“Ju tregoj masakrën që bënë ushtarët grek në fshatin tonë”
HISTORIA/ Rrëfen për “Telegraf”, Abedin Avdyli: “Para syve të mi vranë babanë dhe gjyshen”
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Një histori rrëqethëse shpaloset nëpër fjalët e Abedin Avdylit, çamit që ka parë me sytë e tij sesi është djegur një fshatë i tërë dhe në ç’ mënyrë përpara syve të tij, ushtria greke i ka masakruar dhe më pas i ka vrarë të atin dhe gjyshen e tij. Abedini tani është vetëm 75-vjeç dhe ende kur kujton ngjarjen e familjes i mbushen sytë me lot. Ai ka lindur në Sparta, Filati në Greqi, por në vitin 1943, është larguar nga vendlindja në tentativën për të mbijetuar së bashku me pjesën e familjes që mbeti gjallë. Masakrën e tmerrshme të shkatërrimit të fshatit të tij ai e kujton kështu: “Në çastin që jemi sulmuar unë isha vetëm 8 vjeç dhe tmerrin që pash më sy, kur përpara meje vranë 5 vetë nga një familje, një fëmijë 2 vjeç, babin dhe gjyshen time, nuk kam për ta harruar sa të kem jetë. Në momentin që ushtria greke erdhi në fshat, u trembëm të gjithë, pasi ne e dinim që ishin njerëz pa shpirt. Ata sapo u futën në fshat filluan të vrisnin burra, gra, fëmijë e çdo gjë që u dilte para. Babai im e pa se po vinin drejt shtëpisë sonë dhe thërret që të iknim dhe të shpëtonim kokën, por unë nga frika se nuk po gjeja nënë fillova të qaja dhe u futa në një kazan që gjendej aty pranë dhe u mbulova. Por nga vrima e tij që kishte tek teli, po shikoja masakrën që po bënin ushtarët. Ata me të hyrë në banesën, të parin që vranë ishte babai dhe më pas gjyshen time. Ndërsa nëna dhe tre vëllezërit e mi ishin larguar dhe ishin strehuar në një kaçube me ferra. Nëna në fillim më pandehu se më kishin vrarë, por kur ushtria u largua ajo filloj të thërriste emrin tim dhe po më kërkonte gjithandej. Unë sapo dëgjova zërin e saj dola nga kazani dhe e përqafova fort. Por më i tmerrshëm ka qenë çasti kur po iknim nga fshati, rruga ishte e mbushur me trupa dhe ne kalonim sipër tyre”.
Mbërritja në qytetin e Beratit
Abedini vazhdon rrëfimin e tij në kohën kur u nisën për në vendin tonë. “Pas masakrës jemi larguar nga banesa jonë dhe jemi nisur drejt Shqipërisë. Kemi kryer 5 orë rrugë në këmbë dhe kemi arritur në Konispol. Aty kemi kaluar natën në një shtëpi, ku i zoti, që tani nuk ia kujtoj dot emrin, na dha për të ngrënë. Më pas jemi larguar për në Delvinë, por pas një muaj udhëtuam për në Gjirokastër ku na ka strehuar një qytetar dhe të nesërmen mbërritëm në Berat dhe jemi strehuar në lagjen “10 korriku”, në një banesë të djegur të qytetarit Llaq Grabovi. Pas një viti këtë ndërtesë e ndërtoj shteti dhe na dha një hyrje, dhomë-kuzhinë. Unë më pas mësova të punoja marangoz”.
Meraku
Brenga më e madhe e jetës së Abedinit duket e sigurt se nuk do të gjej zgjidhje kurrë. Ai është tejet i indinjuar që nuk mundet të shkoj deri në Greqi që të shikoj shtëpinë dhe pronat e tij, pasi shteti grek nuk i pajis çamët me viza. Por meraku i tij më i madh e ka emrin “babi im”, për këtë Abedini thotë se: “Nuk do më dal shpirti pa parë varrin e tim ati. Ne nuk i harrojmë dot varret e njerëzve tanë që u masakruan, por nuk mund të harroj as pronat dhe të gjithë pasurinë që na i kanë marrë”.
Som
Një fëmijë me sy të kaltër ishte plagosur shumë rendë dhe thërriste emrin e nënës së tij, por ajo ishte vrarë vetëm pak metra larg. Djali kërkonte ujë, unë kërkova gjithandej për një pikë, por nuk gjeta, që t’i njomja buzën e tharë, më është fiksuar në mendje ai çast, pasi nuk e ndihmova dot
-
333 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj