keshilli Kombetar i Territorit
Qeveria ngre strukturë të posaçme për prishjen e ndërtimeve pa leje
Projektligji “zhvesh” bashkitë nga kompetencat e lejeve të ndërtimit
Këto ditë pritet të diskutohet në Komisionet e posaçme parlamentare Projektligji i shumëdebatuar për prishjen e ndërtimeve pa leje. Bëhet fjalë për projektligjin e ndryshuar, “Për planifikimin e territorit”, i miratuar si ligj në prill 2009, por gjatë zbatimit të tij janë vërejtur një sërë problemesh. Thelbi i projektligjit është krijimi i një strukture të re, në varësi të Kryeministrit, e cila do të ndërhyjë në rastet e konstatimit të shkeljes së ligjit urbanistik apo të pamundësisë së njësisë vendore për të prishur një ndërtim pa leje. Struktura e re quhet Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) dhe është autoriteti përgjegjës, që ka kompetencë ekskluzive në shqyrtimin përfundimtar të planeve zhvillimore (rregulluese/të planifikimit) të bashkive të kategorisë së parë, në territorin e vendit dhe miratimin e tyre. KKT-ja do të miratojë kërkesat për zhvillim dhe lejet e ndërtimit në zona kombëtare, toka shtetërore dhe oborret e institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve dhe kopshteve e çerdheve, që deri dje ishin kompetencë e bashkive dhe komunave.
Kushtet ndaj bashkive
Të parët që do të reagojnë janë bashkitë, të cilave u janë vendosur disa kushte sa u takon planeve urbanistike dhe ndërtimeve pa leje. KKT-ja do ta ushtrojë, përjashtimisht, këtë përgjegjësi dhe në territore administrative të tjera, ku parashikohet zhvillimi i porteve të hapura ndërkombëtare, i centraleve energjetike, digave dhe dambave të larta, si dhe ndërtimeve të tjera me interesa strategjike për vendin. Në projektligj përcaktohet se bashkitë e kategorisë së parë janë Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi dhe Kavaja.
Ndryshimet ligjore
Në fund të pikës 8, të nenit 74, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në rastet kur zhvillimi është projektuar në zona kombëtare, në toka shtetërore dhe në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, zonave universitare, spitaleve, kopshteve dhe çerdheve, kërkesa për zhvillim i përcillet për miratim KKT-së”. Po ashtu, në fund të pikës 2, të nenit 77, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Lejet e ndërtimit në zona kombëtare, në toka shtetërore e në oborre të institucioneve publike arsimore të të gjitha niveleve, të zonave universitare, spitaleve, të kopshteve e të çerdheve miratohen nga KKT-ja”.
Argumentet e ndryshimit
Ky lloj rregullimi paraqitet i domosdoshëm, pasi asnjë autoritet vendor nuk mund të planifikojë dhe të lejojë leje zhvillimore në zona apo territore për të cilat nuk ka përgjegjësi administrimi. “Ky lloj rregullimi synon të japë zgjidhje dhe të mos lejojë nënçmimin e autoriteteve vendore ndaj një fenomeni gangrenë të viteve të tranzicionit, ku brenda këtyre territoreve gjenden objekte të ligjshme, për të cilat nga ana ligjore mbetet vetëm të nisin procedurat e shpronësimit sipas ligjeve në fuqi”, shpjegon Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Shkak i vizitës dhe interesimit të dr. Bruno Vagnozzi për vendin tonë, si dhe hapja e filialit të “World Peace Founadation” u bënë përmbytjet e pazakonta në zonën e Shkodrës
Fondacioni “World Peace Foundation” çon ndihma në Shkodër
Në këto muaj të parë të vitit, të mbushur si asnjëherë tjetër me reshje shiu e bore, mbërriti në vendin tonë dr. Bruno Vagnozzi. Shkak i vizitës dhe interesimit për vendin tonë, si dhe hapja e filialit të “World Peace Founadation” u bënë përmbytjet e pazakonta në zonën e Shkodrës. Zoti Bruno Wagnozzi shkoi dhe u njoh me gjendjen kritike, si rrjedhojë e përmbytjeve në bisedë dhe me prefektin Shkodrës, u zotua të japë ndihma konkrete për banorët e përmbytur. Kjo si në stadin aktual dhe në prespektivë. Zoti Bruno Wagozzi është President i “World Peace Foundation” me seli në Romë dhe me degë në New York, Ëashington, Moskë, Pekin, Hong Kong etj.
Fondacioni, ndihma në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të zhvillimit kulturor dhe shoqëror
Fondacioni që zoti Bruno përfaqëson është atashuar dhe pranë selisë së OKB-së. Aktiviteti i tij kryesor zhvillohet në vendet në zhvillim. Ai ndihmon në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të zhvillimit kulturor dhe shoqëror. Rrethit të dashamirësve të Shqipërisë i shtohet dhe një mik, i cili bën përpjekje për të evidentuar vlerat e krijuara nga ajo ndër shekuj dhe konsoliduar gjendjen social ekonomike në stadin aktual. Në bisedën e lirë që zhvilluam me të, ne provuam të njihnim dhe opinionin e tij për arritjet e Shqipërisë në këto vite trazicioni. Pra siç mund të kuptohet lehtë, është evidente që ndryshimet janë të prekshme për një të huaj që viziton vendin me një synim të caktuar. Natyrisht si dhe për shumë të tjerë, për dr. Bruno Vagnozzin arritjet kryesore të Shqipërisë në tranzicion nuk janë ndryshimet e dukshme ekonomike, transformimet e shoqërisë, por vazhdimësia e bukur e bashkëjetesës së fet monoteiste në Shqipëri. Ky është një shembull i bukur siç thotë dhe Presidenti i Fondacionit duke vlerësuar e promovuar kudo në botë. Detyrë, të cilën ai ka marrë përsipër ta bëjë shpejt dhe me parametra bashkëkohorë, duke shfrytëzuar jo vetëm botimet, televizionin, por edhe njohjet e shumta personale. Detyrat e shumta dhe të rëndësishme që ka mbajtur mbi supe, si këshilltar i Kryetarit të Komisionit Evropian, për çështjet sociale, ndihmës i zv/kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për ndihmat humanitare, i kanë dhe në një vision të qartë për rrugët që duhen ndjekur dhe në Shqipëri, për ndryshimet e pozitës sociale të të papunësuarve dhe shtresave të tjera në nevojë. Ne u ndamë me të se ky fondacion do të jetë prezent gjatë në Shqipëri.
-
135 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj