header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Skema e re e ndërkombëtarëve

Skema e re e ndërkombëtarëve

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Presidenti vazhdon përpjekjet për mbledhjen e tryezës së dytë. Rama e Berisha, sot veç e veç para Topit

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Kriza politike/ Presidenti vazhdon përpjekjet për mbledhjen e tryezës së dytë

.

 


 

 

Politika shqiptare është vënë seriozisht në lëvizje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pas tryezës së të shtunës, Presidenti Topi po përpiqet të eksplorojë në pikëpamjet e maxhorancës dhe opozitës për të gjetur pikat e përbashkëta të dialogimit midis tyre.  Sipas një njoftimi zyrtar të shpërndarë nga Presidenca, mësohet se kreu i shtetit do të ketë sot në vijimësi të tryezës politike dhe kërkimit të gjetjes së pikave të përbashkëta të takimit mes pozitës dhe opozitës do të takohet me ambasadorët më të lartë evropianë të angazhuar me krizën shqiptare, respektivisht Lohan dhe Montobio. Po sot, Presidenti Topi ka planifikuar në axhendën e tij në funksion të zgjidhjes së situatës, takime të veçanta në selinë e tij me dy kundërshtarët politikë, Sali Berisha e Edi Rama.

Por a do të shënojnë këto takime ndonjë afrim në pikëpamjet e palëve? Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gatishmërinë e tij dhe të maxhorancës për zgjidhje dhe për futjen e opozitës në parlament, por theksoi se nuk do t'i konsiderojë asnjëherë çështje dypalëshe, vendimet gjyqësore. Nga ana tjetër, deputeti Namik Dokle deklaroi po dje se, Partia Socialiste nuk heq dorë nga hapja e kutive.

Burimet për “Telegraf” konfirmojnë se takimet e sotme me Presidentin Topi do të mbahen gjatë orëve të paradites me ambasadorët, ndërsa në mesditë do të mbahen takimet e veçanta me Berishën dhe Ramën. Mësohet se që dy liderët e partive politike nuk do të jenë të shoqëruar nga dy njerëzit e mandatuar për negociata teknike, kreu i grupit kuvendor PD, Patozi dhe kreu i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi. Ndryshe nga tryeza e së shtunës që shkoi, Presidenti Topi sot do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarët, Arben Cici dhe Spiro Peçi, të mandatuar për bisedime me faktorët politikë pas takimeve të kreut të shtetit. Ditën e mbajtjes së tryezës, ambasadori spanjoll Montobio deklaroi se zgjidhja duhet të vijë brenda datës 6 mars në funksion të axhendës evropiane, që Shqipëria ka për statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE, si dhe për liberalizimin e vizave, vendim ky i pritshëm për në qershor të këtij viti.

Ndërkohë, mendohet që tryeza e dytë midis Ramës dhe Berishës të mbahet në fundjavë, ndoshta të dielën, më 21 shkurt. Burime të besueshme konfirmojnë se Presidenti Bamir Topi do të jetë në gjysmën e dytë të javës në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri i Kroacisë. Nga ana tjetër, mësohet se në Presidencë ka nisur puna për hartimin e draftit të kompromisit, dokument që kreu i shtetit do t’ua ofrojë palëve në negociata.

 

Som

Ndryshe nga tryeza e së shtunës që shkoi, Presidenti Topi sot do të jetë i shoqëruar nga dy këshilltarët, Arben Cici dhe Spiro Peçi, të mandatuar për bisedime me faktorët politikë

 

 

 

Box

KE: “Presim zgjidhjen e situatës”

“Komisioni Evropian pret rezultate konkrete nga klasa politike shqiptare për zgjidhjen e krizës”. Keshtu u shpreh zëdhënësja e komisionerit për Zgjerim e Fqinjësi, Angela Filote, në deklaratën e saj të parë nga foltorja e Komisionit Evropian, e pyetur mbi tryezën e organizuar dy ditë më parë nga presidenti i Republikës Bamir Topi.

“Komisionari Fyle sigurisht që vazhdon të monitorojë nga shumë afër të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe ai do të dëshironte shumë të shihte një farë progresi”, deklaroi Filote. Të premten e kaluar, komisioneri i ri Stefan Fule deklaroi se, zgjatja e mëtejshme e krizës politike në vend do të sillte komplikime negative në opinionin e Komisionit mbi aftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

 

 

Meta dhe Shalsi përplasen në pikëpamjet për tryezën

Pas deklatarës së Metës, se Berisha u tregua konstruktiv gjatë bisedimeve në tryezën e Presidentit ka reaguar deputeti socialist Eduard Shalsi. Ai tha se “Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin elektoral”. Me tej Shalsi nënvizoi se “i kujtojmë Ilirit piskamën e tij të famshme pas zgjedhjeve, kur tha: “Sali Berisha të mos masturbohet me një fitore që nuk ekziston”. Zv.kryeministri Ilir Meta komentoi dje tryezën e Presidentit Topi, duke deklaruar se Berisha u tregua konstruktiv me Ramën në këto bisedime. Gjithsesi ai ka shtuar se mazhoranca nuk do ta mbështesë kërkesën primare të opozitës për hapjen e kutive të votimit. Në një konferencë për shtyp, Meta vlerësoi rolin e Presidentit Topi dhe u shpreh se ishte dakord me qëndrimin e bërë publik nga kryeministri Berisha për kërkesat e opozitës. “Unë dua të përshëndes qëndrimin shumë konstruktiv të kryeministrit Berisha, të mbajtur në tryezën e organizuar nga Presidenti Topi me kryetarin e Partisë Socialiste Rama”, u shpreh Meta. Ai theksoi se qëndrimi i Berishës ka qenë i hapur, duke i kërkuar lidershipit të PS që të listojë të gjitha pretendimet. Por nga ana tjetër, ministri i Jashtëm, njëherësh dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka theksuar se çështja e hapjes së kutive nuk mund të diskutohet, duke qenë se ky problem ka të bëjë me gjykatat. Në këtë drejtim ai u shpreh se të gjitha “pretendimet e opozitës mund ti hetojë komisioni parlamentar hetimor”.

 

 

Kodheli: “Qeveria sillet si Sudja me buxhetin e Shtetit”

Ministria e Financave njoftoi për emetimin e Eurobonove me një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e një borxhi të mëparshëm, ndërsa pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit. Kështu deklaroi dje deputetja socialiste, Mimi Kodheli, sipas të cilës ky borxh i ri provon edhe njëherë keqmenaxhimin e vazhdueshëm që i ka bërë ekonomisë së vendit qeveria e Sali Berishës. Qeveria nuk ka pse ta konsideroje si sukses marrjen e një borxhi-vijoi Kodheli- pasi në një moment kur nuk është në gjendje të na argumentoje se si do ta ndihmojë ekonominë shqiptare ky borxh i ri. Ajo kërkoi sqarime nga ministri Ridvan Bode, se sa është parashikimin i kostos se këtij borxhi? Me ç’interesa do të merret ai? etj. “Dhe pavarësisht se kjo po na shitet si një sukses, në fakt marrja e këtij borxhi është provë e qartë e keqmenaxhimit politik që i është bërë ekonomisë së vendit nga kjo qeveri. Praktika e marrjes borxh për te lare borxhe te mëparshme është një praktike pa logjikë ekonomike, një praktikë e pastër piramidale që tregon se qeveria po sillet si Sudja me Buxhetin e Shtetit”,- tha ajo.

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 211 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
  • Ngjela: “Në rast dështimi të tryezës, Presidenti të shpërbëjë Parlamentin”
  • “Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”
  • Pas deklaratës se, “shqiptarët i meritojnë vizat…”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD