header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | Sot pritet vendimi nga FMN-ja

Sot pritet vendimi nga FMN-ja

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Opozita ka braktisur seancën në Komisionin e Ekonomisë, ish- ministri Malaj e ka etiketuar buxhetin e ri të qeverisë së djathtë si mjaft populist, sot pritet vendimi përfundimtar për buxhetin nga FMN-ja

Shefi i misionit të FMN-së Bell, apel qeverisë për uljen e borxhit 

 

Opozita braktisi punimet  djeshme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në shenjë proteste për mungesën e shpjegimeve nga ekspertët e ekonomisë rreth shkurtimeve që po i bëhet Buxhetit të Shtetit. Anëtarët socialistë të këtij komisioni kërkuan dje shpjegime për ndërhyrjet që po i bëhen Buxhetit të Shtetit, të propozuar nga Ministria e Financave. Anëtari i majtë, Arben Malaj kërkoi sot që Kreu i Bankës së Shqipërisë, drejtoresha e INSTAT të japin shpjegime në Komisionin e Ekonomisë për rishikimin që po i bëhet buxhetit. Malaj mëtej konstatoi se borxhi publik i qeverisë shqiptare është më i madhi në rajon dhe se shkurtimet në buxhet, dëshmojnë për krizën në qeveri e vend. Sipas anëtarit socialist, duhet një strategji e qartë me faktin sesi do të përballohen boshllëqet që do shkaktohen nga shkurtimet në buxhet, si do menaxhohet borxhi publik. “Një menaxhim i saktë sot që të mos rrisim taksat nesër”, theksoi Malaj. Nën këto kërkesa opozita pa të arsyeshme të mos vazhdojë punimet e sotme të Komisionit të Ekonomisë deri në një përgjigje të tyre. Një ditë më parë, në këtë Komision ishte ministri i Financave, Ridvan Bode që deklaroi se niveli i borxhit është 59. 5 % i GDP-së.

FMN-ja kërkon shpenzime të buxhetit më të mëdha 

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell,  i ka kërkuar qeverisë masa për uljen e borxhit publik për të shmangur rreziqet në ekonomi. “Çdokush bie dakord mbi faktin që niveli i borxhit është i lartë dhe duhet të ulet. Kjo është dhe detyra që ministria ka ndërmarrë me rishikimin e buxhetit. Problemi me borxhin është se ka një histori të gjatë dhe nuk mund ta sjellësh nga 59 për qind në 50 për qind brenda një dite. Është e rëndësishme të përcaktohet një rrugë e qartë se si do të ulet borxhi. Ju e dini që bota ende nuk e ka kaluar plotësisht krizën, ka pasiguri në sistemin bankar të Europës, qeveri në vështirësi për të përballuar borxhin, etj. Pra, ka një sërë rreziqesh dhe kjo është një sfidë edhe për ekonominë shqiptare”, ka deklaruar Bell. Ai i mbështet shkurtimet e buxhetit që ka ndërmarrë qeveria, por thotë se ato mund të kishin qenë edhe më të mëdha. “Ky është një hap në drejtimin e duhur, që ne e mbështesim plotësisht. Tani a janë të mjaftueshme këto shkurtime? Kjo varet nga shumë gjëra, por kryesisht nga ecuria e ekonomisë. Sinqerisht, po të më pyesnin mua, unë do ta shkurtoja edhe më shumë. Megjithatë, është e rëndësishme që edhe pas këtyre shkurtimeve buxheti të mbahet nën kujdes dhe nëse ka rreziqe të tjera të ndërhyrjet sërish”, ka pohuar Bell.

Ish-ministri Malaj: “Ndryshimet e buxhetit janë në krahun e gabuar”

Me publikim e planit të ri buxhetor, sipas të cilit, shpenzimet në total do të ishin rreth 39 miliardë lekë më pak nga sa ishte vendosur më pare ka reaguar dhe Ish-ministri i Financave në qeverinë e fundit socialiste, Arben Malaj. Ish -ministri deklaron se, ndryshimet e buxhetit që po tenton të bëjë qeveria janë në kahun e gabuar dhe qartazi me karakter populist. “Një qeveri që shkurton me 9.5 për qind shpenzimet në total, por me 27 për qind investime nuk është vetëm se populiste. Kjo është masa më e keqe që mund të merret dhe pasojat negative për ekonominë do të ndihen vitet në vijim”, deklaron Malaj. Zoti Malaj thotë se, keqmenaxhimi i financave publike e ka zhytur ekonominë në një rreth vicioz ku njëra krizë ushqen tjetrën. “Ndërsa rritja ekonomike nuk do të jetë në nivelet që kishte parashikuar qeveria shpenzon në mënyrë jo eficente. Ka rritur borxhin, ka rritur deficitin dhe ka rritur edhe koston e parasë në ekonomi”, vijon më tej eksperti i opozitës. Fakti që qeveria nuk arriti të marrë borxh në tregun ndërkombëtar, në një kohë që gjendja në ekonomitë e Eurozonës mbetet e paqartë, për ekspertin e opozitës paralajmëron kohë të vështira për ekonominë shqiptare.

 

 

 

-Ish-ministri i Financave në qeverinë e fundit socialiste, Arben Malaj, deklaron se, ndryshimet e buxhetit që po tenton të bëjë qeveria janë në kahun e gabuar dhe qartazi me karakter populist. “Një qeveri që shkurton me 9.5 për qind shpenzimet në total, por me 27 për qind investime nuk është vetëm se populiste. Kjo është masa më e keqe që mund të merret dhe pasojat negative për ekonominë do të ndihen vitet në vijim”

 

Bell: “Çdokush bie dakord mbi faktin që niveli i borxhit është i lartë dhe duhet të ulet. Kjo është dhe detyra që ministria ka ndërmarrë me rishikimin e buxhetit. Problemi me borxhin është se ka një histori të gjatë dhe nuk mund ta sjellësh nga 59 për qind në 50 për qind brenda një dite. Është e rëndësishme të përcaktohet një rrugë e qartë se si do të ulet borxhi

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 221 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD