header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Skema e Ruçit per te majten

Skema e Ruçit per te majten

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryesia e PS/ Propozon unanimisht Gramoz Ruçin për kreun e grupit parlamentar

 


 

Opozita zgjedh strukturat e saj drejtuese

 


 

Socialistët kanë vendosur në mënyrë unanime të caktojnë Gramoz Ruçin, si kryetarin e ri të grupit parlamentar. Anëtarët e Kryesisë së selisë rozë kanë rënë dakord me votim unanim që ai t’i propozohet grupit parlamentar si drejtuesi i ri. Duket se Ruçi do të kenë për mision edhe të unifikojë qëndrimet brenda selisë rozë teksa vihet re një çarje mes lidershipit kryesor dhe asaj çka cilësohet Lëvizje për Mendimin Ndryshe e kryesuar nga deputeti Ben Blushi. Ky i fundit pak ditë më parë i pyetur në lidhje me figurën e Gramoz Ruçit deklaroi se, “kam krahasuar dikur Partinë Socialiste me një autobus ku shkruhet mos i fol shoferit. Për ta vijuar këtë do të thoja se nëse unë apo Rama i japim gaz shpesh herë më shumë se sa duhet këtij autobusi, Gramoz Ruçi është mbase i vetmi aty që mund dhe duhet të shkelë frenat që autobusi të mos dalë nga rruga”. Ndërkohë që Partia Socialiste zbardh një pjesë të rregullores së grupit parlamentar, ndërsa pritet që kjo strukturë e rëndësishme vendimmarrëse të mandatojë drejtuesit. Pas thyerjes së bojkotit në seancën e ditës së enjte, partia kryesore e opozitës ka marrë masat e nevojshme për strukturimin e grupit parlamentar. Dje është votuar Gramoz Ruçi, kryetari i grupit e ndërsa sot pritet të përcaktohen nënkryetarët dhe sekretari. Grupi parlamentar do të zhvillojë një mbledhje të posaçme dhe të zgjedhë dy nënkryetarët (më të mundshmit janë Pandeli Majko dhe Sajmir Tahiri) bashkë me sekretarin (flitet për Taulant Ballën). Burime të brendshme brenda në selinë rozë bëjnë të ditur se posti i nënkryetarit të Kuvendit që i takon PS-së të caktohet midis disa emrave, por ajo që theksohet më shumë është Arta Dade. Veç të tjerash pritet që Partia Socialiste të ndryshojë rregulloren në disa pika. Ishte parashikuar që dje kjo mbledhje për të zgjedhur strukturat drejtuese por pas zgjedhjes së kryetarit të grupit Gramoz Ruçi koha nuk mjaftoi pasi i sapo mandatuari duhet të ishte i pranishëm në mbledhjen e kryetarëve sipas letrës së dërguar së Kryeparlamentares.

Rregullorja

Burime nga Partia Socialiste zbardhën një pjesë të pikave të rregullores së re, mbi bazën e së cilës do të funksionojë grupi parlamentar. Në tërësi, rregullorja e re synon mirëfunksionimin e grupit, kryesisht te veprimtaria e tyre në Kuvend, por edhe mbi qëndrimet politike. Së pari është qartësuar se asnjë deputet nuk mund të mungojë. “Nuk lejohen mungesa as në seancat plenare, as në mbledhjet e grupit parlamentar”, thuhet në draftin e përgatitur nga selia rozë. Një tjetër ide e paracaktuar është krijimi i Kryesisë së grupit parlamentar. Sipas propozimit, në të bëjnë pjesë kryetari i grupit, nënkryetarët apo sekretarët e grupit parlamentar, por edhe kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve parlamentare sipas ndarjes.

Vasilika Hysi: “Nëse nuk ka hetim të zgjedhjeve, protesta sërish”

Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi gjatë një prononcimi për gazetën “Telegraf” u shpreh se, opozita do të votojë për të emëruar strukturat drejtuese parlamentare. Sipas saj, Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar dhe pritet që të zgjidhen të tjerat poste. E pyetur nëse do të vazhdohet me protesta ajo u shpreh se, ne po mundohemi që zgjidhja e kësaj krize të jetë sa më demokratike duke çuar edhe përfaqësuesit nga ana e opozitës. Ajo tha: “Të presim datën 18 mars, ku do të marrim edhe përgjigjen nga ana e maxhorancës. Unë besoj se do të jemi në Parlament ditën e enjte megjithatë duhet pritur një reagim nga ana e maxhorancës dhe të marrim një vendim politik brenda grupit”.

 

Dade: “Të vazhdojë tryeza e Topit” 

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade u shpreh për vazhdimin e negociatave mes Ramës e Berishës në tryezën e Presidentit Topi. Ajo vlerëson se, kriza është politike dhe në këtë kontekst edhe zgjidhja duhet të jetë e tillë. “Do të uroja që presidenti i republikës, ashtu sikurse dhe është shprehur të vazhdojë tryezën dhe kontaktet me të dy përfaqësuesit e maxhorancës dhe të opozitës sepse dihet që për një shkak jashtë bisedimeve është vizita e tij në Kroaci që i ndërpreu përpjekjet e presidentit. Uroj që presidenti të rinisë kontaktet me të dy liderët. Kriza politike nuk mund të thjeshtohet në një krizë juridike që kërkon një zgjidhje juridike, siç është rasti i depozitimit që ne bëmë. Natyrisht është edhe vullneti politik i PS që e materializon versionin e saj për zgjidhjen e krizës përmes një akti juridik i cili sigurisht duhet të kalojë në parlament sepse kemi të bëjmë me një hetim parlamentar. Por nga ana e saj maxhoranca në qoftë se e ka vullnetin e plotë politik për ta zgjidhur krizën do t’i japë këtij vullneti politik në bazë të një marrëveshjeje, e cila do të jetë një marrëveshje që i lidh të dy liderët që do ta arrijnë në të, siç është edhe rasti i ndryshimeve kushtetuese” tha Dade

 

Rritja e energjisë, Rama: “Qytetarë ejani të dalim në protesta”

Kryetari i Partisë Socialiste paralajmëron protesta për rritjen e çmimit të energjisë dhe të keqqeverisjes që sipas Edi Ramës e kanë burimin te vota e vjedhur në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një prononcim të shkurtër për median, pak pas mbledhjes së djeshme së kryesisë së PS-së, zoti Rama deklaroi se, socialistët do të protestojnë pa u ndalur dhe i bëri thirrje “ Çdo shqiptar që nuk është i gatshëm të pranojë keqqeverisjen të bëhet gati për protestë”. Rama deklaron se, PS kishte paralajmëruar një rritje të tillë të çmimit të energjisë dhe akuzon qeverinë se nuk po mbron qytetarët e saj pavarësisht se është aksionere e kompanisë së OSSH-së “Shqiptarët po paguajnë edhe më shtrenjtë edhe më shumë, sepse i janë faturuar edhe ditë të dhjetorit.  Sot dy javë pas shpërthimit të pakënaqësisë legjitime të qytetarëve dhe denoncimit të kësaj grabitjeje në media por edhe në foltoren e opozitës zoti Berisha hesht edhe pse qeveria ka 25 % të aksioneve të kompanisë që u faturon shqiptarëve dhe më shumë lekë që parashikon rritja skandaloze e çmimit të energjisë”, deklaroi Rama. Kreu socialist paralajmëroi për protesta pa u ndalur kundër grabitjes së zgjedhjeve dhe keqqeverisjes aktuale të kryeministrit Berisha. “Ne nuk kemi ndërmend të paguajmë koston e grabitjes së zgjedhjeve në faturën e energjisë, të ujit, të ushqimeve, ilaçeve dhe me radhë. Do protestojmë për këtë kosto pa u ndalur. Çdo shqiptar që nuk është i gatshëm të pranojë kokulur keqqeverisjen që buron nga kutitë e mbyllura të votave të vjedhura të bëhet gati për protesta".

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 198 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
  • Replika mes Ramës dhe Islamit
  • Kundër Ramës/Me zgjedhjet lokale kemi të sigurt humbjen dhe shkatërrimin
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD