header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Editorial | Lohan: “Të zgjidhet kriza, ligjet kërkojnë shumicë të cilësuar”

Lohan: “Të zgjidhet kriza, ligjet kërkojnë shumicë të cilësuar”

Xhevdet Shehu
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kriza politike/ Intensifikohet trysnia e ndërkombëtarëve mbi opozitën për të hyrë në parlament

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; panose-1:2 15 5 2 2 2 4 3 2 4; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:Calibri;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

 

 

 

Janë të shumta arsyet që kërkojnë zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Jo vetëm se bojkoti i stërzgjatur i opozitës ka paralizuar jetën politike, por edhe se ka krijuar probleme të paparashikuara. Ndërkohë kemi një rezolutë të KE-së që kërkon zgjidhjen e krizës, duke i dhënë fund bojkotit të opozitës dhe hetimit të zgjedhjeve. Sidoqoftë deri më tani, përveç deklarimeve të gatishmërisë së palëve për t’u ulur në tryezë, nuk kemi asnjë hap përpara si nga opozita ashtu dhe nga mazhoranca, duke e bërë më të largët zgjidhjen e krizës. Ndërkohë trysnia e partnerëve ndërkombëtarë sa vjen e po shtohet. Reagimi më I freskët erdhi dje nëpërmjet Hannes Swobodës, zëvendëspresident i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Evropian. Në një intervistë për DË, Swoboda tha se: “Çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të shtetit para BE-së”. Ndërkaq ai I bëri thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin pasi, sipas tij, deputetët janë zgjedhur që të marrin pjesë në Parlament.

Nga ana e tij ambasadori i KE-së në Tiranë, Helmut Lohan u shpreh dje gjatë përurimit të godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda se "zgjidhja e krizës politike dhe reforma në gjyqësor janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë”. "Është fakt që shumë prej ligjeve kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, prandaj ky i fundit paraqet nevojën e zhbllokimit të tij, duke nënkuptuar me këtë futjen sa më parë të opozitës brenda tij", -tha Lohan. Ai iu bëri sërish apel partive politike që të gjejnë vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë. Po dje TV kombëtar Klan bëri të ditur se Partia Socialiste do të hyjë në Kuvend përpara datës 4 mars. Burime nga stafi i afërt i liderit të Partisë Socialiste Edi Rama konfirmuan për TV Klan se, ashtu sikurse ka deklaruar dhe vetë Rama, mandatet e deputetëve të PS–së nuk do të digjen. Sipas këtyre burimeve deputetët e Partisë Socialistë do të hynë në Parlament përpara datës 4 mars pavarësisht nga fati i tryezës së iniciuar nga Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe pavarësisht nëse kutitë do të hapen ose jo. Të njëjtat burime i bënë të ditur Klan se ajo çka mbetur për t’u vendosur, është fakti nëse deputetët do të dalin prapë nga Parlamenti apo do të qëndrojnë deri në fund duke konsumuar mandatin. Deri më tani, sipas të njëjtave burime, shumica e deputetëve janë shprehur se nëse hyhet në parlament nuk ka më kuptim braktisja e parlamentit.

Në një sërë intervistash dhe prononcimesh për gazetën “Telegraf” deputetë të Partisë Socialiste, anëtarë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, si Ben Blushi, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Arben Malaj kanë pohuar se, pavarësisht se si do të veprojë pjesa tjetër e deputetëve të PS-së, ata nuk do t’i djegin mandatet, madje kanë deklaruar se do të hyjnë në parlament përpara se të mbarojë afati kushtetues. Ata kanë thënë gjithashtu se do të jenë më shumë se pesë kur të hyjnë në parlament, duke lënë të nënkuptohet se numri i deputetëve socialistë që nuk janë dakord me zotin Rama ka ardhur në rritje pas rezolutës së KE-së.

 

 

Som

Është fakt që shumë prej ligjeve kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, prandaj ky i fundit paraqet nevojën e zhbllokimit të tij,- tha Lohan, duke nënkuptuar me këtë futjen sa më parë të opozitës në Kuvend

 

Grupi socialist në PE: Bojkoti dëm për vendin, rrezikoni hyrjen në BE

Çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të Shqipërisë para BE-së, deklaroi dje europarlamentari Hannes Swoboda, zv.president i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Europian gjatë një interviste për radion Deutsche Welle. “Në radhë të parë dua të them që ne jemi kundër bojkotit parlamentar. Deputetët janë zgjedhur që të marrin pjesë në parlament. Këtë e kemi thënë  edhe kur partia e Berishës e bojkotoi parlamentin. Këtë e themi edhe tani. Së dyti,  tani duhet të shikojmë se si mund të bashkëpunohet për të kapërcyer këtë bllokadë. Ky është tani një shans për kapërcimin e krizës. Berisha dhe qeveria e tij duhet të bëjnë propozime për partinë socialiste në opozitë dhe opozita duhet të mundohet që të kthehet në parlament me një strategji për të bërë një opozitë të fortë. Dhe roli i opozitës është në parlament” deklaroi Swoboda. I pyetur lidhur me kushtin e opozitës për hapjen e kutive europarlamentari tha se, “në qoftë se gjykata ka vendosur se nuk ka diçka për t'u korrigjuar, atëherë vendimi i saj duhet pranuar, megjithëse njeriu nuk është i kënaqur. Sido që të jetë, grupet e mëdha duhet të shohin se si mund ta kapërcejnë këtë krizë. Kjo nuk mund të kalojë në qoftë se qeveria qëndron vetëm në pozicionet e veta dhe opozita në të sajat, por duhet të gjendet një kompromis i përbashkët”.

Më tej, zoti Swoboda theksoi se:“Çdo konflikt i brendshëm dhe sidomos bojkoti parlamentar është një dëmtim i imazhit të shtetit para BE-së. Kjo është më se e qartë. Veçanërisht në një kohë kur diskutohet për çështje  të mëdha siç është liberalizimi i vizave, për bisedimet për anëtarësimin në BE. Është mirë për një vend që për çështje të rëndësishme të gjejë konsensus. Ka shumë tema për konflikte, por për sa u përket çështjeve të rëndësishme duhet konsensus i grupeve të mëdha parlamentare”.

 

Som

“Grupet e mëdha duhet të shohin se si mund ta kapërcejnë këtë krizë. Kjo nuk mund të kalojë në qoftë se qeveria qëndron vetëm në pozicionet e veta dhe opozita në të sajat, por duhet të gjendet një kompromis i përbashkët”, tha Swoboda

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 200 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Politike
  • Dialogu me "litar" ne gryke
  • Berisha dhe Rama pranë marrëveshjes, pavarësisht Topit
  • Replika mes Ramës dhe Islamit
  • Paloka: “Rama po vetëpërjashtohet nga politika”
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD