header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | Qeveria miraton projektligjin për kooperativat kapitaliste

Qeveria miraton projektligjin për kooperativat kapitaliste

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ja procedurat për dhënin me qira të tokave djerr, të drejtat e pronarit legjitim dhe qiramarrësit si dhe gjobat dhe sanksionet kush nuk bindet

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Në mbledhjen e radhës qeveria ka miratuar Projektligjin “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”.  Sipas këtij projektligji, komunat do të autorizohen të përcaktojnë skema dhe të vendosin marrëdhënie me pronarin e tokës. Në draftin që shoqëron projektligjin përcaktohen rregullat dhe procedurat për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, për të garantuar funksionin social të pronës, në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe rural. Objekt i projektligjit  do të jenë të gjitha tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral “arë”, “vreshta”, “pemëtore” dhe “ullishte”, që figurojnë si të tilla në regjistrat kadastralë shtetërorë, në SAMT, në qark, por që nga verifikimet e kryera, sipas dispozitave vijuese të këtij ligji,  rezultojnë të jenë lënë djerr. 

Komisioni dhe afatet 

Për evidentimin e tokave bujqësore të pakultivuara, pranë çdo komune dhe/ose bashkie, sipas projektligjit  do të  krijohet dhe komision  ku në përbërje të tij do jetë  përgjegjësi i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, (ZMMT), të komunës dhe/ose bashkisë                       kryetar përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimi dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK) si dhe  kryetari i fshatit përkatës.  

Komisioni bën çdo vit, brenda 15 shtatorit, verifikimin e sipërfaqeve të tokave të pakultivuara për çdo fshat. Verifikimi sipas projektligjit do të bëhet duke u bazuar në këqyrjen fizike të sipërfaqes së tokës, në të dhënat kadastrale dhe në informacionin e siguruar nga vetë pronari i saj. Në mungesë të pronarit, sipas projektligjit komisioni mund të siguroje informacion nga pronarët kufitarë, të afërm të tij apo banorë të tjerë të fshatit. Rezultatet e verifikimit, për çdo pronar ose posedues të ligjshëm, pasqyrohen në një dokument, forma dhe përmbajtja e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Dokumenti i verifikimit i paraqitet kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë brenda datës 30 shtator të çdo viti.

Shpallja e listës së tokave të pakultivuara

Sipas Projektligjit, kryetari i komunës dhe/ose bashkisë publikon, brenda datës 15 tetor të çdo viti, listën emërore të pronarëve ose poseduesve të ligjshëm me sipërfaqet përkatëse të tokave, të evidentuara si të pakultivuara në çdo fshat. Kjo listë afishohet, për një afat prej 45 ditësh, në qendër të komunës dhe në fshatin përkatës. Për efekt të zbatimit të këtij ligji, afishimi i listës së mësipërme përbën njoftim zyrtar të çdo pronari ose poseduesi të ligjshëm. Brenda kësaj periudhe, pronarët, emrat e të cilëve përfshihen në listë, kanë të drejtë të paraqesin ankesë, me shkrim, pranë kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë, për saktësinë e evidentimit të kryer nga komisioni. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë shqyrton ankesat e paraqitura, rast pas rasti, brenda 5 ditëve nga marrja e ankesës.

Dokumentacioni në dorë të komunarëve

Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë përgatit dokumentacionin e evidentimit të tokave të pakultivuara dhe ia paraqet këshillit të komunës dhe/ose bashkisë për shqyrtim dhe vendimmarrje për klasifikimin e tyre si të tilla. Shqyrtimi bëhet brenda 15 janarit të vitit pasardhës. Këshilli i komunës dhe/ose bashkisë merr vendimet përkatëse për çdo fshat, të cilat përmbajnë identitetin e pronarit ose poseduesit të ligjshëm dhe sipërfaqen përkatëse të tokës, që klasifikohet e pakultivuar. Vendimi i këshillit të komunës dhe/ose bashkisë përbën njëkohësisht autorizim për kryetarin e komunës dhe/ose bashkisë për t’ua dhënë me qira këto toka subjekteve kërkuese. Vendimi i këshillit të komunës dhe/ose bashkisë publikohet (shpallet) në vende të dukshme në qendër të komunës dhe/ose bashkisë si dhe në qendër të çdo fshati. Kur është e mundshme këto vendime publikohen edhe në median lokale.

Kërkesa e pronarit të ligjshëm

Pronari ose poseduesi i ligjshëm i sipërfaqeve të tokave të pakultivuara, të përfshira në vendim, mund t’i paraqesë një kërkesë me shkrim komunës dhe/ose bashkisë, brenda 31 janarit, në të cilën merr përsipër detyrimin për të kultivuar këtë tokë, duke i bashkëlidhur kërkesës një plan për përdorimin e tokës, përfshirë kulturën bujqësore, sipërfaqen dhe afatet e kultivimit. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë, brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës, ia përcjell për miratim këshillit të komunës dhe/ose bashkisë, i cili bën korrigjimin përkatës në listën e tokave të pakultivuara, për sipërfaqen e kërkuar për t’u mbjellë.

Dhënia me qira për mbjellje dhe afati

Tokat e klasifikuara si toka të pakultivuara, sipas përcaktimeve të këtij ligji, u jepen me qira të tretëve, vetëm për kultivimin e bimëve të arave, për jo më shumë se 5 vje[ar. Afati i qiradhënies është njëvjeçar, me të drejtë përsëritjeje. Pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës nuk ka drejtë të bëjë kërkesë për kultivimin e kësaj toke deri në përfundim të afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të qirasë. Me mbarimin e kontratës së qirasë, komuna dhe/ose bashkia ka të drejtën e qiradhënies së kësaj toke, nëse pronari ose poseduesi i ligjshëm nuk ka ushtruar kërkesë për kultivimin e saj.

Qiramarrësi dhe taksat

Subjekte të qiramarrjes së tokave bujqësore të pakultivuara janë personat fizikë e juridikë, vendas dhe të huaj, që shprehin interes, me shkrim, për këtë veprimtari, pranë komunës dhe /ose bashkisë përkatëse. Shprehja e interesit përmban përshkrimin e veprimtarisë bujqësore që subjekti do të kryejë. Pas miratimit të kërkesës nga komisioni qiramarrësi paguan vlerën e qirasë për çdo vit pranë komunës dhe/ose bashkisë. Pagesa e parë bëhet me nënshkrimin e kontratës, pagesat e tjera bëhen mbas çdo viti. Të ardhurat, që krijohen nga qiradhënia e tokave të pakultivuara, ndahen,  në 80 për qind, në dobi të pronarit apo poseduesit të ligjshëm të tokës; nga shuma e së cilës komuna dhe/ose bashkia mban vlerën e taksës vjetore mbi token ndërsa 20 për qind, në dobi të komunës dhe/ose bashkisë për mbulimin e shpenzimeve administrative që lidhen me zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Mbas lidhjes së kontratës ndërmjet qiradhënësit dhe qiramarrësit, komuna dhe/ose bashkia bën njoftimin zyrtar të pronarit ose poseduesit të ligjshëm të tokës bujqësore të pakultivuar. Njoftimi përmban identitetin e qiramarrësit, llojin e veprimtarisë që ai do të kryejë, çmimin e qiradhënies dhe kohëzgjatjen e kësaj kontrate.

 

Gjobat

 

Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë:

 

- vendos gjobë nga 10 000 (dhjetë mijë) - 40 000 (dyzet mijë) lekë për kryetarin e fshatit, për kundërvajtje administrative, të përcaktuara në shkronjën “a” dhe “b” të pikës 1, të këtij neni;

- i propozon kryetarit të këshillit të qarkut dhe drejtorit të DRBUMK – së vendosjen e gjobës nga 10 000 (dhjetë mijë) - 40 000 (dyzet mijë) lekë ndaj përfaqësuesve të këtyre institucioneve, në përbërje të komisionit të evidentimit të tokave të pakultivuara, për kundërvajtje administrative, të përcaktuara në shkronjën “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij neni. Kryetari i këshillit të qarkut dhe drejtori i DRBUMK janë të detyruar të miratojnë propozimin e kryetarit të komunës dhe /ose bashkisë për vendosjen e gjobës.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 224 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Kooperativat
  • Raporti sekret i KLSH-se
  • Skandali me tokat e bregdetit
  • Zbardhet raporti i skandaleve
  • Bizneset e Dakos po mbajnë peng më shumë se 400 familje
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD