header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Ruzhdija kthehet në legjendë

Ruzhdija kthehet në legjendë

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Më 19 mars mbërrin në Tiranë Komisioneri i BE për Zgjerimin, Stefan Fule

 

 

 

“Muaji i mjaltit” midis PD-së dhe PS-së duket se nuk do të vazhdojë më shumë se dy javë. Më 18 mars është caktuar të zhvillohet seanca plenare që do të marrë në shqyrtim propozimet e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve. Nga shenjat e deritanishme palët ka pak shanse të merren vesh me njëra tjetrën. Mosmarrëveshja do të thotë se midis palëve nuk ka pakt mirëkuptimi dhe rrezikohet rikthimi i krizës politike në vend. Rezoluta e KE-së dhe vizitat e europarlamentarëve nuk ndryshuan gjë në fatin e krizës. Atëherë, ç’do të ndodhë më tutje? Vështirë të thuash ndonjë gjë të saktë. Ndërkaq dje u mor vesh se më 19 mars do të mbërrijë në Tiranë Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule. Është kjo një vizitë shumë e rëndësishme dhe mjaft përcaktuese për fatet e perspektivës europiane të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, diplomati Fule pritet të zhvillojë takime me aktorët kryesorë politikë. Në qendër të bisedave do të jetë e ardhmja e vendit në kuadër të procesit të integrimit europian, ashtu sikurse edhe kapërcimi i krizës politike që ka përfshirë vendin që prej zgjedhjeve të 28 qershorit. Vetëm pak ditë më parë, Fule i pyetur nga mediat në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, tha se “kam bërë një deklaratë ku kam inkurajuar partitë politike, qeverinë dhe opozitën që të zgjidhin çështjen e dialogut politik, në mënyrë që procesi politik të bëhet në Parlament dhe jo në rrugë”. Kjo shprehje e Fules mund të përkthehet kështu: nuk duam bojkot e protesta, duam kompromis. Ndryshe rruga drejt Europës zgjatet e zgjatet pambarimisht. Vizita e Fules në Tiranë duket se do të jetë vendimtare për ecurinë e marrëdhënieve politike midis maxhorancës dhe opozitës shqiptare. Nëse vizita e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mund të thuhet se nuk rezultoi e suksesshme, angazhimi direkt i Brukselit mendohet se do të bëjë kthesën. Fule me siguri do të tundë kartën e liberalizimit të vizave dhe do të kërkojë realizimin e detyrave të shtëpisë për aplikimin e Shqipërinë për statusin e kandidatit në BE.

Por, a do të jenë në gjendje partitë tona ta gjejnë kompromisin e nevojshëm? Dje Partia Demokratike dhe Partia Socialiste iu kthyen avazit të vjetër: iu përveshën njëra-tjetrës siç e kanë zakon, lëshuan akuza dhe dhanë mesazhin se nuk lëshojnë asnjë fije lidhur me çështjen e hetimit të zgjedhjeve. Në qendër të akuzave ishte sërish Ruzhdija e famshme e Fierit, fshati që prej një jave po lakohet në të gjitha rasat dhe mënyrat. Me gjithë ato kontestime, të vërteta e të pavërteta, ashtu dhe kështu, Ruzhdija e Fierit po kthehet në legjendë. Me Ruzhdijen po ndodh si me Zylo Kamberin e romanit të famshëm të Dritëroit. Dhe fati i Zylos në roman nuk u mor vesh asnjëherë...

 

Me gjithë ato kontestime, të vërteta e të pavërteta, ashtu dhe kështu, Ruzhdija e Fierit po kthehet në legjendë. Me Ruzhdijen po ndodh si me Zylo Kamberin e romanit të famshëm të Dritëroit. Dhe fati i Zylos në roman nuk u mor vesh asnjëherë...

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 96 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Nis turin ballkanik
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
  • Komisioni i Venecias, zgjidhja e vetme e krizës
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • “Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD