header
  • Hyrje
  • Drejtor: Engjëll MUSAI
  • info@gazetatelegraf.com
  • Editorial
  • Politike
  • Dosier
  • Opinione
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Analize
  • Suplementi
    • Pena Shqiptare
    • Mjeksore
    • Emigracioni Shqiptare
    • Tendence
  • Forumi
| Kerkim i avancuar
Hyrje | Bota | Reagon Ambasada Britanike

Reagon Ambasada Britanike

Gazeta Telegraf
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ambasadorja Mcllwham : “Në BE me sistem gjyqësor të përgjegjshëm”

Ambasadorja Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri Fiona Mcllëham përsëriti dje në Tiranë kërkesën e Bashkimit Evropian për një sistem gjyqësor të përgjegjshëm e transparent. Deklarata u bë gjatë ceremonisë përmbyllëse të programit të financuar nga Mbretëria e Bashkuar për modernizimin e policisë shkencore shqiptare. Falë këtij programi në Institutin e Policisë Shkencore janë implementuar metoda dhe janë instaluar sisteme dhe pajisje moderne për ekzaminimet e ndryshmeve kriminalistike, përfshirë edhe instalimin në vitin e kaluar të pajisjeve për ekzaminimet me anë të ADN-së. Duke e cilësuar sistemin e ekzaminimit të ADN-së një mjet të fuqishëm në arsenalin e Policisë Shkencore, Ambasadorja Mcllwham u shpreh se modernizimi i këtij sektori të Policisë së Shtetit kontribuon në reformat më të gjera dhe progresin drejt një sistemi gjyqësor të përgjegjshëm dhe transparent që e kërkon BE dhe që e meriton populli shqiptar. Programi "Për modernizimin e Policisë Shkencore", ka filluar në vitin 1998 dhe është përmbyllur në Dhjetor 2009, ndërkohë që investimet për realizimin e këtij programi llogariten në rreth 4 milion euro.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:

  • Plain text 210 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
Tags
Ska tags per kete artikull
Vlereso kete artikull
0
Lajme te ngjashme
  • Mbledhja e qeverise
  • Aplikantët të paraqiten për fletën e pranimit. Ora dhe vendi i provimit në qarqe
  • Telegrafi i Vlorës
  • Pas deklaratës se, “shqiptarët i meritojnë vizat…”
  • Dy javë afat për doktoraturat e arkitekturës, hidroteknikës dhe mjedisit
Hyrje | E-Mail | Te preferuarat | Rss / Atom | Vetem tekst | Arkiva | CPanel|
Powered by: Data Solution LTD