header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Ekonomi | INSTAT jep alarmin inflacioni merr

INSTAT jep alarmin inflacioni merr

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ekonomia e vendit në dorë të kursit të këmbimit, Fullani hesht

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:1; mso-generic-font-family:roman; mso-font-format:other; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:0 0 0 0 0 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->


 

 

Ka plot gjashtë muaj  që Banka e Shqipërisë ka lënë ekonominë e vendit në dorë të tregut valutor. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në tregun valutor që nga 5 qershori 2009, kur shiti euro ne treg me 132.28 lekë. Pikërisht nga mosndërhyrja e bankës dhe blerja e valutës kanë bërë që të luhaten dhe transaksionet ditore. Leku ka shënuar një rekord të ri të dy viteve të fundit në fillim të javës, duke arritur në 139.39 lekë.  Në një kohë që të gjitha çmimet e produkteve në treg kanë pësuar një rritje çmimesh të madhe. Bëhet fjalë për gjithë produktet që vijnë nga importi e kryesisht ato të konsumit të përditshëm. Ky fakt konfirmohet nga INSAT-i ku bëhet e ditur se inflacioni ka shkuar në masën 3.6 %. Sipas INSTAT-it  Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2010, arriti 106.3 për qind  kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Janar është 3.6 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.1  për qind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” sipas INSTAT-it  shënoi një rritje prej 1.3 për qind,  me një ndikim prej 0.5  për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 8.2 për qind vërehet në nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të qepëve të thata me 35.7 për qind, domateve  me 27.3 për qind, preshit me 14.2 për qind, kastravecëve  me 5.4 për qind, lakrës me 2.9 për qind,  etj. Çmimet e nëngrupit  “fruta” shënuan një rritje prej 0.3 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave  me 8.4 për qind, mollëve me 7.1 për qind, dardhave  me 2.7 për qind,etj, ndërsa çmimet e kivit shënuan një ulje prej 4.5 për qind, portokolleve 4.1 për qind, limonëve 1.7 për qind, etj.  Gjatë muajit Dhjetor çmimet janë rritur edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet,  ”pije jo alkoolike”  me 0.4 për qind, “sheqer, reclena, mjaltë etj”  0.2 për qind,   ”peshk” 0.2 për qind, ” mish” 0.2 për qind, etj..  Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” shënoi një ulje prej 0.8 për qind, brenda të cilit çmimet e këpucëve shënuan një ulje prej 1.3 për qind dhe çmimet e veshjeve 0.7 për qind.

Indeksi i grupit “pije alkoolike dhe duhan ” shënoi një rritje prej 0.5 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të duhanit me 1.2  për qind. Indeksi i grupit ”Transport” nuk ka ndryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm, por brenda tij çmimit e karburanteve shënuan një rritje  dhe konkretisht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 për qind dhe çmimi i benzinës 0.6 për qind.  Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga -0.3 për qind ne + 0.1 për qind

 

Klientët më të mëdhenj që blejnë valutë dhe sa luhaten transaksionet ditore

 

Që prej ndërhyrjes së fundit të Bankës së Shqipërisë leku është nënçmuar edhe me rreth 6 për qind. Ndërkohë që bankat e nivelit të dytë janë treguar më aktive në treg, ndërkaq që klientët më të mëdhenj që blejnë valutë, janë dy kompanitë celulare në vend. Një vëzhgim i detajuar i të dhënave të kursit të këmbimit (blerje-shitje) që bankat raportojnë te Reuters  tregonte se kursi kishte arritur një pikë të lartë dhe bankat duket se po tërhiqeshin nga kryerja e transaksioneve në këto nivele. Në fakt, në ditët e mëpasshme, euro humbi pikë ndaj lekut, duke zbritur ne nivelin e 138.45 lekëve për 1 euro në fund të javës. Kërkesa e lartë për valutë dhe blerjet e mëdha nga bankat mbeten faktori kryesor që tërheq lart euron, ndërsa në treg herë pas here vërehen dhe pasojat e panikut. Aktorët e tregut pohojnë se banka që kryen volumet më të mëdha të transaksioneve është Raiffeisen e ndjekur BKT, ndërsa aktive janë dhe Intesa San Paolo, Tirana Bank dhe Alpha. Blerësit më të mëdhenj mbeten AMC dhe Vodafone, të cilat vijojnë të transferojnë fitimet e tyre jashtë vendit. Aktor aktiv në blerje valute muajt e fundit ka qenë dhe kompania energjetike CEZ, (pronari i Operatorit të Sistem Shpërndarjes). Në momentin që një kompani kërkon të bëjë një blerje të madhe, fillon e informohet nga bankat për nivelin e kursit të këmbimit dhe ato menjëherë reagojnë duke rritur çmimin, çka sjell një zhvlerësim të lekut. Sipas të dhënave të eksperteve, të cituar nga Reuters!, transaksionet në vend luhaten midis 10 dhe 20 milionë euro. Këto shuma konsiderohen relativisht te vogla dhe një blerje e madhe që mund të bëhet nga ndonjë bankë për llogari të kompanive që transferojnë fitimin jep një ndikim të menjëhershëm e të lartë në treg (kujtojmë këtu që për 9 mujorin u transferuan rreth 230 milionë euro fitime dhe sipas rekomandimeve të Bankës Qendrore, kompanitë po e transferojnë atë gradualisht). Nga të dhënat e Reuters rezulton se Banka e Shqipërisë e ka lënë tregun të luhatet lirshëm dhe nuk ka ndërhyrë që nga 5 qershori 2009, kur shiti euro ne treg me 132.28 lekë. Që nga ajo kohë leku është nënçmuar edhe me rreth 6 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e ka bërë të qarte se jemi në një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe individët dhe bizneset duhet të mbajnë vetë përgjegjësitë për veprimet me valutat e huaja.

 

 

Qeveria nuk ka nxjerrë asnjë vendim për fatin e bonove të Privatizimit të Anglo-Adriatikës. Ministria e Financave hesht

 

Ministria e Financave, dështon në shpërndarjen e bonove

 

Akoma nga dikasteri i Ministrisë së Financave nuk është përgatitur udhëzimi që do të shërbejë për shpërndarjen e bonove të privatizimit grumbulluara nga Fondi I Investimeve të Anglo- Adriatikës. Udhëzimi pritej të miratohet pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” që u miratua në seancën e fundit parlamentare. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e investimit të krijuara me ligjin nr. 7979, datë 26.07.1995, Për fondet e investimeve , u rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e rishpërndarjes ,  thuhet në relacionin e ligjit. Po ende nuk ka asnjë vendim qeverie si dhe asnjë udhëzim nga Ministria e Financave që do të mund të sqarohej njëherë e mirë amullia në tregun e letrave me vlerë. Ndërkohë në ligjin nr. 10 198, datë 10.12.2009 “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që u kalua nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit plenare përcaktohet  dhe një nen për këtë Fond ku thuhet se në përputhje me ligjin nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt", bonot e privatizimit nuk janë pjesë e përkufizimit të titujve. Si rrjedhim, ligji i sipërmarrjeve kolektive nuk ka lidhje me rregullimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të bonove të privatizimit. Gjithsesi, meqë ky ligj zëvendëson ligjin e vitit 1995 të fondeve të investimit, në bazë të të cilit është krijuar Anglo-Adriatika, në të parashikohen dispozita transitore. E para, ligji u kërkon fondeve ekzistues që të bëjnë përshtatjen në përputhje me kërkesat e ligjit të sipërmarrjeve në investimet kolektive. E dyta, ligji i ngarkon Ministrisë së Financave detyrën për të trajtuar çështjet që lidhen me bonot e privatizimit. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e investimit, të krijuara me ligjin nr. 7979, datë 26.7.1995, “për fondet e investimeve”, iu rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e rishpërndarjes

Bilanci I bonove

Sipas përllogaritjeve, gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë të shpërndara zë më shumë se 51 miliardë lekë ose rreth 68 për qind. Rreth 24 miliardë lekë janë të pashpërndara dhe në total zënë rreth 75 miliardë lekë bono privatizimi. Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë, të cilët përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit. Sipas të dhënave, rreth gjysma e letrave me vlerë u mbetën në dorë qytetarëve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë kanë arritur të bëjnë llogari të përafërta për vlerën e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë që kanë përfituar ish-të përndjekurit. Sipas të dhënave, mendohet se vlera e papërdorur e bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë përllogaritet deri në 64 miliardë lekë bono privatizimi dhe 12.5 miliardë lekë letra me vlerë privatizimi, që kanë përfituar ish-të përndjekurit politikë.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 202 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Në mes të marsit fillojnë legalizimet me bono
  • Harsani :“Skavica mashtrimi i madh i radhës i Berishës ”
  • Intervistë me Pajtim Bellon, ish -zëvendësministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës
  • Intervistë me Genta Ramën analiste financiare në tregun bankar
  • Kriza Greke
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD