Zbardhet skema e re e kompensimit të ish- pronarëve, likuidimi me këste
Spaho: “Ja se di do të shpërndahet fondi special për ish pronarët”
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Kriza ekonomike duket se ka ndikuar në vendimmarrjen e Qeverisë, në mënyrë që të realizojë një shpërndarje të lekëve me formën e kësteve për ish-pronarët, duke ndjekur dhe formulën që përdoret për ish-të përndjekurit politikë. Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho në një prononcim për “Telegraf” ka sqaruar dhe skemën e re që pritet të aplikohet që këtë vit për kompensimin e ish pronarëve. Sipas tij “ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave subjekteve të shpronësuara kanë të bëjnë me kompensimin financiar, ato plotësojnë premtimin e qeverisë për të përmirësuar skemën e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuar dhe administruar më mirë fondet e vëna në dispozicion për këtë qëllim”. Pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave sipas Spahos, do të krijohet një fond special, i cili do të përdoret për kompensim financiar. Burimet e fondit do të jenë të ardhura nga buxheti i shtetit, të ardhura nga privatizimi i pronës shtetërore, të ardhura nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës dhe ajo e legalizimit të ndërtimeve pa leje si dhe kontribute nga donacione të ndryshme. Spaho sqaron se: “Krijimi i fondit special do të bëjë të mundur që kompensimi financiar si pjesë e kompensimit tërësor të pronave të subjekteve të shpronësuar të mund të kryhet në ngjashmëri me skemën e kompensimit të ish të përndjekurve politike, domethënë me këste”. Në këtë mënyrë sipas Spahos “do të ketë një përfshirje më të gjerë të subjekteve përkatëse dhe shpërndarje më të mirë të fondeve në dispozicion”. Veçori e fondit përbën fakti që të ardhurat e tij do të mund të trashëgohen nga një vit në tjetrin. Ky përcaktim do t`i japë një impuls të ri procesit të kompensimit financiar të pronës.
Mundësia e trashëgimit të Fondit
Kompensimi i ish-pronarëve për pronën e tyre në zonën informale do të kushtëzohet nga pagesa që do të bëjnë banorët, që do të legalizojnë truallin e ri të shtëpisë së ndërtuar në rrugë jo ligjore. Qeveria ka përcaktuar një llogari të posaçme bankare, që administrohet nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Çelet një llogari të posaçme pranë thesarit në Bankën e Shqipërisë për fondin special. Ndërsa është përcaktuar se ky fond i akumuluar dhe i papërdorur nuk digjet sipas ligjit për “Buxhetin faktik”, por mbartet për llogari të vitit të ardhshëm. Llogaritë e fondit special të kompensimit të pronave paraqiten në Kuvend së bashku me buxhetin faktik.
Buxheti, ndryshimet ligjore
Ministri i Financave përcakton me udhëzim mënyrën dhe procedurën për administrimin e fondit të kompensimit dhe rregulluar për arkëtimin e administrimin e burimeve, që përbëjnë këtë fond. Për burimet e fondit të pronave, Qeveria ka përcaktuar pesë mënyra.
a- Të ardhurat buxhetore ku përfshihen: të ardhurat nga buxheti faktik i shtetit për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ndryshuar;
b- Të ardhurat të realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave, në masën 65 për qind e vlerës së shitjes, për objektet, dhe 100 për qind e vlerës së shitjes, për truallin;
c- Të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë, së parcelës ndërtimore, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar;
d- Të ardhura të tjera, që sipas ligjeve të veçanta apo akteve nënligjore, kalojnë për llogari të fondit të kompensimit të pronave. Gjithashtu përcaktohen se edhe të ardhurat nga donatorë të ndryshëm realizohen të fondi special i pronave.
Përfitimi i parave
Shuma e të hollave, të përfituara nga kompensimi financiar, e depozituar në llogarinë bankare, tërhiqet personalisht nga subjekti përfitues apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotësinë juridike për të vepruar. Pagimi i shumës së depozituar në favor të subjekteve përfitues bëhet pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Dokumentacioni i nevojshëm dhe procedurat për verifikimin e tij përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së i raporton me shkrim, periodikisht, çdo tre muaj, Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, për ecurinë e procesit të kompensimit financiar dhe për administrimin e fondit të kompensimit të pronave.
Kriza e kreditit vazhdon që të jetë prezente në vend, duke pasur një impak në rritje për biznesin, i cili vazhdon që të vuajë një sërë vështirësish, të cilat lidhen me mungesën e financimit, të shoqëruar me kostot në rritje që po kthehen në barrë për sipërmarrjen
Bode: “Borxhet e ndërtuesve qeveria do t’i lajë brenda Marsit”
Ultimatumit të ndërtuesve për pezullim të punës i është përgjigjur vetë kreu i financave Ridvan Bode, i cili konfirmoi se pagesat e borxhit të ndërtuesve do të lëvrohen brenda këtij muaji. Ministri pranoi situatën e vështirë të krijuar në tre muajt e fundit mes ndërtuesve dhe Ministrisë së Punëve Publike e Transporteve, sa i takon shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, të shkaktuara nga volumi i madh i punës, kryesisht gjatë fushatës elektorale. “Jemi duke pritur listën nga Ministria e Punëve Publike, në mënyrë që të derdhim shumat. Në total janë 45 milionë euro, ku 30 milionë do t’i japim javën që vjen, kurse pjesa e mbetur më vonë. Pra, në muajin mars do të përfundojë i gjithë problemi me ndërtuesit”, tha ministri Bode. Sa u takon firmave të ndërtimit, ato kishin paralajmëruar pezullim të punimeve deri në zgjidhjen e problemit. Në fakt ky ishte paralajmërimi zyrtar i shoqatës, por në realitet në shumë objekte ishin ndërprerë punimet, për shkak të mungesës së fondeve. Sipas ndërtuesve, janë të paktën 35 firma ndërtimi që kanë hyrë në situatë të vështirë financiare, por qeveria pretendonte të kundërtën. Mungesa e fondeve për të shlyer punët e bërë në projekte të ndryshme, kryesisht rrugë, po shkaktonte pasoja zinxhir në ekonomi, nga furnitorët e lëndës së parë e deri te punonjësit që nuk po merrnin pagat. Pas zgjidhjes së këtij problemi, qeveria duhet të përballet me projektet e reja, të cilat kërkojnë financime të mëdha. Plani i reduktimit të shpenzimeve me rreth 250 milionë dollarë do të prekë edhe investimet, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin këtë vit. Ndërkaq, Ministria e Financave ka nisur negociatat me donatorët për të gjetura financime për tri projektet e mëdha infrastrukturore Tepelenë-Berat, Tiranë-Elbasan dhe Rruga e Arbrit. Të tria këto projekte vlerësohen nga qeveria në masën 630 milionë euro, ku gjysma të paktën do të financohen nga bankat zhvilluese, pra donatorët si BERZH, BEI, BB apo Banka Islamike.
-
196 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj