header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Nga Muri i Berlinit te Muri i Shengenit

Nga Muri i Berlinit te Muri i Shengenit

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dje në Parlamentin Evropian në Strasburg u zhvillua debati lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës

 

Në të vërtetë, titullin e këtij shkrimi ma dha ish-Kryeministri Aleksandër Meksi. Gjatë intervistës që bëra me të më 8 mars dhe që është botuar dje në “Telegraf”, kur e pyeta për çështjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, ish-Kryeministri m’u përgjigj: “Unë mendoj se shqiptarët e meritojnë t’u liberalizohet regjimi i vizave dhe të lëvizin në Europë me dinjitet si gjithë banorët dhe qytetarët e tjerë të Europës. Kemi njëzet vjet që e kërkojmë, luftojmë e përpiqemi për këtë të drejtë elementare. Liberalizimi nuk duhet të zgjatet më tej. Ne shqiptarët u gëzuam që u rrëzua Muri i Berlinit, ndaj nuk ka si të na pëlqejë Muri i Shengenit”. Kjo ishte përgjigja e zotit Meksi. E thjeshtë, e qartë, lakonike. Më pëlqeu shumë kjo qasje apo paralelizëm i tij midis Murit të Berlinit dhe Murit Shengen që ka vendosur Europa për shqiptarët më shumë se dy dekada pas rënies së atij muri famëkeq që ndante jo vetëm dy sisteme shoqërore, por edhe dy botë e dy epoka. Ia thashë në sy, pasi kishte kapur thelbin e fenomenit. Nëse ka ndonjë çështje tepër të ndjeshme për shqiptarët sot për sot, pa dyshim që ajo e liberalizimit të vizave është ndër të parat. Kjo çështje kaq e ndjeshme është bërë njëkohësisht edhe molla e sherrit, kulaçi dhe kërbaçi që na tund Europa ne. Dhe na tregon si dele të zezë. Sikur të mos jemi një nga kombet më të vjetër të Europës, po sikur të jemi aziatikë apo arabë. Sepse Shqipëria trajtohet si Afganistan ndaj dhe ne shqiptarët ndodhemi realisht përpara një muri real: Murit të Shengenit. Thuajse të gjitha forumet e larta europiane dhe zyrtarët e lartë të BE-së e KE-së që kanë vizituar Tiranën, kur vjen puna te Shqipëria na përmendin krizën, problemet që në të shumtën e rasteve i kemi krijuar vetë dhe thonë: Zgjidhni problemet, zgjidhni krizën, përndryshe s’ka viza, s’ka integrim në Europë. Ky avaz vazhdon prej dy dekadash. E në këtë proces të mundimshëm e rraskapitës të integrimit drejt Europës midis shqiptarëve me të drejtë vërehet një zemërim e mllef i madh për politikanët e vendit, të cilët në vend t’i përshpejtonin proceset integruese, me sherret e tyre të pafundme i kanë vonuar dhe shpesh bllokuar ato. Por, nga ana tjetër, vërehet edhe  njëfarë zhgënjimi ndaj europianëve. Ky zhgënjim shkon deri aty sa shumëkush mendon se kjo vonesë për shqiptarët është e qëllimshme. Dhe kujtohen pagat e majme që marrin europianët me punë në Tiranë apo ata që vijnë me shërbim këtu. Pavarësisht se e kemi ëndërruar dhe dëshiruar aq shumë këtë aspiratë europiane, ne shqiptarët po trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë të Europës. Dhe ky fakt na revolton. Përjashtimi që na bëri Europa ne dhe boshnjakëve nga kombet e tjerë ballkanas vitin e kaluar ishte sa indinjues, aq edhe fyes.  Europa, të cilën ne e duam dhe për të cilën jemi ngjirur nëpër mitingje duke thirrur “E duam Shqipërinë si Europa”, na thotë tani ftohtë dhe pamëshirshëm: “Rrini aty ku jeni. Për të hyrë tek unë duhet të merrni vizë”. Dhe shqiptarëve u ngjethen mishtë nga vizat. Sepse përfytyrojnë radhët e gjata torturuese përpara dyerve të ambasadave, sharjet, fyerjen, diskriminimin e pafund. Përfytyroni ata mijëra emigrantë që shkojnë për të nxjerrë bukën e gojës në vend të tjera dhe mungojnë me vite në shtëpitë e tyre ngaqë u mungon një vizë. Kemi njëzet vjet kështu. Është me të vërtetë një gjëndje paradoksale kjo që ndodh në vitin 2010. Ndaj dhe shqiptarët pyesin: Kur do të bjerë edhe për ne Muri i Shengenit? Pyetja u drejtohet sa politikanëve tanë, aq dhe atyre të Europës.

 

 

 

PE diskutoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë

Dje në Parlamentin Evropian në Strasburg u zhvillua debati lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës. Lajmi bëhet publik në agjencinë “Europa e Lirë”. Vërejtjet e europarlamentares Fajon, për mënjanimin e çdo pengese në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen kanë marrë mbështetjen e eurokomisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom. Debati kishte në qendër diskutimin dhe ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të Marrëveshjes Shengen, ndërsa eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom ka rënë dakord për të mënjanuar çdo pengesë të panevojshme në lëvizjen e lirë. Gjatë ditës çështja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në qendër të takimit të europarlamentares Fajon me eurokomisionerin për zgjerim Shtefan Fule.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 100 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Pas deklaratës se, “shqiptarët i meritojnë vizat…”
  • “Po zvarrit pa shkak, vizat për Shqipërinë”
  • Reagon Abdi Baleta
  • Nis turin ballkanik
  • “Lidershipi politik i ngjan nxënësve më të dobët të klasës”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD