Montobbio: “Shqipëria varet nga progresraporti i KE”
Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, deklaroi se rruga e Shqipërisë për në BE do të përcaktohet nga progres-raporti i KE
Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio, deklaroi se rruga e Shqipërisë për në BE do të përcaktohet nga progres-raporti i KE. Duke folur gjatë një takimi mbi programet dhe prioritetet e Presidencës Spanjolle të BE-së, për 6-mujorin e parë të vitit 2010, Montobbio tha se “metamorfoza juaj duhet të ecë në drejtimin e duhur, me qëllim forcimin e shtetit të së drejtës, respektimin e standarteve të BE-së për zgjedhjet, ku të gjitha palët të bien dakord, funksionimin e një administrate që të jetë e mbështetur tek meritat e personelit, luftën kundër korrupsionit etj”. Gjithashtu, ambasadori Montobbio tha se, në kuadër të integrimit në BE Shqipëria duhet të përballet dhe me procese teknike si liberalizimi i vizave, për të cilin duhen përmbushur disa standarte, ndërsa ecuria e tyre do të monitorohet nga misionet e KE-së. Në këtë kuadër kryediplomati spanjoll në Tiranë informoi se javën e ardhshme në Shqipëri do të vijë një mision i tillë, dhe një tjetër në fund të muajit shkurt, të cilët më pas do të çojnë vlerësimet e tyre pranë Këshillit të BE-së. Lidhur me kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, Ambasadori Montobbio veçoi rëndësinë e përgjigjeve të pyetësorit, të cilat do të japin gjendjen aktuale të vendit dhe Këshilli merr një ide të përgjithshme.
-
189 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj