header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Berisha e Rama para "grykes" se Topit

Berisha e Rama para "grykes" se Topit

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Topi thërret sot veç e veç Berishën e Ramën për të gjetur zgjidhjen

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

Tryeza e kokëfortëve

 

 

Temperaturat politike në vend kanë ardhur duke u rritur ditët e fundit, ndërsa sot pritet të shënohet një hap i rëndësishëm përpara. Presidenti i Republikës, roli i të cilit deri më tani ka qenë thuajse i pandjeshëm për zgjidhjen e krizës, pritet të ulë në tryezën e dialogut kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Rama. Duket se ka qenë rezoluta e KE-së rreth dhjetë ditë më parë që e vlerësonte rolin e Presidentit si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës që e ka shtyrë zotin Topi të ndërmarrë këtë hap të shumëpritur. Por edhe prononcimet publike të të dy drejtuesve kryesorë politikë që pranojnë të ulen në negociata me mediator Presidentin Topi, kanë qenë një shtysë e fuqishme që ky i fundit të nisë përpjekjet për të kontaktuar me secilin prej tyre. Nga institucioni kryesor i shtetit ende nuk ka ndonjë informacion për biseda konkrete me Ramën e Berishën, veç faktit që drejtoria e shtypit të Presidencës njoftoi dy ditë më parë se, “në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”. Në qoftë se deri më tani nuk mund të flitet ende për një tryezë të suksesshme apo të dështuar, hapi i ndërmarrë nga Presidenti konsiderohet pozitiv. Me sa duket nuk ka mbetur alternativë tjetër përveç uljes në tryezë të dy protagonistëve të mëdhenj të politikës shqiptare, pavarësisht nga qëndrimet e kundërta dhe krejtësisht të papajtueshme që ata kanë mbajtur deri më tani. Por një gjë mund ta themi me siguri tani për tani: Kjo është një tryezë kokëfortësh. Asnjëri prej tyre nuk duket i prirur t’i lëshojë fill tjetrit. Ndaj dhe është e paparashikueshme të thuash se cili do të jetë fati i tryezës. Gjatë ditëve të fundit, kryetari i PS-së ka përsëritur se nuk heq dorë nga hapja e kutive dhe do të ulet në tavolinë pikërisht për të arritur këtë gjë. Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi prerë se, “kutitë nuk hapen”. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar një rrugë të mesme se si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për t’i hapur rrugën dialogut, duke lënë përshtypjen e dështimit të bisedimeve ende pa filluar. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar nuk ka rreshtuar për asnjë ditë së kërkuari vendosjen e një dialogu. Sipas deklaratave të tyre, një dialog i shpejtë do ta shpëtonte Shqipërinë nga një “ndëshkim” i mundshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori spanjoll që ka radhën e kryesimit të BE-së, Manuel Montobio deklaroi se, “jemi në një situatë të brendshme në Shqipëri që është objekt shqetësimi për ndërkombëtarët dhe BE-në”. Sipas tij, situata “duhet kapërcyer në kuadrin kushtetues nga aktorët e brendshëm me mbështetje ndërkombëtare, po jo me zëvendësim nga ndërkombëtarët. Nëse nuk zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, atëherë pasojat për perspektivën europiane do të jenë shqetësuese”, - u shpreh Montobio. Në datën 22 shkurt ka lajmëruar vizitën e tij në Shqipëri një delegacion i nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës. Ndaj, ideja e kreut të shtetit shqiptar është që dialogu të jetë vendosur mes palëve para kësaj date.

Por po dje deputeti i Partisë Demokratike Ilir Rusmajli, kryetar i delegacionit përfaqësues në Asamblenë e Këshillit të Europës, tha se Edi Rama po kërcënon me protesta ndërkohë që duhej të zbatojë rezolutën e KE-së për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për dialog politik si dhe të ndërpresë bojkotin ndaj Parlamentit. Rusmali tha se rezoluta e KE-së kërkon para fillimit të negociatave mes partive, hyrjen e deputetëve të opozitës në Kuvend dhe ndërprerjen e bojkotit.

Box

KE kërkon zgjidhjen e krizës, raporti për vizat në korrik 2010

Parlamenti Europian i bën thirrje Shqipërisë të vazhdojë procesin e reformave dhe përparimin e arritur në përpjekjet e vendit për integrim në BE dhe liberalizimin e vizave.

Në korrik 2010 përfaqësuesit e Shqipërisë do të kenë një seancë përmbyllëse me autoritetet e Bashkimit Europian, kryesisht në PE, për një bilanc mbi plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave dhe ecurinë e përpjekjeve të vendit drejt statusit kandidat. Së fundi, Asambleja Parlamentare e KE, i ka bërë thirrje Shqipërisë të zgjidhë krizën politike në vend, me ndërprerjen e protestave të opozitës dhe bojkotin e parlamentin. Sipas raportit, "forcat politike shqiptare duhet të gjejnë një zgjidhje të përbashkët ndërsa debati për problematikën e zgjedhjeve të 28 qershorit, duhet të zhvillohet në Parlament". Në diskutimin në Ballkan, mbajtur në Parlamentin Evropian, citohet të jetë përmendur vetëm dy herë rasti e Shqipërisë, gjatë fjalës së Komisionerit Olli Rehn, si dhe gjatë fjalimi nga Ministri suedez Carl Bildt.

 

 

 

Balla: “Kushtetuta e garanton hetimin duke hapur kutitë”

Ndërsa flitet për fillimin së shpejti të negociatave me ndërmjetësimin e Presidentit, Partia Socialiste ka përsëritur edhe njëherë qartë qëndrimin e saj se nuk heq dorë nga kërkesa për hapjen e kutive. Nëpërmjet deputeti socialist Taulant Balla i cili gjatë një konferencë për shtyp u shpreh se hapja e kutive është një e drejtë kushtetuese që nuk bie ndesh me Kushtetutën. Ai theksoi se  “Partia Socialiste insiston se hapja e kutive të 28 qershorit, është transparencë kushtetuese dhe ligjore dhe për asnjë moment kjo domosdoshmëri nuk bie ndesh as me Kushtetutën, as me ligjet dhe as me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas Deputetit Taulant Balla, tashmë për të gjithë shqiptarët dhe për institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë është mëse e qartë domosdoshmëria e hetimit të plotë të zgjedhjeve. Balla thekson se hetimi parlamentar është një e drejtë kushtetuese e parlamentit.

 

 

Mëhilli: “Media e lirë nuk mbyllet në sunduqet e Ramës”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi gjatë një konference për shtyp se ditët e fundit Edvin Kristaq Rama apo piktori që mburret se po nxin imazhin e vendit, në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit na shfaqi modelin e shtypit të presidiumit. Partia Demokratike, tha ajo, themeluese e lirisë së mediave në Shqipëri dënon këtë qëndrim të pashembullt të z.Rama të diskriminimit ekstrem të mediave. PD gjithashtu u bën thirrje mediave të lira të mos pranojnë “kutizmin”, për interesa të ngushta të një njeriu që mburret se po lyen me bojë të zezë imazhin e vendit të tij. “Fjala e lirë, media e lirë merr fund në qoftë se pranon të mbyllet në sunduqet apo kutitë e Edvin Kristaq Ramës dhe pasardhësve të tjerë të bllokut”, u shpreh Mëhilli.

 

Meta: Kërcënimet verbale nuk i shërbejnë tryezës së dialogut

Zv.kryeministri shqiptar Ilir Meta, njëherësh ministër i Jashtëm komentoi tryezën e dialogut mes forcave politike në vend duke thënë se presionet verbale nuk i shërbejnë zgjidhjes dhe nuk ndihmojnë në realizimin e reformave të nevojshme për vendin.

Meta tha se është fatkeqësi kur politikanët që bien në nivelin e presioeneve verbale.

Zv.kryeministri shtoi se maxhoranca do të respektojë gjykatat dhe Kushtetutën në çdo kohë ndërsa do të vazhdojë realizimin e reformave që i duhen vendit. “Shqipëria është tashmë vend anëtar i NATO-s, kushdo është i lirë të mendojë çfarë të dojë apo edhe të ëndërrojë me sy hapur”, tha Meta. Sipas Ministrit të Jashtëm, është fatkeqësi për forcat politike që zgjedhin të vetëpërjashtohen nga procesi reformave.

 

 

 

PDU prezanton objektivat për vitin 2010

Idrizi: “Më afër zgjidhjes së çështjes çame se kurrë më parë”

Partia Drejtësi dhe Unitet prezantoi në qytetin e Vlorës planin e saj të punës për vitin 2010, ku vendosen piketat kryesore të organizimit të brendshëm të partisë dhe objektivat për këtë vit. Gjatë takimit me drejtuesit e grupit nismëtarë të PDU-së në Vlorë, deputetët e PDU, kryetari Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri paraqitën objektivat kryesore të kësaj partie si në arenën e brendshme ashtu edhe në atë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjeve kombëtare shqiptare, e sidomos të çështjes çame. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi vendosi theksin mbi nevojën e organizimit të strukturave solide, të partisë me qëllim çuarjen para të aspiratës të partisë me profesionalizëm. “Ne jemi një Parti, që ka një kauz të madhe, një kauz që është e fortë tek gjithsecili nga ne”. Idrizi u parashtroi drejtuesve lokalë të PDU-së, në mënyrë të detajuar planin e punës me periudhë njëvjeçare, ku janë vendosur kushtet që duhet të arrijë partia, me qëllim që të mund të jetë në të ardhmen sa më afër objektivave të saj. Idrizi prezantoi organigramën e partisë siç është vendosur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, si edhe objektivat e punës për vitin 2010 të ndara si në aspektin e brendshëm të partisë, në atë politik kombëtar, si edhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare.

 

 PDI: I rrezikshëm, regjistrimi fetar dhe etnik i popullsisë

Partia për Drejtësi dhe Integrim është shprehur sot kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare edhe atnike. Gjatë një takimi me mbështetësit  dhe strukturat lokale të PDI-së në Fier, kryetari i kësaj partie Tahir Muhedini, tha se regjistrimi mbi baza të tilla është i parakohshëm dhe me rrezik. Ai tha se shumë emigrant shqiptarë jetojnë jashtë vendit dhe për rrjedhojë kanë marrë etninë dhe fenë përkatëse ndaj kjo rrezikon që të dhënat e regjistrimit të shpien në përfundime fiktive. Tahir Muhedini ka akuzuar partinë tjetër të krijuar për çështjen çame, PDU, duke thënë se kjo forcë politike është duke sabotuar Partinë për Drejtësi dhe integrim si dhe është duke dëmtuar rëndë Çështjen Çame.

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 266 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
1.00
Lajme te ngjashme
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • Ngjela: “Në rast dështimi të tryezës, Presidenti të shpërbëjë Parlamentin”
  • Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
  • “Besoj se kriza do të zgjidhet deri më 6 mars”
  • Kriza zgjidhet me zgjedhje të parakohshme
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD