header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Kutia e Pandorës brenda kutisë së Ruzhdijes

Kutia e Pandorës brenda kutisë së Ruzhdijes

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Partia Socialiste pasi hyn dhe del nga Kuvendi, i rikthehet bojkotit

 

 

 

Shqipëria është sërish në krizë. Momenti i hyrjes së djeshme të opozitës në Kuvend, që u përjetua si një moment i fundit të krizës, nuk ishte gjë tjetër veçse një moment zhgënjyes. Zhgënjyes për ne si shqiptarë, por edhe për partnerët ndërkombëtarë që prisnin zgjidhjen e krizës. Deputetët socialistë vetëm sa hynë e dolën në Kuvend, duke mos ndryshuar asgjë në krizën aktuale që po vazhdon prej më shumë se gjashtë muajsh. Dhe nuk dihet nëse do të hyjnë sërish apo jo, pasi kanë depozituar në Kryesinë e Kuvendit dy projektligje: një për ngritjen e komisionit hetimor për një hetim të pakufizuar dhe të pakushtëzuar dhe një tjetër që, sipas socialistëve do t’i shërbejë vendosjes së një standardi evropian për zgjedhjet, që garanton çdo parti që ka ankesa që të kërkojë hapjen e kutive dhe hetimin e plotë të zgjedhjeve. Ngërçi politik nuk u zgjidh. Maxhoranca dhe opozita nuk u lëkundën aspak nga qëndrimet e tyre të njohura në lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Në emër të socialistëve, deputeti Gramoz Ruçi i kërkoi Berishës dhe maxhorancës hapjen e kutive si kusht për hetimin e zgjedhjeve, madje e fokusoi atë hetim vetëm me hapjen e kutive të fshatit Ruzhdije. “Transparenca e kutisë së Ruzhdies na mjafton për të vendosur më tej. Unë personalisht nëse vërtetohet Ruzhdia shkoj në shtëpi bashkë me 8 deputetët e qarkut të Fierit. Jemi gati për këtë sfidë”,- tha Ruçi duke bërë në këtë mënyrë një sfidë të pazakontë. Mirëpo, në seancën e djeshme, që zgjati për rreth një orë, vetëm fjala “kuti” nuk u përmend nga ana e maxhorancës. Me sa duket brenda kutive të Ruzhdijes është Kutia e Pandorës. Rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe posaçërisht ato të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës paskan rënë në vesh të shurdhër. Përballë një situate të tillë duket se as ndërkombëtarët nuk dinë se si të veprojnë. Shqipëria nuk është kërthiza e botës dhe bota kurrsesi nuk mund ta mbajë vëmendjen të përqendruar tek ne. Na rren mendja po të mendojmë kështu. Mbase politikanët tanë janë më të vetëdijshëm për këtë fakt, përderisa vazhdojnë në të tyren, pa përfillur këshillat dhe rekomandimet e partnerëve dhe forumeve ndërkombëtare. Veçse një gjë është më se e sigurt: pasojat e këtij ngërçi i vuajnë vetëm shqiptarët. Kriza politike do të vazhdojë të pengojë proceset tona integruese dhe do të vazhdojmë të shohim ëndrra më sy hapur për Evropën, për liberalizimin e vizave, për integrimin në BE. Sepse kriza vazhdon. 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 139 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
  • Partia Socialiste
  • “Zgjidhja? Palët të bien dakord për një hetim me përzgjedhje”
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • Zoti Uidhers vesh dorezat…
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD