header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | Shkodra për herë të dytë në prag katastrofe

Shkodra për herë të dytë në prag katastrofe

Silvana Sinaj
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Stojku: “Nuk përjashtohet një përmbytje tjetër, por mbi të gjitha qëndron siguria e hidrocentraleve”

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Rreziku i përsëritjes së një tjetër përmbytje në Shkodër është i madh. Reshjet e dendura të shiut gjatë tre ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqeneve në kaskadën e Drinit dhe detyruan Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare të hapë portat e dy hidrocentraleve në Veri të vendit.  Në një prononcim për shtyp kreu i KESH, Muharrem Stojku deklaroi se KESH ka hapur portat e shkarkimeve në hidrocentralin e Komanit dhe të Vau Dejës, ndërkohë që nuk ka shkarkime nga hidrocentrali i Fierzës. “Që nga data 18 shkurt kemi mbledhur komisionet e posaçme të KESH e të Ministrisë së Energjetikës për shkarkimet e plota të mëdha dhe kemi vendosur që nga data 18 të fillojmë shkarkimet në liqenin Vau Dejës e Koman.“- deklaroi drejtori i KESH, Muharrem Stojku.  Kreu I KESH-it ka dhënë shifra konkrete të shkarkimeve në dy hidrocentrale të cilat kanë ardhur duke u rritur  ditën e djeshme por sipas tij situata vazhdon të jetë nën kontroll.  “Kemi 350 metër kub shkarkime në Koman dhe 500 metër kub shkarkime në Vaun e Dejës. Duke bërë këto veprime kemi arritur të kemi nën kontroll këto liqene që të parapërgatimi për situata të mëvonshme pas mbledhjes së komisioneve të posaçme që do të vendosin për fillimin e shkarkimit nga liqeni i Fierzës. Drejtori i KESH nënvizoi se i gjithë personeli është në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll dhe po prodhohet maksimalisht energji elektrike.  “Situata është nën kontroll. Dje është prodhuar maksimalisht mbi 25.4 mln kilovat orë në ditë. Gatishmëria është maksimale dhe i gjithë personeli është nëpër objekte. Reshjet që po bien do të sjellin anomali, por përmbytja do të jetë e kontrolluar”. Stojku informoi në konferencën për shtyp të paradites së sotme se nuk kishte të dhëna për fillimin e përmbytjes në fushën e Nënshkodrës, por nënvizoi se mbi të gjitha qëndron siguria e HEC: “Në radhë të parë duhet të shikojmë sigurinë e Hidrocentraleve duke i bashkërenduar me mundësinë minimale të përmbytjeve”, - theksoi Stojku.

Situatë e vështirë dhe në Maqedoni

Kushtet jo të favorshme të kohës, të ndjekura me reshje intensive të shiut dhe shkrirje të dëborës gjatë ditës së djeshme kanë përfshirë gjithë rajonin e Ohrit. Agjencia maqedonase e lajmeve Mia informon  se ka rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit një centimetra në krahasim me një ditë më parë. “Sot niveli i ujit të liqenit arrin 693,89 dhe është 14 centimetra mbi kufirin e sipërm.”  Reshjet sollën edhe rritjen e nivelit të ujit të lumenjve që derdhen në Liqenin e Ohrit, që plotësisht e ndërlikojnë situatë edhe pse portat për lëshimin e ujit nga liqeni në Drinin e Zi në Strugë janë maksimalisht të hapura që më 13 shkurt. Drini i Zi ka derdhje në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës duke rritur kështu prurjet në këtë kaskadë. I lartë është edhe niveli i ujërave nëntokësore që dalin në sipërfaqe, që sollën përmbytje të mjediseve të bodrumeve dhe hapësirave përdhese të mbi 200 objekteve banesore në Peshtani dhe kjo jo vetë në bregdet por edhe në pjesët më të larta të fshatit. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski është parashikuar që sot të vizitojë Peshtanin për t’u njohur vetë me situatën. Rritja e nivelit të ujit të lumenjve që derdhen në liqen paraqesin rrezik të përmbytjeve që nuk janë vetëm në bregdet të Liqenit të Ohrit para së gjithash për objektet e banimit dhe të mbjellat përgjatë rrjedhës së Lumit Kosel.

 

BSH-ja: Bankat e nivelit të dytë rrisin interesat për kredinë e biznesit

 

Kriza e kreditit vazhdon që të jetë presente në vend, duke pasur një impak në rritje për biznesin, i cili vazhdon që të vuajë një sërë vështirësish, të cilat lidhen me mungesën e financimit, të shoqëruar me kostot në rritje që po kthehen në barrë për sipërmarrjen

Kriza e kreditit vazhdon që të jetë prezente në vend, ndërsa bankat kanë vazhduar që të rrisin marzhin e përdorur për kreditë me risk të lartë që vazhdojnë të rriten. Raporti vjen nga ana e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e katërt të vitit 2009, duke dhënë edhe një përshkrim të fundit mbi politikat që bankat e nivelit të dytë po përdorin për klientët e tyre. Bankat kanë shtrënguar standardet e kreditimit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009 nëpërmjet rritjes së marzhit për kreditë me rrezik më të lartë, balanca e të cilit është rritur në -7.8 për qind, krahasuar me -3.8 për qind në tremujorin e kaluar. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë bën të ditur se bankat e nivelit të dytë kanë lehtësuar disi standardet e kreditimit, duke zbatuar një marzh më të ulët për kreditë në përgjithësi dhe duke ulur pak kërkesën për kolateral në raport me madhësinë e huasë, balancat neto për të dyja shënojnë vlerën 6.7 për qind. Bankat kanë mbajtur të pandryshuara nga tremujori i kaluar komisionet e kredisë dhe kushtet për maturitetin maksimal të kredisë së akorduar. Por situata e përkeqësuar financiare duket se do të ketë një përmirësim këtë tremujor. Për tremujorin e parë të vitit 2010, bankat parashikojnë një lehtësim të vogël të standardeve të kredidhënies për individët, krahasuar me ato të aplikuara në tremujorin e katërt të vitit 2009. Ky lehtësim do të jetë më i madh për kreditë për blerje banese, sesa për kreditë konsumatore (balancat neto janë përkatësisht +13.7 për qind dhe +4.4 për qind). Ndërkohë, ekspertët e bankave presin një rritje të kërkesës për kredi për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2010.

Bankat lënë ndërtimin pa financim

Pas një sjelljeje tërësisht të shtrënguar të ndjekur edhe nga një kërkesë në rënie, klima e biznesit në vend është përkeqësuar, ndërsa sektorë si ndërtimi kanë mbetur tërësisht pa financim. Kërkesa e individëve për kredi gjatë tremujorit të katërt 2009, sipas opinioneve të ekspertëve të bankave, vlerësohet në ulje, por në një shkallë më të vogël se në tremujorin e kaluar (balanca neto e bankave që shprehen për rritje të kërkesës është -18.7 për qind, krahasuar me -21.2 për qind në tremujorin e kaluar). Kërkesa e konsumatorëve për kredi për blerje banese është vlerësuar më e ulët se kërkesa e tyre për kredi konsumatore. Në fakt, nevoja e individëve për financimin e konsumit të tyre është faktori që është renditur si më kryesori në nxitjen e kërkesës së individëve, balanca e së cilit u rrit në 25.0 për qind, krahasuar me 17.0 për qind në tremujorin e kaluar. Nga ana tjetër, faktori i cili është renditur nga bankat si më kryesori në rënien e kërkesës për kredi nga konsumatorët pranë bankave të tyre është përdorimi i burimeve alternative të financimit, si për shembull përdorimi i kursimeve. Balanca neto e tij është -19.0 për qind.

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 186 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Berisha: “Kemi situatë emergjente, të kapërcejmë situatën me dëme minimale”
  • Hapen ankandet në Përmbarim, vetëm 2010-ta, 200 dosje
  • Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”
  • Shkodra mbytet, Parlamenti “krihet”
  • Fusha e Maliqit, rikthehet gjoli si në vitet 1960
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD