header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”

“Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Intervistë me Pajtim Bellon, ish zv.ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës

 

 

 

 

Thellimi i krizës financiare në Greqi pritet të ketë ndikime të mëdha dhe në Shqipëri. Efektet do të jenë dhe më të mëdha nëse BE-ja nuk do ta ndihmojë Greqinë me paketa të posaçme financiare për përballimin e krizës. Më të “persekutuarit” nga kjo valë krize do të jenë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Shqipëri. Ndërkohë, jo pak do të preken nga kriza dhe bizneset shqiptare që kanë marrëdhënie tregtare me Greqinë. Në një intervistë për “Telegraf”, eksperti i ekonomisë si dhe ish- zëvendësministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka sqaruar të gjitha pasojat që priten të vijnë nga kriza financiare e shtetit fqinj Greqisë.

 

Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratat e Papandreut për përhapjen e krizës në të gjitha vendet e rajonit, bëhet fjalë nëse Evropa nuk e ndihmon Greqinë të kalojë krizën?

 

Mesa kuptohet kriza ekonomike dhe financiare në Greqi rezultoi më e madhe, më e thellë dhe më komplekse nga sa pritej. Që kjo krizë do të ndikojë në Eurozonë, nuk ka përse të vihet në dyshim; pavarësisht nëse Bashkimi Evropian (BE) do ta ndihmojë apo jo Greqinë në këto momente delikate. Nëse BE e ndihmon me paketa financiare të posaçme dhe Greqia do të pranojë kushtet që do t’i vendosen, për t’i marrë këto paketa, efektet do të jenë më të vogla dhe ndoshta do të jenë për kohë më të shkurtër, sepse ekonomia greke mund të  kapërcejë kolapsin ku është futur nga qeveritë para ardhëse.

 

Një nga vendet që mund të infektohet nga kriza greke jemi dhe ne pasi dihet që Greqia është partneri kryesor i Shqipërisë? Cilët janë sektorët që do të preken?

 

Vendi ynë ka kohë që është prekur nga kriza greke në ekonomi dhe kjo është vënë re në rënien e madhe të të ardhurave nga emigrantet ose ta themi troç nga eksportimi i krahut të punës. Pra së pari do të preket zëri i të ardhurave në euro prej emigranteve, që është gati e barabartë me 1/4 e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit për një vit.

Së dyti do të ndikojë në tregun e punës brenda vendit, sepse një pjesë e emigrantëve,  sidomos ata që i kanë familjet në Shqipëri, do të kthehen dhe rrjedhimisht do t’i bashkohen ushtrisë së pa punë që është mjaft e lartë.

Së treti pa dyshim që do të ndikojë në shkëmbimet tregtare, sepse Greqia është një nga partnerët kryesorë në fushën e eksport-importit. Efektet e këtij ndikimi është e vështirë t’i përcaktosh, sepse nga kriza greke mund të influencojë në rënien e çmimeve për mallrat që blejmë në Greqi, çka do të sillte mbase uljen e çmimeve në tregun e brendshëm; por nga ana tjetër kriza mund të  ndikojë në humbjen e këtyre tregjeve dhe deri në një gjetje të dytë mund të ketë ndikime negative në tregun e brendshëm tek ne, duke çuar padyshim në rritjen e çmimeve.

Së katërti kriza greke do ndikojë më fort tek ne, sepse favorizohet edhe nga vetë kriza ekonomike-financiare e vendin tonë. Kriza ekonomike-financiare tek ne  tashmë është në kulmin e vet. Me vonesë, por vetë qeveria e pranoi që jemi në krizë dhe...

 Ende nuk kemi ndonjë deklaratë të tillë prej Qeverisë apo ndonjë institucioni tjetër!..

Nuk kanë bërë deklaratë, por kanë shpallur qëndrimet si një reagim i vonuar ndaj krizës. Ngrirja e 20 miliardë lekëve të Buxhetit të Shtetit deri në qershor 2010, ndryshimi i Buxhetit të Shtetit duke ulur shpenzimet buxhetore për 25 miliardë lekë, deficiti mjaft i madh në buxhetin e shtetit i deklaruar për vitin 2009 prej rreth 600 milionë euro, borxhet e qeverisë ndaj bizneseve private që kanë kryer punë për qeverinë prej rreth 200 milionë euro, rënia e të ardhurave në buxhetin e shtetit për gati 10 muaj rresht, marrja e kredive direkte nga Banka e Shqipërisë etj., vërtetojnë krizën e rendë që ka mbërthyer ekonominë shqiptare. Sa më shumë ta mbulojë qeveria prezencën e krizës, aq më e fortë dhe agresive do të shfaqet ajo. Nga kjo që ndodhi në Greqi, Qeveria jonë duhet të nxirrte mësimet e duhura për të reaguar dhe të mos rendë mbas kredive tregtare për të larë borxhet e kredive të mëparshme!...

 

Një sektor sensitiv është dhe ai bankar. Ka gjasa që kursimet e shqiptarëve të kalojnë nga bankat greke në Shqipëri tek bankat mëma në Greqi?

 

Në sektorin bankar, bankat me kapital nga bankat mëmë në Greqi zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe ato jo vetëm se kanë të depozituara kursimet e shqiptarëve këtej dhe andej kufirit shqiptaro-grek, por lozin një rol të rëndësishëm në tërë ekonominë e vendit tone. Unë di se këto banka me ligj e kanë të ndaluar të dërgojnë kursimet/depozitimet e klientëve  për tek bankat mëmë dhe nëse një gjë e tillë ngjet ose sado pak ka ngjarë, kjo më shumë se përgjegjësi e këtyre bankave do të jetë përgjegjësi e Bankës Shqiptare dhe e Ministrisë së Financave, Pra, unë nuk pres që të ndodhë  transferimi i kursimeve shqiptare në drejtim të Greqisë. Çështja qëndron se këto banka, në këtë situatë, mund të humbin mbështetjen nga bankat mëmë dhe problemet me të cilat hasen në tregun tonë do t’i përballojnë me më vështirësi. Gjithsesi, në këto momente kontrolli nga Banka e Shqipërisë dhe Qeverisë mbi të gjitha bankat e huaja në Shqipëri duhet të jetë i fortë dhe profesional, ashtu siç edhe Qeveria duhet të rritë kufirin në vlerë për mbrojtjen/sigurimin e depozitimeve të qytetarëve në banka.

 

Për çfarë problemesh bëhet fjale?

 

Aktualisht kriza ekonomike në vendin tonë ka rritur ndikimin edhe mbi sistemin bankar dhe mund të themi se ky ndikim është kaq i madh sa që mund ta kalojë sistemin bankar në një krizë. Në këtë rast kriza ekonomike-financiare do të bëhet edhe më rëndë. Dukuritë janë shfaqur tashmë në mungesën e likuiditeteve në tregun financiar, në rritjen e borxheve të këqija në raport me totalin e kredive të dhëna(këto borxhe janë rreth 15-16% të kredive të dhëna!), në frenimin e kreditimit të ekonomisë etj..

 

Po emigrantët sa do të cenohen nga ky fenomen?

 

Emigrantët janë kategoria shoqërore që do të preken më shumë nga kriza greke. Ata janë të parët që do të humbin vendet e punës në Greqi dhe do të jenë në gjendje të vështirë ekonomike dhe psikologjiko-shpirtërore. Emigrantët e kanë të mbledhur mendjen, se në vendin mëmë nuk do të gjejnë vende pune dhe as ndonjë mbështetje konkrete. Do t’iu duhet të prekin edhe kursimet që mund të kenë vënë, për të jetuar në këto momente krize. Pra ekonomia familjare e tyre dhe perspektiva jetës së tyre do të cenohet rënde dhe kriza do shkarkojë gjithë rëndesën e vete mbi ata.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 294 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kriza Greke
  • “Kriza e Greqisë ka një impakt jo të vogël mbi emigrantët tanë”
  • “Qeveria në panik nga kriza ekonomike, pret shpëtim nga paratë e pista!”
  • Intervistë me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës
  • Flet Camille Nuamah, drejtore për Shqipërinë e Bankës Botërore
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD