header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | “Cunami” grek drejt Shqipërisë

“Cunami” grek drejt Shqipërisë

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ekspertët / Kriza ekonomike që ka prekur Greqinë pritet të ketë ndikim në vendin tonë

 

 

 

Përpos krizës aktuale politike që vazhdon prej disa muajsh, Shqipëria kërcënohet nga një krizë tjetër e thellë: kriza ekonomike. Madje, kriza ekonomike e shpërfaqur në shumë drejtime, tashmë po ravijëzohet edhe më e qartë, ndërsa fqinji ynë jugor Greqia është zhytur në një krizë të thellë ekonomike. Ajo që ka pushtuar tokën helene i ngjet një cunami. Një cunami me ndikim përtej Greqisë… Në Greqi është rikthyer kaosi. Athina është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme gjatë ditës së djeshme, ndërsa mijëra vetë dolën nëpër rrugë për të kundërshtuar masat drastike antikrizë të qeverisë Papandreu. Protestat degjeneruan në dhunë e përleshje kur grupe anarkistësh qëlluan me bomba molotov dhe objekte të tjera mbi policinë në qendër të kryeqytetit grek, e ku perveç shumë të ndaluarve besohet se ka patur edhe te plagosur. Në të njëjtën kohë kur në Athinë zhvilloheshin protestat, kryeministri grek takohej në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. “Nuk po kërkojmë para. Nuk duam të jemi Lehman Brothers-it e Bashkimit Europian”, deklaroi Kryeministri grek Jorgo Papandreu në një intervistë të publikuar dje në të përditshmen gjermane Frankfurter Allegemeine Zeitung. Pothuajse i gjithë vendi është në grevë. Protesta e djeshme ishte ndër më të mëdhatë në vend, por analistët thonë se vala e protestave do të rritet më shumë. Jemi mësuar të dëgjojmë e të shohim për protestat e herëpashershme në Greqi, por këto të tanishmet padyshim janë nga më të frikshmet që kanë tronditur jo vetëm Greqinë, por edhe Europën. Sepse Greqia është nga vendet themeluese të BE-së.  E, kur është e shqetësuar Europa, si të mos jetë Shqipëria e shqetësuar? Vendi i parë që mendohet të preket nga kriza greke do të jetë padyshim Shqipëria. Kështu mendojnë specialistë të ekonomisë dhe vëzhgues të politikës. Kriza pritet të ndikojë në banka dhe biznese, në të ardhurat e emigrantëve, të cilët kjo krizë i vë përpara një dileme të madhe: të qëndrojnë apo të kthehen në Shqipëri. Por ata nuk duan të bien nga shiu në breshër, pasi i ndjekin lajmet nga Shqipëria dhe e dinë se vendi është në një krizë politike dhe vuan krizën ekonomike. Alarmi që japin ekspertët e ekonomisë dhe vëzhguesit e politikës për ndikimet e krizës greke në vendin tonë është për të ngritur vigjilencën e shtetit shqiptar, në mënyrë që të mos përsëriten situata të dhimbshme dhe të papëlqyera të së kaluarës. Indiferentizmi në këto raste është i pafalshëm dhe me kosto të pariparueshme.

 

 

Greqia në protesta / Njofton korrespondenti i gazetës “Telegraf” në Athinë, Shpëtim Zinxhiria

Gjatë përleshjeve plagoset edhe heroi Manolis Glezos

Greqia nga dita në ditë po tronditet nga grevat dhe protestat e punonjësve si përgjigje kundrejt masave të marra nga qeveria Papandreu për të kaluar krizën ekonomike. Protesta bëhen në një kohë kur kryeministri grek po shkon nga një shtet në tjetrin për të gjetur një mbështetje politike dhe ekonomike. Incidente dhe trazira ka pasur në dy qytetet më të mëdha të vendit gjatë grevës së fundit 24 -orëshe, organizuar nga sindikatat e përgjithshme të Greqisë. Athina dhe Selaniku ishin qytetet që patën incidente më të mëdha ku ka pasur dhe ndërhyrje të menjëhershme të policisë, që ka përdorur lëndë kimike dhe dhunë fizike. Muaji mars nga sindikata është kthyer në një muaj grevash dhe protestash, pasi nga dita në ditë njoftohet për greva dhe protesta të tilla nga sektorët e tjerë. Kështu përveç datës 16 mars,  këto sindikata kanë planifikuar për një grevë tjetër mbarëkombëtare më 11 mars. Në fillim protesta ka filluar nga lëvizja Pame, me pjesëmarrjen e 10 mijë grevistësh, e pasuar më pas nga të tjerët.

Ashtu si edhe herët e tjera edhe kjo grevë pati trazira dhe përleshje të masave punonjëse me forcat e policisë të cilët përveç dhunës kanë përdorur edhe lëndë kimike. Në Athinë në sheshin Sintagma, pranë ambienteve të Parlamentit janë zhvilluar edhe përleshjet me policinë, pasi grevistët kanë tentuar për t’u futur në Parlament. Gjatë përleshjes me policinë, në sheshin Panepistimios nga përdorimi i lëndëve kimike nga afër është lënduar edhe heroi grek Manolis Glezos, që është ndeshur trup me trup me ta (njeriu që hoqi flamurin gjerman dhe ngriti flamurin grek në Akropol) menjëherë ai është dërguar në spitalin më të afërt në Evangjelizmos. Përleshjet me policinë ka pasur pranë Panepistimios, Arsakio, ku ka pasur të plagosur edhe nga forcat e policisë. Partia komuniste KKE, me anën e një njoftimi për mediat ka dënuar veprimet e policisë si dhe përdorimin e lëndëve kimike, duke shprehur indinjatën dhe mospajtimin e veprimeve si antikushtetuese, ku bindjet politike të përgjigjen me mjete politike dhe jo me dhunë.

Por incidente ka pasur edhe në Selanik. Në qytetin e dytë më të rëndësishëm të

episodet ndodhën gjatë tubimit të organizuar nga qendra sindikaliste e qytetit, si dhe nga unioni i sindikatave të shërbimit publik jashtë godinës së Sekretarisë së Përgjithshme të Makedoni-Thrakis.

 

 

 

Veçojmë nga deklaratat

“Ajo që po del në dritë të diellit nga hapja e kutive të Ruzhdijes është simetrike me atë që do të dalë nga kutia e ekonomisë shqiptare”

Edi Rama

 

“Nuk po kërkoj që Greqia të mund të marrë hua me të njëjtat kritere që ka Gjermania, por tani kemi nevojë për kushte financimi më të favorshme se këto aktualet”

Jorgo Papandreu

 

“Liberalizimi  vizave do të kondicionohet edhe nga kriza në Greqi. Ajo është thelbësore për një kohë të gjatë për zhvillimet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë”

James Pettifer

 

“Fshati shqiptar mbijeton veçanërisht falë emigrimit në Greqi dhe mbyllja e këtij burimi valute do të japë pasoja tejet negative për mirëqenien e shqiptarëve”

Zef Preçi

 

“Rasti grek do bëjë që komuniteti ndërkombëtar të jetë shumë më i vëmendshëm dhe skeptik për politikat dhe sidomos statistikat që prodhon Shqipëria”

Shkëlqim Cani

 

“Bankat greke në Shqipëri mund të humbin mbështetjen nga bankat mëmë dhe problemet me të cilat hasen në tregun tone do t’i përballojnë me më vështirësi”

Pajtim Bello

 

“Kriza ekonomike në Greqi do të bëjë që shumica e investitorëve të mëdhenj të shohin Shqipërinë si një vend me mundësi të mëdha për të investuar”

Sherefedin Shehu

 

“Sigurisht, kriza e fqinjit tokësor anëtar i BE,do të ketë ndikimin e saj mbi ekonominë shqiptare, e cila tani është më e dobësuar se një vit më parë”

Luan Shahollari

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 173 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
3.00
Lajme te ngjashme
  • Kriza Greke
  • “Kriza financiare greke pritet të kalojë sistemin bankar shqiptar në krizë”
  • Shpëtim Zinxhiria, Athinë
  • Kriza trondit bankat
  • “Kriza e Greqisë ka një impakt jo të vogël mbi emigrantët tanë”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD