OSBE: “Hetim zgjedhjeve, opozita të hyjë në Kuvend”
Kriza politike/ Ndërkombëtarët shtrëngojnë “litarin” për politikanët shqiptarë
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ndërkombëtarët si rrallëherë janë të shqetësuar dhe vënë seriozisht në lëvizje për krizën shqiptare dhe po punojnë me të gjitha rrugët politike dhe diplomatike. Duket se kjo do të jetë një javë vendimtare për zgjidhjen e krizës, ndërsa pritet që në fund të javës të ketë një tryezë të dytë midis Ramës dhe Berishës nën drejtimin e Presidentit Topi. Të hënën pritet të vijë në Tiranë një delegacion i nivelit të lartë të Asamblesë së KE-së. Gjithçka duket se bëhet për të shmangur një thellim të mëtejshëm të krizës politikë në vend. Ndërkombëtarët ndihen të shqetësuar nga mosndryshimi i qëndrimeve të palëve në Tiranë, ndaj dhe nuk kanë ngurruar të bëjnë edhe paralajmërime serioze… Me fjalë të tjera, litari sa vjen e mblidhet për politikanët shqiptarë, të cilët me doemos duhet të gjejnë dlajen nga qorrsokaku...
Më 17 dhe 18 shkurt, në Vjenë, president i Asamblesë Parlamentare të OSBE Joao Soares u takua me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, kreun e PS Edi Rama si dhe politikanë të tjerë. Pas këtyre takimeve Presidenti Soares rikonfirmoi dje mbështetjen e tij për vlerësimin që OSBE i bëri procesit zgjedhor të 28 qershorit të 2009 në vendin tonë.
Në deklaratën përfundimtare të OSBE megjithëse vlerësohen përparimet e arritura në procesin zgjedhor konstatoheshin gjithashtu edhe mjaft shkelje dhe mangësi veçanërisht në procesin e numërimit të votave. "Misioni i OSBE-së u drejtua nga një zyrtar me përvojë siç ishte zoti Grosruk. Ndërsa gjatë procesit zgjedhor në dukje u vunë re mjaft përmirësime. ekipi ynë paraqiti një numër çështjesh të rëndësishme që duhet të adresohen. Duhen parë me seriozitet edhe dyshimet e paraqitura nga opozita për manipulime”- u shpreh Soares. Soares u kërkoi deputeteve të opozitës të zënë vendet e tyre menjëherë në parlament. “Është në interes stabiliteti i vendit për të ecur para dhe për të rivendosur menjëherë dialogun. Të gjithë kandidatët e zgjedhur duhet të pranojnë mandatet e tyre në Kuvend. Përshëndes gatishmërinë e dy palëve për të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar i cili duhet të ndërmarrë një hetim të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve por duke respektuar kushtetutën dhe vendimet përkatëse të Gjykatës. Kushtetuese”,- tha Soares. Në zgjedhjet e qershorit tha ai, vëzhguesit pranuan se zgjedhjet shënuan progres të dukshëm veçanërisht në hartimin e regjistrit të votuesve dhe procedurat e identifikimit por dhe një kuadri më të përmirësuar ligjor Por këto arritje tha Soares u lanë në hije nga politizimi që politika i bëri aspekteve të posaçme teknike të procesit. Shkeljet e vëna re gjatë fushatës minuan besimin e publikut në procesin zgjedhor përfundoi zoti Soares.
Som
“Të gjithë kandidatët e zgjedhur duhet të pranojnë mandatet e tyre në Kuvend. Përshëndes gatishmërinë e dy palëve për të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar i cili duhet të ndërmarrë një hetim të plotë dhe tërësor të zgjedhjeve por duke respektuar kushtetutën”, -tha Soares
Rama: “Berisha duhet të dëgjojë kambanat e Evropës”
Kryetari i PS-së Edi Rama gjatë një konference për shtyp pas përfundimit të takimit në Vjenë theksoi se PS-ja mbështet deklaratën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, për krizën. Sipas tij, në deklaratat e zotit Soares bëhen të ditura fillimi i një hetimi parlamentar për zbardhjen e zgjedhjeve dhe theksoi se kryeministri Berisha duhet të dëgjojë deklaratat e ndërkombëtarëve. “Sali Berisha duhet t’i dëgjojë kambanat që bien nga ndërkombëtarët për krizën përpara se kriza të bëhet e papërballueshme për shqiptarët”,- tha Rama. Gjithashtu Rama theksoi se është i lumtur që presidenti Soares ka të njëjtin mendim si PS-ja për moskushtëzimin e hetimit të zgjedhjeve. “Ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë dhe fundi i bojkotit fillon me transparencën e plotë jo për të ndryshuar rezultatin, por për të treguar manipulimet në zgjedhje”, -tha Rama.
Berisha: “Gati të hetojmë çdo gjë, veç vendimeve të gjykatave”
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar zgjedhjet ashtu sikurse zyrtarët e organizmave evropiane.
Duke folur në Kuvend, Berisha tha se ka patur një deklaratë të Presidentit të Asamblesë së OSBE-së i cili ka treguar interes të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. “Ai preku vet gjitha pregatitjet serioze që bëheshin për zgjedhjet dhe që bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE-së në Athinë. Në deklaratën e tij për të cilën dua ta falënderoj, presidenti Soares, i referohet gjërësisht konkluzioneve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. I bën thirrje opozitës shqiptare që t’i japë fund menjëherë bojkotit e të zërë vendet në parlament. Sikundër presidenti Soares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të plotë të kushtetutës së vendit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Berisha. Jam këtu, vijoi ai, për të garantuar OSBE-në për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të thella e të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtën e saj për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar çdo gjë tjetër përveç atyre problemeve të cilat kanë vendosur gjykatat.
Kriza politike sjell në Shqipëri presidentin e APKE-së
Kriza politike sjell në Tiranë Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlut Çavushoglu. Ai do të vizitojë Tiranën në datat 22 dhe 23 shkurt i shoqëruar edhe nga liderët e pesë grupeve parlamentare së bashku me bashkëraporterët e monitorimit për Shqipërinë. Mësohet se ne axhendën e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë takime me krerë të lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Kryeministrin, Sali Berisha si dhe liderët e partive politike dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë. “Vizita, është përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën e saj 1709), për të “mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si mediator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik”.- shkruhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë në media nga zyra e shtypit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Informohet gjithashtu se më 23 shkurt është parashikuar të zhvillohet një konferencë shtypi në lidhje me takimet e zhvilluara nga delegacioni i APKE në Shqipëri.
Topi diskuton në Zagreb me Nënsekretarin e Shtetit të SHBA
Gjatë qëndrimit në Kroaci, presidenti shqiptar Bamir Topi, ka zhvilluar një takim me Nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejkob Lju. Nëpërmjet Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Lju, Presidenti Barak Obama dhe sekretarja e Shtetit amerikan, Hillari Klinton i përcollën Presidentit Topi përshëndetjet më të ngrohta e miqësore si dhe vlerësimet për partneritetin dhe kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Gjatë takimit, temë bisede ishin edhe zhvillimi i tryezës politike të bisedimeve mes maxhorancës dhe opozitës në Shqipëri dhe u vlerësua se mbledhja e saj është një hap konkret dhe pozitiv që dëshmon rifillimin e dialogut politik, por edhe vullnetin e palëve për gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive. Presidenti i Republikës u shpreh se është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes maxhorancës e opozitës. Në këtë pikë, Nënsekretari amerikan i shtetit çmoi përpjekjet e Presidentit të Republikës duke i konsideruar si shumë të rëndësishme për rifillimin e dialogut politik dhe rivendosjen e legjitimitetit e funksionimin e institucioneve demokratike. “Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme që i kanë dhënë Shqipërisë, si në rrugën e transformimeve të brendshme demokratike e në konsolidimin e demokracisë shqiptare, ashtu edhe për angazhimin e vazhdueshëm e kontributin e madh në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Presidenti Topi në këtë takim.
-
158 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj