header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Bojkotit të opozitës po i vjen fundi

Bojkotit të opozitës po i vjen fundi

Lorena Killo
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Partia Socialiste përpiqet të gjejë rrugët e hyrjes në Parlament

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"Cambria Math"; panose-1:2 4 5 3 5 4 6 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:roman; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1107304683 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-unhide:no; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman","serif"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} .MsoChpDefault {mso-style-type:export-only; mso-default-props:yes; font-size:10.0pt; mso-ansi-font-size:10.0pt; mso-bidi-font-size:10.0pt;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Duket se bojkotit të opozitës po i vjen fundi. Kemi parë deri tani që deputetët e PS-së kanë zgjedhur deklaratat për shtyp për të bërë politikë dhe kanë qëndruar gjithmonë larg nga institucionet. Tashmë 6 marsi është shumë afër dhe deputetëve socialistë iu duhet të marrin një vendim të rëndësishëm nëse do të vazhdojnë me bojkotin apo do të kthehen në Parlament për të mos djegur mandatin. Por sinjalet e para janë dhënë se Partia Socialiste pra deputetët e saj do të futen në Parlament për të bërë betimin e më pas të dalin sërish duke vazhduar me bojkotin e tyre. Lëvizja e Mendimit Ndryshe brenda në PS-së është shprehur në deklaratat e tyre të fundit de do të futen në Kuvend në 6 mars për të bërë betimin e tyre. Burime të brendshme brenda selisë rozë bëjnë të ditur se do të futen në Parlament por më parë do të presin mendimin e delegacionit të dërguar nga Parlamenti Evropian që sot pritet të takojnë zyrtarë të lartë të shtetit dhe të shohin më nga afër situatën që Shqipëria ka pothuajse 7 muaj që po e vuan për shkak të bojkotit. Zëra brenda kësaj selie bëjnë të ditur se në rast se do të hyjnë më 6 mars në Parlament nuk ka kuptim më të vazhdojë bojkoti por do të zgjidhet në një mënyrë tjetër që sipas opozitës ky do të jetë plani B. Sipas deklaratës së fundit të deputetit Andis Harasani, i cili është shprehur se në javën në vazhdim dhe konkretisht të enjten ku është seanca parlamentare është dita ku PS do të futet në Parlament. Ky skenar sipas tij nuk lidhet me futjen në Parlament të pesë deputetëve të PS-së, pjesëtarë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në këtë parti. Por sipas Harasanit ai vetë Ben Blushi, Marko Bello, Kastriot Islami dhe Arben Malaj do të futen dhe ky është një vendim i marrë, kështu ai shkon më tej duke lënë të nënkuptohet se opozita do të futet ditën e enjte do të bëjë betimin dhe do të dalë sërish. Në fakt burime brenda kësaj selie e kanë hedhur poshtë këtë variant duke theksuar se në rast se do të futen të enjten të bëjnë betimin nuk do të dalin më por kanë përgatitur një plan B ku mendohet se janë bërë gati kërkesat e tyre e në rast se këto kërkesa nuk miratohen nga shumica atëherë ata do të zgjedhin sërish me protesta në rrugë dhe kësaj here për të mos u ndalur më kurrë. Si pikënisje e rikthimit të PS-së në Parlament është deklarata e fortë e Joao Soares, presidentit të OSBE-së pas takimit me Ramën e Topallin. Pavarësisht se si PS dhe PD e lexuan ndryshe këtë deklaratë. Rama ra dakord dhe perifrazoi se pika e parë e deklaratës ishte që PS të futet në Parlament. Por ashtu si në çdo rast krize në Shqipëri pritet që varianti dhe versioni se PS do të hyjë në Parlament, mbetet një pozicion që mund të marrë drejtim edhe ditën, orën, minutën dhe sekondin e fundit. Por pas kësaj nuk do të thotë se kriza është e zgjidhur pasi burime brenda PS-së bënë të ditur se është hartuar një projektligj për hapjen e kutive. Pas hyrjes opozita mund ta përdorë këtë projektligj si shantazh të ri. Me tezën “ miratoni këtë ligj që ne të kthehemi në Parlament” grupi parlamentar i PS me një gurë vret dy zogj: çon deri në fund një premtim ndaj ndërkombëtarëve për të mos djegur mandatet duke u futur në Kuvend, por nuk i largohet tezës që ka mbajtur të mbledhur bazën e PS-së për të hapur kutitë. Gjithsesi kjo javë është guri i provës dhe zgjidhja e një krize që të dielën më 28 shkurt mbush plot nëntë muaj nga momenti që u zhvilluan zgjedhjet parlamentare.

 

Leskaj: “Po presim për një zgjidhje”

Gjatë një prononcimi për gazetën “Telegraf” deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj u shpreh se gjithçka është në pritje të një zgjidhje të mundshme. Ajo theksoi se do të presim një përgjigje edhe nga delegacioni i KE-së pasi sipas saj ata do të gjejnë diçka këtu dhe do të japin një përgjigje. Ashtu si në çdo rast kur Shqipëria ndodhet në krizë vetëm në momentin e fundit pritet që opozita të japë një drejtim nëse do hyjë në Parlament apo jo.

 

Malaj: “PS nuk organizon forume, por tavolina hotelesh”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Arben Malaj, deklaroi se është për të ardhur keq që pas 20-vitesh tranzicion, klasa politike shqiptare e quan suksese takimin midis krerëve politik. Duke folur për situatën politike, Malaj shprehet se, Partia Socialiste, duhet t’u largohet radikalizmave. “Sërish deklaroj që PS-ja duhet të ndalë radikalizimin e saj, duhet të ketë një strategji fituese bazuar në vlera dhe avantazhet e saj. Debati për afatin që një deputet si individ ose një grup parlamentar i çdo force politike të mos qëndrojë më shumë se 6 muaj pa aktivitet parlamentar kur është votuar si parti parlamentare, ka rëndësi të veçantë për raportin midis ligjores dhe partiakes. U bë një fushatë e tërë nga kreu i PS-së me tezën “Përtej të majtës dhe së djathtës”, ndërsa tani për ditë e më shumë po flitet për popullin socialist”, tha Malaj. Pyetjes, se si e shihni qëndrimin e disa aleatëve të PS-së, të cilët kërkojnë me ngulm vijimin e protestave, Malaj u përgjigj se ata janë fokusuar te radikalizimi i politikës shqiptare dhe te negociatat me kushte të panegociueshme.

 

Protesta, PS dënon dhunën e policisë ndaj minatorëve

Partia Socialiste dënoi me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku forcat e policisë ndërhyn dhunshëm ndaj minatorëve. Sipas deklaratës së deputetit socialist Blendi Klosi, protesta e minatorëve bëhej për të drejtat e tyre të mohuara, pasi vite me radhë kanë ushtruar një profesion të vështirë për të cilin meritojnë një pension të denjë. “Jemi sot këtu para jush, për të dënuar me shumë forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, në Bulevardin qendror, mes godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe asaj të Këshillit të Ministrave. Minatorë që protestonin për të drejtat e tyre, për statusin e munguar. Baballarë të shoqëruar nga bashkëshortët dhe fëmijët, qytetarë të cilët pasi kanë ushtruar për vite me radhë një nga profesionet më të vështira dhe konsumues, kërkojnë një pension të denjë e të merituar”,- deklaroi Klosi. Deputeti socialist duke dënuar edhe një herë dhunën e ushtruar ndaj minatorëve, thekson se protesta e tyre ishte legjitime, ndërsa si shpërblim për ta Sali Berisha përdori dhunën çnjerëzore.

 

Lutaj, PS: “Policia e paaftë të zbulojë vrasësit e deputetit Xhindi”

Partia  Socialiste shprehu shqetësimin e madh se në Shqipëri, çështja e sigurisë së jetës së qytetarëve është tashmë problemi më i vogël i qeverisë së Sali Berishës.  “Paralajmërimet e njëpasnjëshme të Partisë Socialiste se qeveria ka dështuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhur.  Statistikat tregojnë se krimi i vrasjes ka dominuar ndjeshëm dhe kjo situatë i ka zhvleftësuar deklaratat e maxhorancës që në Shqipëri po reduktohet krimi dhe sjellja antishoqërore”, u shpreh Pirro Lutaj. Sipas tij, ngjarjet e rënda të ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku në shënjestër kanë qenë përfaqësues të opozitës e posaçërisht Deputeti e Kryetari PS, Eltar Deda dhe një këshilltar i bashkisë;  ngjarja e rëndë në qytetin e Sarandës, ku në shënjester ka qenë një ish prokuror; si dhe 3 vrasjet makabre të ndodhura në Rajonin e Kamzës brenda një periudhe të shkurtër kohe, janë tregues i qartë se tashmë veprimtaria parandaluese e strukturave të Policisë së Shtetit është një term i harruar”, theksoi Lutaj.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 129 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Replika mes Ramës dhe Islamit
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
  • Politike
  • Hetimi i Zgjedhjeve/ Në Shqipëri të hapen kutitë
  • Pas vendimit reagojne aleatet
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD