Bode: Kriza globale na ka infektuar
Buxheti shkurtohet me 25 miliardë lekë, nuk preket fondi i pagave dhe pensioneve
<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Buxheti shkurtohet me 25 miliardë lekë, nuk preket fondi i pagave dhe pensioneve
Bode: Kriza globale na ka infektuar
Ministri i Ekonomisë Ridvan Bode gjatë një konferencë për mediat për mbylljen e buxhetit të vitit 2009, ka deklaruar se kriza globale ka infektuar edhe ekonominë shqiptare. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare pranon prekjen nga kriza. Sipas Bodes, duke u ndodhur në këto situate do të rishikohet edhe njëherë buxheti 2010, duke ulur me 25 miliardë lekë shpenzimet. “Do të rishikohet edhe njëherë buxheti 2010 nga qeveria, duke minimizuar me 25 miliardë lekë shpenzimet e saj” – u shpreh Bode. Ministri i Ekonomisë është ndalur të sqarojë, se ulja e shpenzimeve nuk do të cenojë rritjen e pagave dhe pensioneve. “Ulja e shpenzimeve si pasojë e krizës globale që ka infektuar ekonominë, nuk do të prekë rritjen e pagave dhe pensioneve. Edhe për bizneset do të ketë amnisti fiskale”- nënvizoi ministri i Ekonomisë. Duke folur për mbylljen e buxhetit 2009, Bode është shprehur se “ të ardhurat e realizuara në buxhet janë 92%, ndërsa shpenzimet buxhetore arrijnë deri në 94%” – deklaroi më tej Bode.
Plani
Pas publikimit të planit të Ministrisë së Financave për të reduktuar shpenzimet e buxhetit 2010, ” mësohen të tjera detaje. Duket se qeveria e ka marrë vendimin e reduktimit të shpenzimeve mbi bazën e tre varianteve të propozuara nga Ministria e Financave. Është planifikuar shkurtimi i fondeve për investime në masën 20 miliardë lekë dhe operativeve me 5 miliardë lekë. Zbatimi i këtij plani mund të kryhet gjatë hartimit të buxhetit suplementar, ose i ndonjë akti tjetër, që gjithsesi do të kërkojë miratim të Kuvendit. Shkurtimi i investimeve me 20 miliardë lekë (mbi 220 milionë dollarë), prek gati 22 për qind të totalit të fondeve të planifikuara për punët publike. Pakësimi i këtyre fondeve do të prekë biznesin privat, kryesisht atë ndërtues, i cili një pjesë të aktivitetit e mban me fondet publike të qeverisë nëpërmjet pjesëmarrjes në tenderë.
Pranimi i krizës
Për herë të parë Ministria e Financave pranon hapur në një dokument zyrtar dhe në mbledhje qeverie se kriza ka goditur ekonominë shqiptare gjatë vitit 2009 dhe se efektet do të ndihen konsiderueshëm gjatë këtij viti. Për këtë shkak parashikohet një ulje e të ardhurave me rreth 30 miliardë lekë, por që gjithsesi mbeten të larta në krahasim me vitin që lamë pas. Në parim ministri i Financave i kishte propozuar Kryeministrit reduktimin e buxhetit me afro 40 miliardë lekë, ose tkurrja të shtrihej në tre vitet e ardhshme, në mënyrë që të ulej borxhi. Në çdo fillim viti qeveria rishikon kuadrin makroekonomik dhe fiskal, duke vendosur plane të shpenzimeve dhe të ardhurash për tre vite, si kusht i vendosur nga BE-ja. Mbi bazën e këtij kuadri, Ministria e Financave dhe institucionet e tjera kanë një ide të qartë sesi duhet t’i bëjnë planet, pa dalë jashtë objektivit. Në dokumentin e hartuar nga ministria, thuhet qartë se kriza ka tkurrur të ardhurat, ka shtrënguar kreditë, ulur remitancat dhe frenuar rritjen ekonomike.
-
193 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj