header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Lëndë djegëse poshtë mjetit të kreut të PS-së në Vlorë, deputetit Eltar Deda

Lëndë djegëse poshtë mjetit të kreut të PS-së në Vlorë, deputetit Eltar Deda

Zenepe Luka
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kreu i policisë Metko: “Policia e impenjuar për të zbardhur ngjarjen”

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:"MS Mincho"; panose-1:2 2 6 9 4 2 5 8 3 4; mso-font-alt:"MS 明朝"; mso-font-charset:128; mso-generic-font-family:modern; mso-font-pitch:fixed; mso-font-signature:-1610612033 1757936891 16 0 131231 0;} @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} @font-face {font-family:"\@MS Mincho"; panose-1:2 2 6 9 4 2 5 8 3 4; mso-font-charset:128; mso-generic-font-family:modern; mso-font-pitch:fixed; mso-font-signature:-1610612033 1757936891 16 0 131231 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:Calibri; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Prefekti Halili: “Kërkojmë identifikimin e autorëve”

Është kërcënuar jeta e kreut të PS-së së Vlorës, deputetit Eltar Deda, ndërsa uniformat blu kanë intensifikuar hetimet. Atentati ndaj deputetit ka mbetur në tentativë, por ka krijuar panik në selinë rozë. Ndërsa vetë Deda, nuk ka dashur të komentojë rreth ngjarjes. Ai është shprehur se: “Kam besim tek strukturat që do të zbatojnë ligjin e zbardhin ngjarjen, motivet dhe autorët”. Po para pak ditësh u hodh në erë mjeti i këshilltarit socialist Morand Hoxha, i cili u plagos rëndë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas një komunikate të posaçme që ka nxjerrë policia e Vlorës, ka bërë të ditur se, persona ende të paidentifikuar, kanë vendosur dy bidona me lëndë djegëse në mjetin e deputetit Eltar Deda. Bëhet e ditur se, kur deputeti i është afruar makinës ka parë bidonin e parë dhe e ka flakur, por kur ka parë nga ana e pasme një bidon tjetër dhe një fitil, ka vënë në dijeni policinë, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Policia po heton rrethanat, pistat dhe zbardhjen e ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ekskluzivisht për  “Telegraf” kreu i policisë ,z. Ylli Metko është shprehur: “Policia ka filluar hetimet intensive, për të zbuluar ngjarjen. Nga hetimet e para dhe grumbullimi i provave, rezultoi se lënda djegëse është vendosur në dy kuti, njëra u gjet poshtë automjetit tip “Benz”, ku u gjet edhe një fitil, ndërsa një tjetër bidon me lëndë djegëse ishte vendosur në kafanon e mjetit”. Lënda djegëse është diktuar nga vetë deputeti rreth orës 08:00 të mëngjesit të së enjtes, në momentin që po shkonte tek mjeti i tij personal bashkë me djalin ne tij. Pyetjes së “Telegraf” nëse ka ndonjë pistë të saktë që të çon drejt ndonjë atentati të mbetur në tentativë për deputetin Deda”, Metko i përgjigjet. “Me provat dhe dëshmitë e grumbulluara deri në këto momente, nuk mund të dalim me një përfundim, në një pistë konkrete, nëse kemi të bëjmë me një qëllim kriminal ndaj jetës së deputetit, por nuk përjashtohet edhe mundësia që kjo lëndë djegëse të jetë vendosur nga persona që ushtrojnë aktivitetin e parkimit të automjeteve.

 

Ndërsa pyetjes, nëse filli i lidhur mes bidonit dhe makinës lë më shumë të kuptohet rreth një atentati, kreu i policisë është përgjigjur: “ Gjithçka që ne diskutojmë, janë hipoteza, janë pista të mundshme, por për të dalë në një konkluzion të saktë, policia po heton, grumbullon prova. E rëndësishme është që policia e Vlorës, ekspertët, janë shumë të impenjuar për të zbardhur ngjarjen dhe autorët e mundshëm. Ky është rasti i tretë brenda një harku kohor të shkurtër, që tregon inkopetencën e këtyre organeve, por edhe që është pjellë e politikës së tensionuar në Shqipëri.

 

 

Prefekti Hasan Halili: Ndjehem i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur. E vlerësoj dhe i kërkova policisë së Qarkut Vlorë që të impenjohet maksimalisht në hetimin e ngjarjes dhe të zbardhë autorët. Ngjarje të tilla janë të pa tolerueshme për çdo qytetar dhe jo më tej kur bëhet fjalë për një politikan e deputet i një force .

box

Deputeti Fatmir Toçi: E vlerësoj një ngjarje shumë të rëndë dhe është ky shkaku që erdha në Vlorë, sepse është e pafalshme që në një vend si Shqipëria, kur jemi në prag të integrimit në Evropë, kërcënohet jeta e një deputeti e një kryetari të partisë më të madhe të opozitës në vend, aq më tepër në një qytet si Vlora. Ne nuk mund ti futemi problemit se kush janë autorët, motivet, këto janë kompetencë e organeve ligjore, tek të cilat ne do të ngulmojmë për të zbardhur ngjarjen. Paraprakisht e shikoj këtë ngjarje si një kërcënim që i bëhet, nuk e di se për çfarë arsye, pikërisht një njeriu që është përfaqësues i popullit në Parlamentin e Shqipërisë. Unë ndjehem i shqetësuar për dy gjëra; Së pari që po ndodhin shpesh ngjarje të tilla në Vlorë, ku janë marrë edhe jetë njerëzish, sikurse është rasti i biznesmenit të njohur Abazi dhe nuk kemi asnjë sinjalizim për zbardhjen e ngjarjes, ashtu sikurse ndodhi edhe para pak ditësh me një tjetër të zgjedhur nga populli, anëtarin e këshillit bashkiak, kërcënohet me jetën dhe i shpëton mrekullisht vdekjes.

Burime nga PS:

Nga burime kofidenciale pranë Partisë Socialiste në Vlorë bëhet e ditur se ngjarja ndaj kreut të PS Vlorë, nuk është gjë tjetër veçse vazhdimësi e luftës që kriza ka mbërthyer politikën shqiptare. Më tej nga po të njëjtat burime thuhet se ky është rasti më flagrant dhe më skandaloz që bëhet për të trembur drejtuesit e PS në Vlorë.  Pritet që gjatë ditës së sotme partia Socialiste në qendër he në bazë të dalë në konferencë për shtyp.

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 120 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Telegrafi i Vlorës
  • Kronike
  • Ekonomia
  • Otranto, një avokat gjerman mbron shqiptarët e mbijetuar
  • Edi Rama nuk piu as kafe në Vlorë
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD