header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Kuvendi, sherr për Ruzhdijen

Kuvendi, sherr për Ruzhdijen

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Qëndrime të kundërta të maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve

 

Ligji dhe “Maliqi” në Kuvend

 

 

Një Kuvend pa opozitë nuk është Kuvend. Kështu ka qenë ky Kuvend që në krye të herës, pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Një Kuvend gjysmak. Një Kuvend që nuk miraton dot ligje të rëndësishme, por vetëm ato të dorës së dytë. Kjo për faktin se opozita socialiste është e vendosur në qëndrimin e saj për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, që sipas saj janë manipuluar. Por, a do të vijojë të jetë edhe më tej kështu ky parlament? Dje socialistët hynë në Kuvend vetëm sa për të futur në rendin e ditës dhe për të miratuar me procedurë të përshpejtuar. Dhe për herë të parë kartonët jeshilë të opozitës që dhanë miratimin që propozimet e saj të diskutohen më 16 mars. Mandej, seanca u mbyll. Opozita socialiste, nëpërmjet kryetarit të grupit të saj parlamentar, Gramoz Ruçit, u shpreh e vendosur në qëndrimin e saj për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, që sipas saj janë manipuluar. Gjithë Shqipëria është si Ruzhdija, tha Ruçi, ndërsa tregoi para deputetëve disa karta identiteti që sipas tij ishin të falsifikuara. Nga ana tjetër maxhoranca, nëpërmjet kryeministrit Berisha, u duk po aq e vendosur në qëndrimin e kundërt. Drejtojuni Prokurorisë i tha Berisha Ruçit, duke mos u zënë besë provave të Ruçit. Kryeministri Berisha theksoi se mbetet gjithmonë i  hapur për ndërmjetësim me opozitën,  duke pasur qëllim kryesor, bashkëpunimin. Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në fjalimin hyrës të seancës së djeshme I quajti absurde kërkesat e opozitës. Kryeministri Berisha tha se deputetët socialistë nuk kuptohen kur janë të vërtetë , pasi një herë kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor me "Maliq" dhe një herë tjetër me ligj.." Kryetari i Grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi kërkoi ndër të tjera që në seancën e djeshme të diskutoheshin amendimet  për Ligjin për funksionimin e komisioneve hetimore dhe në datën 18 Mars, të ngrihej Komisioni hetimor. Sipas Ruçit, çështja është politike dhe kërkon zgjidhje me vullnet dhe mjete politike. Deputetët votuan me 126 pro dhe asnjë kundër,  Projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i cili do të shqyrtohet  në seancë e datës 18 Mars. E tillë ishte edhe seanca e djeshme, një seancë replikash e deklaratash diametralisht të kundërta që jep pak shpresa për zgjidhjen e krizës. Megjithatë, miratimi i datës për diskutimin e propozimeve të opozitës, duket sikur shënoi një hap të vogël përpara. Një hap i vogël që gjithsesi nuk të bën optimist, pasi kështu vetëm sa humbet ajo kohë e çmuar për miratimin e ligjeve dhe përshpejtimin e reformave që do ta integrojnë vendin në familjen evropiane të popujve.

 

 

 

Berisha: “Ruçi, provat dërgoi në Prokurori”

Pas nxjerrjes së kartave të identitetit nga ana e zotit Ruçi në Parlament, karta të falsifikuara dhe të shumëfishuara sipas tij, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Berisha. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë provë si pseudo-fakt, për të cilin Ruci duhet t’i drejtohet Prokurorisë. “Pashë zotin Ruçi që nxori disa karta, a ishin patenta, apo falsifikime të kartave të identitetit këtë nuk e di, por ajo çka i them zotit Ruçi se meqë kryesoni grupin parlamentar të PS, të gjitha këto prova, i paraqisni në Prokurori”, u shpreh Berisha. Sipas Kryeministrit, sistemi të cilin po vë në dyshim zoti Ruçi, është një nga sistemet më të sigurta me nivelin më të lartë teknologjik, me të cilin shqiptarët iu drejtuar KE. “Sistemi në fjalë është një nga më të sigurtët, paraqitja e pseudo fakteve ka për qëllim të nxisë një sistem që është në nivelin më të lartë teknologjik, nuk duhet të luhet në asnjë rast me çështjen e vizave, zotëri i nderuar, mundësisht i dorëzoni në Prokurori për të vërtetuar që nuk keni qëllim të nxini sistemin me të cilët shqiptarët janë paraqitur përpara KE”, nënvizoi Berisha. Ndërsa duke folur në lidhje me propozimet e PS, për të votuar në një ditë edhe ligjin edhe komisionin, Berisha ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur.

 

 

Ruçi: “PS vullnet për zgjidhje, qeveria po e shpërfill”

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi theksoi se maxhoranca po shpërfill vullnetin e opozitës për të zgjidhur krizën. “Javën e kaluar opozita bëri një hap duke dhënë një kontribut konkret për zgjidhjen e krizës që nuk e kemi shkaktuar ne. Në një kohë që të gjithë ne prisnim që edhe maxhoranca të jepte kontributin e saj, për fat të keq po e shpërfillni atë”, u shpreh Ruçi përpara deputetëve.  Duke ju referuar vendimit për të shqyrtuar nismat e socialistëve në datën 18, Ruçi konsideroi se ky vendim është humbja e një shansi që opozita po i jep maxhorancës. “Mos e humbni këtë shans me qëllim që gjithçka të zgjidhet me mjete politike. Ky është një lajm shumë i keq për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ju me këtë projekt vendim po i thoni BE-së, ne kemi axhendën tonë. Këtë përgjegjësi do ta mbani ju , mos kërkoni t’ja faturoni opozitës shqiptare”, tha kreu i grupit parlamentar socialist.

Ndërkaq Ruçi paraqiti në Kuvend karta identiteti që ai i konsideroi si prova të manipulimit me zgjidhjet. Në kartat e treguara, më shumë se një e tillë i korrespondonte të njëjtit person.

 

 

Topalli: “Kërkesat e PS-së, absurde” 

Në hapje të seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kryeparlamentarja Jozefina Topalli mbajti fjalën para deputetëve duke pohuar se kërkesat e Partisë Socialiste për amendime në Kodin Zgjedhor dhe krijimin e komisionit parlamentar për hapjen e kutive, janë antikueshtetuese. “Është hera e parë që përballem me një situatë absurde prej sa kohë që jam në politikë”,- tha Topalli. Ajo shtoi se, është e paimagjinueshme qe kjo situatë të ndodhë në 2010. “Nuk kam dëgjuar kurrë në ndonjë vend të botës që këtu për herë të parë ndodhin zgjedhje të lira të ndershme, të turren kundra këtyre zgjedhjeve”, -tha më tej Topalli.

 

 

Veçojmë nga deklaratat e djeshme

“Pakica nuk mund të sundojë Shqipërinë. Pakica këtij vendi i bëri gjëmën për katër dekada me radhë dhe historia nuk përsëritet më”

Sali Berisha

 

“Ky nuk ishte koncesion. Është e drejta e opozitës për të ngritur komision hetimor, me të vetmin kusht që të jetë në përputhshmëri me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”

Jozefina Topalli

 

“Mos e humbni këtë shans me qëllim që gjithcka të zgjidhet me mjete politike. Ky është një lajm shumë i keq për partnerët tanë ndërkombëtarë”

Gramoz Ruçi

 

“Evropa është e sigurt që ky rajon ka bërë hapa përpara, jemi të sigurt që ju do të doni ta ndani me ne këtë zhvillim, jam i sigurt që ju presim në Evropë, pra në BE”

Manuel Montobio

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 110 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Replika mes Ramës dhe Islamit
  • Zoti Uidhers vesh dorezat…
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
  • Politika duhet të jetë e përgjegjshme
  • Pas vendimit reagojne aleatet
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD