Kriza trondit bankat
Intervistë me ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Intervistë me ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani
“Kriza financiare greke, ndikim të madh në ekonominë e vendit ”
Kriza që ka përfshirë Greqinë pritet të vijë dhe në vendin tonë . Nga të gjitha drejtimet, Shqipëria është në varësi të jashtëzakonshme nga Greqia dhe një fatkeqësi ekonomike te fqinji ynë jugor konsiderohet në të njëjtën kohë fatkeqësi për Shqipërinë. Gjatë viteve të fundit, një pjesë jo e vogël e kredive të dhëna në Shqipëri kanë pasur burim financimi Greqinë dhe ky burim kreditimi mund të thahet. “Vala goditëse mund të zgjerohet përtej Greqisë dhe të dëmtojë stabilitetin edhe në fqinjin tonë tjetër, Italinë”, thotë Shkëlqim Cani në një intervistë dhënë për gazetën “Telegraf” .
Një krizë e madhe financiare ka përfshirë vendin tonë Greqinë. Cili është komenti juaj çfarë ka ndodh realisht me financat greke? A është një shembull analogjik ky dhe me financat tona?
Shkurt, deficiti buxhetor rezulton më shumë nga sa ishte raportuar (12.7% e PBB), borxhi publik mbi 113.4%. Qeverisë tashmë i duhet që në një periudhë të shpejtë të sforcohet dhe të ulë në mënyrë drastike shpenzimet, të rrisë taksat, të ngrejë pagat, të rrisë moshën e pensionit, të marrë borxh me kosto më të lartë, të thërrasë për këshilla FMN etj.. Duket që së fundmi përfaqësues nga Eurozona, nga frika e përhapjes së epidemisë greke, i dhanë mbështetje solidare Greqisë, deri tani jo në para. Faji i gjithi është lokal, si në Greqi dhe për paralelizëm në Shqipëri. Kriza greke ka ardhur nga keqmenaxhimi dhe falsifikimi i financave, si edhe nga politikat populiste nga një qeveri jo fort e përgjegjshme - po kështu dhe më amplitudë shumë më të lartë edhe te ne. Rasti grek do bëjë që komuniteti ndërkombëtar të jetë shumë më i vëmendshëm dhe skeptik për politikat dhe sidomos statistikat që prodhon Shqipëria. Pavërtetësia e shifrave të servirura, nevoja për riformatime në strukturën e ekonomisë sonë, të buxhetit (shpenzime tej mundësive dhe duke marrë borxhe me kosto më të lartë se na e mban kurrizi) etj., janë fakte më të cilat ndeshemi përditë e më shumë. Greqia e ka për të dytën herë manipulimin e shifrave, Shqipëria duket se e ka bërë rrugë, duke spekuluar me faktin që ne punojmë me vlerësime jo llogaritje të sakta. Por, si në Greqi, tashmë tek ne shifrat në disa drejtime janë krejt kontradiktore mes tyre dhe nuk kërkojnë më ekspertizë për të kuptuar manipulimin.
Cilat janë problemet apo efektet që sjell borxhi i marrë nga qeveria kur një gjë e tillë është e nevojshme dhe normale?
Marrja e një borxhi nga shteti apo individi, është si ai për një familje, ka të mirat dhe të këqijat e veta dhe varet shumë për çfarë e përdor. Borxhi ka efekte pozitive në ekonomi, nëse përdoret me efiçencë, sidomos për investime me leverdi. Por nëse keqpërdoret apo merret në kushte jo të përshtatshme dhe në momente sforcimi të ekonomisë, ai prish treguesit makroekonomikë, pasi është ndër treguesit kryesorë me ndikim te treguesit e tjerë, si klasifikimi i vendit, interesat bankare, inflacioni, huamarrja e privatëve etj. Për më tepër, mendimi anon nga negativja për rastin shqiptar, pasi te ne mungon transparenca, konsultimi me publikun, debati i hapur i qeverisë më taksapaguesit, nuk merret parasysh asnjë sugjerim (duhet kërkim masiv për të gjetur ndonjë rast kur qeveria ka deklaruar reflektim për sugjerimet nga komuniteti dhe publiku).
Por cilët janë disa prej efekteve që do të ketë stuhia financiare greke në ekonominë tonë?
Greqia, partneri ynë kryesor në eksport-importe, në investimet e huaja direkte, në numrin e emigrantëve etj., me mushkëri tashmë të sëmura, vështirë të na lërë pa teshtima të forta gripi, ne shqiptarëve në këto drejtime. Mbetet të urojmë shërim sa më të shpejtë dhe pasoja sa më të lehta për ne! Kjo gjendje do të tkurrë dhe oreksin e qeverisë greke për ndonjë projekt, të themi ambicioz më fonde të veta për Ballkanin apo më ngushtë, për Shqipërinë.
Po ndikimi i krizës greke në kursin e këmbimit në Shqipëri cili është?
Borxhi i lartë nënçmon monedhën kombëtare, lekun, që për individin do të thotë në një kuptim të fitosh thuajse asgjë nga interesat në investimin që ke bërë te letrat me vlerë të qeverisë, edhe pse bonot e thesarit njëvjeçare janë me interes 9%. Familjet e emigrantëve që në fund të vitit 2008 morën 1000 euro dhe i kthyen në lekë, për t’i blerë bono thesari me kursin 123 lekë = 1 euro, në fund të vitit 2009 morën 8% më shumë lekë nga bonot, por nëse do të duhet t’i kthejnë përsëri në euro me kursin 138 lekë do të kuptojnë që jo vetëm nuk kanë fituar gjë, por në duar u mbeten gjithsej 950 euro. Por fitimi është i shumë i cunguar edhe për gjithë individët e tjerë që kursyen paratë, pasi kursi i këmbimit dhe deficiti buxhetor janë shkaktarët kryesorë të rritjes së çmimeve në Shqipëri. “Stuhia” greke solli ndryshime në kursin $/euro, me forcim për momentin të dollarit amerikan. Efektet te ne duhen parë veç të tjerash dhe nga dy këndvështrime: nga raporti i borxhit në valuta të ndryshme që kemi, si dhe nga përbërja në rezervat valutore, pasi ka efekte në vlerën e tyre.
Po përsa i përket bondeve që bankat tona mund të kenë marrë nga Greqia, ç’pasoja pritet të japin në sistemin tonë bankar?
Një tjetër ndikim potencial, por jo i ndjeshëm, mund të jetë nga blerjet e bankave tona të bondeve greke, që tashmë nuk klasifikohen më me të njëjtin risk, të paktën të perceptuar. Po kështu duhen supozuar efektet në tkurrje të mundshme në depozitat apo huat që kanë marrë bankat bija në Shqipëri te katër bankat mëma greke, që janë prezente në tregun shqiptar, apo dhe efekte nga kërkesat e reja të Bankës se Greqisë ndaj bankave tregtare greke. Banka e Shqipërisë duhet të kishte bërë një vlerësim të situatës në marrje të masave për ulje të efekteve të mundshme në sistemin tonë bankar. Bankat greke që kanë filialet në Shqipëri mund të ndodhë që ca fonde të shqiptarëve të transferohen në Greqi.
Një numër jo i vogël shqiptarësh punojnë e jetojnë në Greqi. Cili është komenti juaj për ndikimin që do të ketë ulja e remitancave në ekonominë shqiptare?
Emigrantët mund të marrin një tjetër goditje nga kriza e tanishme në ekonominë greke, me efekte në dërgesa më të pakta, pasi ekonomia greke mund të ballafaqohet me rritje çmimesh, me punëzënie më të ulët, taksa më të larta etj.. Rasti grek ka shumë të ngjarë që për analogji të ndikojë te vlerësimi i vendit tonë nga shoqëritë e specializuara ndërkombëtare, që deri më tani kanë qenë në niveli B për ekonominë shqiptare. Me gjithë pompozitetin e qeveritarëve duhet pranuar që ky klasifikim edhe po të rrijë në vend (ka pak gjasa) është një vlerësim që, sipas standardeve, tregon një ekonomi të dyshimtë, me gjasa për t’u përkeqësuar, gjë që rrit interesat e eurobondit, që së shpejti pritet të realizohet nga qeveria. Nuk duhet neglizhuar edhe ndonjë skenar, që rasti grek të mund të prishë tregun e eurobondeve për disa vende të tjera të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë, pasi mund të presupozohet rreziku më i madh dhe të ketë rritje të normave të interesit.
Duke u trembur për pamundësi pagese ose vështirësi në shlyerjen e borxhit, shtohet pasiguria për qëndrueshmërinë e monedhës kombëtare dhe për mbajtjen nën kontroll të inflacionit, çka rrit të gjitha interesat nominale dhe reale, për pasojë rritet kostoja e huamarrjes. Normat e interesit real më të rritura ndikojnë në temp më të ulët të rritjes ekonomike, sidomos të biznesit privat, që aktualisht është mjaft i dërrmuar. Ngrirja e pagave dhe rritja e moshës së pensionit në Greqi duket që do jenë masa të pritshme edhe në Shqipëri.
-
288 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj