header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Bota | “Po zvarrit pa shkak, vizat për Shqipërinë”

“Po zvarrit pa shkak, vizat për Shqipërinë”

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Liberalizimi i vizave/ Nisma Evropiane e Stabilitetit kritikon BE-në

 

 

 

Komisioni Evropian është kritikuar se po vepron me ngadalësi në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti.

Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur është fjala për çështje 'urgjente' aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan". "Nuk ka asjë arsye të qenësishme për vonesë, përveçse mungesë vullneti politik," thotë një njoftim i ESI-t.

Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer, thotë në një intervistë për BBC-në se, nëse Komisioni do ta përshpejtonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për t'u aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme. Lidhur me pyetjen se çfarë do të ndodhë tani, a është kjo mundësia e fundit që autoritetet shqiptare kanë për të plotësuar kushtet për të marrë regjimin pa viza, zonja Stiglmayer u përgjigj se: “Kjo nuk është mundësia e fundit, sepse, edhe në rastin më të pamundur, nëse Shqipëria nuk ka bërë një punë të mirë, Komisioni do të bënte një mision tjetër vlerësues pak kohë më vonë. Por kjo ka shumë pak mundësi të ndodhë. Komisioni, bazuar në raporte të mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afërsisht se cila ka qenë gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht për të verifikuar në terren, se si është gjendja. Pra, bazuar në këtë, Komisioni do të bëjë tani një vlerësim të përgjithshëm dhe të rekomandojë udhëtim pa viza për Shqipërinë, ose, në rastin më të keq, të rekomandojë udhëtim pa viza me kushtin që të zgjidhet në muajt e ardhshëm ndonjë çështje që mund të ketë mbetur pa u zgjidhur”. Ndërkaq drejtoresha e projektit te vizave Shengen mendon se Komisioni do të përpiqet të jetë shumë objektiv dhe të mos konsiderojë ndonjë kusht, që nuk përfshihet në hartën e rrugës, si ato gjera që ne përmendëm: pasaporta biometrike, kontroll rigoroz të kufijve, lufta kundër krimit të organizuar. Ne e dimë se disa vende anëtare kanë filluar tashmë të thonë se ndoshta nuk është mirë që t'i jepet Shqipërisë udhëtim pa viza gjatë kësaj periudhe të një bllokimi politik. Kjo është e gabuar, sepse procesi ka qenë shumë teknik. Vendet anëtare kanë thënë: "Ja ku janë këto 50 a më shumë kushte, kur ato të jenë plotësuar atëherë vendi meriton udhëtim pa viza". Pra, futja tani në lojë e problemeve politike, nuk ka qenë ndonjëherë kriter, kështu që nuk duhet të ndodhë, përfundon ajo.

 

 

 

 

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 348 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Vizat, peng i krizes politike
  • “Lidershipi politik i ngjan nxënësve më të dobët të klasës”
  • Nis turin ballkanik
  • Nga Muri i Berlinit te Muri i Shengenit
  • Mafia e ambasadave mban peng vizat
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD