Skandali me tokat e bregdetit
Pazare në shitblerjen e tokave, shkelje administrative si dhe lejet e kundërligjshme dhënë në bregdet
KLSH-ja: Miliona euro dëme nga Bashkia e Bollanos
Një numër i madh shkeljesh dhe dëmesh financiare në miliona euro është bilanci i Bashkisë së Himarës për 5 vjet me radhë. Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit të siguruar nga gazeta “Telegraf” bëhen publike shkelje skandaloze të Bashkisë së Himarës. Kontrolli i KLSH-së ka pasur objekt mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomiko- financiar, procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të studimeve urbanistike, shesheve e lejeve të ndërtimit, lejeve të shfrytëzimit, administrimin e aseteve, vlerësimin për shitje të trojeve nën objekt, shitjen e trojeve, legalizimin e shtesave në ndërtime, dhënien me qira të objekteve pronë publike. Kontrolli u krye nga data 10.09.2009 deri më datën 13.11.2009. Sipas Raportit të KLSH-së gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje, u konstatuan edhe mangësi në zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, ku pati edhe raste shkeljesh të shoqëruara me dëme ekonomike të mëdha. Në raport thuhet se, “gjatë ushtrimit të kontrollit dhe formulimit të këtij projekt- raporti, grupi i kontrollit ka zbatuar Kodin Etik dhe Standardet e Miratuara të Kontrollit duke lënë dhe detyrat përkatëse”
Shkeljet në urbanistikë katastrofike
Nga kontrolli i ushtruar nga KLSH-ja në fushën e Urbanistikës, për shqyrtimin e dokumentacionit nga Drejtoria e Urbanistikës, për leje sheshi dhe leje ndërtimi për objekte të ndryshme dhe paraqitja për miratim në KRRT në zbatim të Ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën” i ndryshuar, si dhe akteve të tjera ligjore e nën ligjore në ndryshim dhe në zbatim të tyre, rezultoi se gjatë vitit 2008 janë zhvilluar gjithsej 5 mbledhje KRRT- je, duke miratuar gjithsej 172 vendime, nga të cilat 100 vendime për miratim leje sheshi ndërtimi në sektorin privat, 40 vendime për leje ndërtimi në sektorin privat, 6 vendime për leje ndërtimi me fonde shtetërore dhe 26 vendime të tjera leje ndërtimi për rrethim pasurie etj.
Leje ndërtimi pa studim urbanistik
Kontrolli mbi procedurat e shqyrtimit të SUP, lejeve të sheshit dhe lejeve të ndërtimit nga drejtoria e urbanistikës dhe këshilli teknik në troje private, publike dhe zona turistike.
Në kontrollin e kryer për dokumentacionin ligjor të dosjeve të subjekteve që janë shqyrtuar e miratuar leje ndërtimi, nga KRRT-ja, për periudhën Janar - Dhjetor 2008, rezultoi se në përgjithësi në dosjet e kontrolluara të praktikave të dhënies dhe të miratimit të lejeve të ndërtimit ndodhej dokumentacioni i duhur ligjor. Në raport thuhet se gjatë kontrollit rezultuan disa shkelje ligjore të cilat po i rendisim si më poshtë :
Nga zyra e urbanistikës janë pranuar dhe shqyrtuar kërkesat në mbledhje të KRRT-së, për leje sheshi dhe leje ndërtimi, pa pasur studim urbanistik rajonal dhe mjedisor të miratuar nga KRRTRSH, për rastet e ndërtimit të objekteve të banimit e shërbimit në territoret e fshatrave në juridiksion të Bashkisë Himarë në 100 raste leje sheshi ndërtimi dhe 40 raste leje ndërtimi në vendimet si më poshtë:
-Vendimi i KRRT-së datë 01.02.2008, në 28 raste leje sheshi ndërtimi .
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 11 raste leje sheshi ndërtimi dhe 17 raste leje ndërtimi.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 22 raste leje sheshi ndërtimi dhe 12 raste leje ndërtimi.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 39 raste leje sheshi ndërtimi dhe 11 raste leje ndërtimi.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” i ndryshuar neni 4 dhe neni 20 pika 2 shkronja “e”.
Leje pa dokumente pronësie
Në raportin e KLSH-së thuhet se nga ana e zyrës së urbanistikës ,janë pranuar kërkesa nga pronarët e truallit për miratim të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit në KRRT të Bashkisë, pa paraqitur më parë prej tyre dokumentin e pronësisë që është certifikata e pronësisë ose vërtetimi hipotekor nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, në 9 raste në vendimet si vijon :
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 3 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Sinkron ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt + bodrum ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Aleksandra Lutaj.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Ana Kondi.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Çapi” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Panajot Dhimitri.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 4 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Laba 99” sh p k , për objektin “Banesë 1kt ” me vendndodhje në Vuno, me investitor Dallandyshe Koka .
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Theodhori Sinjari.
Leje ndërtimi për shoqërinë “ARL Konstruksion ” sh p k, për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Vuno, me investitor Luljeta Hoxha, ka kontratë shitje trualli nga Bashkia Himarë në prani të noterit në datën 28.10.2002.
Leje ndërtimi për shoqërinë “ARL Konstruksion ” sh p k, për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Vuno, me investitor Ermira Rizai, ka kontratë shitje trualli nga Bashkia Himarë në prani të noterit në datën 06.10.2002.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 2 raste.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V ” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Artan Hasani.
Leje ndërtimi për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Dhërmi, me investitor Meri Varfi.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” neni 40, ku thuhet : “... Kërkesa për miratimin e destinacionit funksional dhe të kushteve urbanistike të sheshit mbi truall pronë private, bëhet vetëm nga pronari i tije.”
Leje pa akt marrëveshje me pronarët
Në raportin e KLSH-së thuhet se nga ana e zyrës së Urbanistikës është dërguar për shqyrtim në KRRT leje e sheshit dhe leje e ndërtimit pa u paraqitur më parë nga kërkuesi dokumentin akt-marrëveshje e noterizuar midis pronarit të truallit , firmës ndërtuese dhe investitorit në 3 rastet si më poshtë vijon:
-Vendimi i KRRT-së datë 14.02.2008, në 1 rast.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Eneida V” sh p k , për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Ana Kondi.
-Vendimi i KRRT-së datë 23.05.2008, në 1 rast.
Leje ndërtimi për shoqërinë “Jon Impex” sh p k , për objektin “Banesë 2kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Petraq Karo.
-Vendimi i KRRT-së datë 19.12.2008, në 1 rast.
Leje ndërtimi për objektin “Banesë 3kt ” me vendndodhje në Himarë, me investitor Edmond Doko.
Veprimi i mësipërm bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” neni 45, i cili thotë : “.....Si në rastin kur toka është pronë private , ashtu dhe kur ajo është pronë publike , personi juridik ndërtues duhet të paraqesë kontratën e lidhur me pronarin e tokës ose me personin që ka marrë sheshin e ndërtimit nga KRRT-ja”. Nga ana e zyrës së Urbanistikës është bërë inventarizimi i dokumentacionit të miratimit të lejeve të shesheve dhe lejeve të ndërtimit , të KRRT-së së bashkisë, dhe të gjitha vendimet e mara për leje ndërtimi janë vendosur në dosje të veçanta së bashku me dokumentacionin përkatës. Në çdo dosje kishte në fillim të saj një fletë inventari ku kishte të shënuara llojet e dokumenteve që ndodheshin në dosje por pa u përcaktuar numri i fletëve të çdo lloji dokumenti. Gjithashtu kjo fletë inventari nuk ishte e nënshkruar nga personat përgjegjës që janë përkatësisht dorëzuesi dhe marsi në dorëzim i dokumentacionit të dosjeve, të urbanistikës.
Veprimet e mësipërme bien ndesh me kërkesat e Ligjit nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për arkivat”.
Vijon nesër
-
198 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj