e energjisë elektrike, Kryeministri Sali Berisha deklaroi bërjen e Shqipërisë në një fuqi energjetike. Pasi shpalli parkun eolik të Karaburunit e të Shëngjinit, foli me pathos për Centralin Bërthamor në rajonin e Shkodrës, ndërmori një numër të pafund procedurash koncesionare aspak korrekte në aspektin teknik, legal e financiar për hidrocentrale dhe parqe eolike duke lënë peng burime ujore të konsiderueshme dhe sipërfaqe të tëra ku mund të zhvillohen parqet eolike. Pra, siç shikon qëndrimi i ri për Skavicën nuk vjen nga parime të ndershme e profesionale, por përsëri nga një diletantizëm dhe inkoseguncë në trajtimin e problemeve energjetike. E them këtë sepse për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës ka pasur Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 299 date 6/5/2005 dhe ky vendim u hodh poshtë nga Qeveria “Berisha”, pa asnjë arsye të qenësishme. Ende nuk kane shpjeguar përse nuk vazhduan procedurat për lidhjen e kontratës koncensionare, por nëse do të ishte proceduar seriozisht ne sot do te kishim në punë një nga agregatët e Hidrocentralit të Skavicës.

 

 

A ka garanci ndërtimi i një vepre të tillë, kur shikojmë se tuneli i parë që ndërtohet me para nga Buxheti i Shtetit shembet, pavarësisht se e kanë realizuar të huajt?

 

Pa dyshim që ndërtimi i veprave të tilla ka siguri. Kjo varet nga respektimi i kushteve dhe standardeve në projektim e në zbatim. Rasti i tunelit Thirrë-Kalimash është shprehje e papërgjegjshmërisë të Qeverisë “Berisha”, që nuk zbatoi procedurat teknike e ligjore dhe jo dështim i teknikës së ndërtimit të tuneleve. Mjafton të shikosh Hidrocentralin Fierzë, Koman dhe Vaun e Dejës që të kuptosh se siguria, në ndërtimin dhe shfrytëzimin e këtyre veprave të mëdha e të vështira, është e plotë.

 

 

A ka probleme ekologjike ky projekt?

 

Çdo hidrocentral, por veçanërisht kur parashikohet ndërtimi i liqenit për grumbullimin dhe përpunimin e ujit, ka ndikim mbi ambientin sepse krijon kushte të reja deri edhe në mikroklimën e zonës, ku ndërtohet. Çështja është që vlerësimi i problemeve ambientale të jetë korrekt dhe të mos teprohet duke u bërë shkak për mos ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

 

 Në ç'fazë ndodhen, sipas informacioneve tuaja, punimet e tjera koncensionare (Ashta, dhe Devolli)?

 

Me informacioni që kam për Hidrocentralin e Ashtës punimet kanë vazhduar sipas parashikimeve në projektin koncensionar. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kaskadën e Devollit, ku kontrata duket të ketë probleme.

 

 Është hedhur një ide që të shiten HEC-et. Ju jeni pro apo kundër?

 

Është një ide e nxituar dhe nuk ka përse të shiten hidrocentralet e ndërtuara nga shteti para vitit 1990. Këto objekte menaxhohen lehtë dhe japin të ardhura që mund të përdoren për ndërtimin e burimeve të reja për prodhimin e energjisë elektrike apo për ndërtim të infrastrukturës rrugore si dhe për ndërtimin e objekteve të tjera të nevojshme. Ideja se privatizimi është i dobishëm nuk duhet fetishizuar dhe nuk duhet keq përdorur.

 

 

Janë dhënë mbi 100 koncesione për HEC-e të vegjël. Në ç’fazë është realizimi i tyre?

 

Janë dhënë dhe më shumë është bërë propaganda sepse nuk është ndërtuar asnjë prej tyre. Ky është dështimi i politikës koncesionare të Qeverisë “Berisha” dhe jo dështim i investitorëve. Investitorët tashmë kanë përpara një mal me probleme teknike, të pronësisë, të lidhjes me sistemin elektrik të vendit, probleme financiare për kreditim etj...Probleme këto që duhet të ishin zgjidhur para hapjes të procedurave koncesionare, por me sa duket qeverisë nuk i doli koha të merrej me to dhe iu dha krismën procedurave që kanë vënë peng të gjitha burimet hidrike të Shqipërisë.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 293 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • “Ja telashet e rrugës Durrës- Kukës, ende s’dihet fatura financiare”
  • Berisha: “Kemi situatë emergjente, të kapërcejmë situatën me dëme minimale”
  • “Shqipëria do të përfitojë një numër të madh projektesh gjatë 2010”
  • Hapen 6 perfaqesi dipllomatike
  • Shkodra për herë të dytë në prag katastrofe
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD